NJË BARK I SHESHTË FALË FERMENTEVE LAKTIKE, CAJËRAVE DHE FARERA 

NJË BARK I SHESHTË FALË FERMENTEVE LAKTIKE, CAJËRAVE DHE FARERA 

Një nga shkaqet më të zakonshme të fryrjeve është zakoni i të ngrënit me nxitim ,gjë që shkakton fermentim dhe gaz. Gjithashtu dhe disbioza ose ndryshe ndryshimi i florës mikrobike të zorrëve për shkak të kombinimit të gabuar të ushqimeve ,abuzim i ilaceve dhe stresi ,shkakton meteorizmin dhe zgjeron belin ; hormonet kanë “peshën” e tyre në gjenezën e fryrjes ,dhe në fazën premenstruale dhe në menopauzë. Akumulimet e ajrit pozicionohen në pjesën e barkut: mund të jetë në pjesën poshtë të barkut dhe të zorrëve,ose më shumë në pjesën “qendrore” , në këtë rast përfshihet dhe stomaku.

BIMËT DHE ÇAJËRAT QË NË 7 DITË TË HEQIN GAZIN E TEPËRT

Edhe në rastin e fryrjeve për shkak të akumilimit të ajrit ,ndërkohë që korrigjohet dieta është e dobishme marrja e një sërë integratorësh natyror që ribalancojnë florën  bakteriale. Dhe nëse trupi reagon mirë ndaj kurës ,mund të vazhdoni të merrni integratorët dhe për një muaj.

1.Bifidobacterium me kapsula ose bustina ( 7-14 doza)

2.Gjethe të thata Anise (100 g)

3.Fara Anise ( 100 g)

4.Fara finoku ( 100 g)

5.Gjethe dafine të thata ( 7 gjethe)

6.Vaj bajamesh të ëmbla ( 1 shishe )

7.Esence trumze ( 1 shishe e vogël )

PROBIOTIKËT RREGULLOJNË TRETJEN

Çdo mëngjes para mëngjesit ,merrni një dozë probiotikë: pastrojnë dhe rigjenerojnë florën   intestinale , me një efikasitet anti fryrje dhe të riekuilibruar.

SI TA BËSH: Kërkoni në farmaci integratorë probiotikë me Bifidobacterium dhe merrni një dozë në ditë ,me ujë. Veproni kështu për 7-14 ditë.

DAFINA DHE ANISE REDUKTOJNË BELIN

Dafina dhe Anise janë dy bimë që ,falë përmbajtjes të vajrave esenciale ,favorizojnë asorbimin e “plagëve” të zorrëve: Rezultojnë më efikase nëse i shtoni në çaj në fund të vaktit,për të përmirësuar proçesin e tretjes dhe për rimodelimin e belit.

SI TA BESH: Në një tenxhere të vogël me  ujë shtoni një gjethe dafine  dhe  2 lugë fara Anise dhe lërini së bashku 15 minuta ,më pas konsumojeni të ngrohtë.

FINOKU LUFTON FERMENTIMET

Nëse arrini në fund të ditës me një ndjesi rëndese ,përpara se të shtriheni kujtohuni të bëni një çaj me fara finoku: kjo bimë favorizon deponimin e ajrit dhe të garanton një evakujim korrekt në mëngjes.

SI TA BËSH: Në një enë të vogël zieni ujin për 10 minuta me 3-4 lugë fara finoku ; filtrojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë.

MASAZHI REDUKTIV

Në mëngjes dhe në mbrëmje masazhoni barkun me 1 lugë vaj bajamesh të ëmbla dhe 5 pika vaj esencial trumze; aplikoni vajin në pjesën abdominale me lëvizje të ngadalta , redukton dhimbjet e barkut, redukton fryerjen dhe përmirëson proçesin e tretjes.

error: Nuk lejohet kopjimi!