Ju ndoshta nuk do ta besoni, por një burrë rus ka dalë vullnetar për të qenë vullnetar për transplantin e parë në botë të kokës së njeriut, i cili do të kryhet në kujdesin e dy mjekëve vitin tjetër. Valery Spiridonov- një 31 vjecar rus i cili operon në një kompani edukative softuerësh, vuan nga sëmundja e “Werdnig-Hoffmann”, e cila e ka kufizuar atë në një karrige me rrota. Kjo sëmundje është gjenetike dhe zakonisht fatale “që hedh tutje muskujt dhe vret neuronet motorike-nervore n tru dhe palcën kurrizore që ndihmon në lëvizjen e trupit.” Spiridonov e sheh transplantin e kokës si shpëtimin e tij të vetëm. Ai tha për “The Atlantic”: “Heqja e të gjithë pjesëve të sëmura përvec kokës, do të ishte gjëja më e mirë në rastin tim. Nuk ka mënyrë tjetër për të trajtuar veten time.” Inciativa për këtë transplant është ideja e neurokirurgut Italian Dr. Sergio Canavero i cili thuhet se e krahason veten e tij me Dr. Frankenstein, përmend doktorin Josef Mengele dhe ka shkruar një guidë për joshjen e grave”, ka dashur të kryejë një transplant koke që në 2013. Në 2015, Dr. Canavero ka kryer një transplant koke të një majmuni. Doktori thotë që majmuni qëndroi gjallë për 20 orë pas operacionit, por kjo akoma nuk është verifikuar. Dr. Canavero i tregoi një video të transplantit të kokës së majmunit Sam Kean-it të “The Atlantic”, i cili nuk mund të verifikonte se sa gjatë ka qëndruar majmuni gjallë pas operacionit. Ai shkroi që në videon që pa, majmuni “Përpëliste sytë kur dikush tentonte t’ja hapte sytë me forcë…por ndryshe ai dukej katatonik.” Kohët e fundit, Dr. Canavero rekrutoi kirurgun kinez Xiaoping Ren, i cili ka punuar në skuadrën që kryen transplantin e suksesshëm të dorës, për të punuar me transplantin e kokës. Dr. Ren mesa duket praktikoi transplantin e dorës duke i ndërruar këmbët në një derr. Kjo procedurë raportohet që kushton ndërmjet 10 milionë $ dhe 100 milionë $, Dr. Canavero planifikon aplikimin për një grant 100 milion $ nga fondacioni MacArthur për të financuar procedurën. Nëse kjo nuk funksionon, ai mendon t’i kërkojë paratë Mark Zuckerberg-ut ose një tjetër bilioneri. Që Spiridonov të bëjë transplantin e kokës, skuadra e doktorëve duhet të gjejë një tru të vdekur mashkulli, familja e të cilit të ketë dijeni për procedurën. Dr. Canavero planifikon të ftohë trupin dhe kokën. Edhe pse Dr. Canavero ka testuar me sukses këtë procedurë te minjtë, shkencëtarët kundërshtojnë planet e mjekut. Nëse ky operacion ndodh me shumë gjasa nuk do të ndodhë në SHBA, sepse këtu ka ligje dhe rregullore që ndalojnë të tilla procedura. Arthur Caplan, i cili drejton departamentin e bioetikës në “NYU Langone Medical Center” thotë që procedura e Dr. Canavero-s është “e kalbur shkencërisht dhe e gabuar në etikë”. Nita Farahany, drejtoresha e “Bioethics & Science Policy” në Duke University, pyet veten nëse ka pasoja ligjore ky transplant i kokēs. Plus, nëse Spiridonov, vdes gjatë kësaj procedure, Dr.Canavero mund të akuzohet për vrasje me shumë mundësi. Kjo gjithashtu ngre pyetje se cfare do të thotë “vetja” dhe “identiteti”. Le të themi se transplanti është i sukseshëm. A do të jetë Spiridonov sërish vetvetja apo identiteti i tij do të shkrihej në një kombinim mes tij dhe dhuruesit? Ka shumë për të aluduar, por derisa te merret një provë ligjore që Dr. Canavero është i aftë për të kryer këtë eksperiment, është e gjitha një ekperiment i menduar.