NISESHTEJA E MODIFIKUAR: NJË ARMIK I PER TRUPIN TONE

NISESHTEJA E MODIFIKUAR: NJË ARMIK I PER TRUPIN TONE

 

Brioshet e paketuara për mëngjes, kosi pa yndyrë, salcat e sanduiçit, por edhe shumë ushqime të tjera, përmbajnë niseshte të modifikuar. Në fund të ditës, duke marrë parasysh edhe karbohidratet si (buka, makaronat, etj.), sasia që konsumojmë bëhet e konsiderueshme dhe të gjitha këto ushqime kanë tendencë të rritin indeksin e glicemisë, duke favorizuar shndërrimin në yndyrë të gjithçkaje që hamë.

Çarë është niseshteja e modifikuar?

Ne i japim një emër dhe një fytyrë armikut të fshehur në ushqimet tona. Niseshteja e modifikuar është niseshte misri që i nënshtrohet proceseve industriale me qëllim që ti bëjnë ushqimet më rezistente dhe të pëlqyeshme , duke marrë parasysh që nuk ka ligj ose rregullore që rregullon sasinë. Sidoqoftë, duhet të themi se nuk po flasim për një substancë të rrezikshme.

Niseshteja e modifikuar ka pak vlera ushqyese, indeks të lartë glicemik dhe përmbajtje të lartë kalorike.

Niseshteja e misrit përbëhet kryesisht nga dy substanca: amilozë dhe amilopektinë. Në një nivel industrial, përdoret e dyta, një substancë me një indeks të lartë glicemik, lehtësisht e tretshme dhe me një forcë të konsiderueshme trashësie, shumë e dobishme, për të rritur qëndrueshmërinë e pelteve të frutave, ushqimeve të konservuara ose ushqimeve të ngrira.

Në etiketat ushqimore mund të gjendet me një emër tjetër: shurup glukoze , që tregon variantin e shtuar në ujë, të menaxhuar më mirë në disa kontekste prodhimi. Variantet e tjera janë shurupi i fruktozës ose HFCS (Shurupi i misrit me fruktozë të lartë). Emrat dhe akronimet ndryshojnë, por jo rezultati.

Në etiketat, ndonjëherë mund të përmendet si E1401 ose E1451.

Dobishmëria e niseshtes së modifikuar

Le ta pranojmë: përdorimi i kësaj substance është i dobishëm mbi të gjitha për prodhuesit, të cilët mund ti maskojnë produktet e dobëta duke rritur shijen dhe konsistencën, duke kursyer sasinë dhe cilësinë e ushqimit bazë, por duke e bërë ushqimin më pak ushqyes dhe më pak të shëndetshëm .

Përpunimi industrial e bën sheqerin që ndodhet tek misri më lehtë për tu përthithur, sepse i prish zinxhirët molekularë, duke i bërë ato më të shkurtra dhe, rrjedhimisht, më të tretshëm. Kjo çon në një rritje të mëtejshme të indeksit të glicemisë, kështu pasi ushqimi gëlltitet, ky aditiv përthithet shumë shpejt dhe ruhet si yndyrë sesa të përdoret nga trupi për të prodhuar energji.

Në cilat produkte e kemi niseshtenë e modifikuar?

Niseshteja e modifikuar mund të gjendet kryesisht në të gjitha produktet me një konsistencë kremoze ose xhelatinoze, siç janë majoneza, ketchup por edhe në produktet e lehta.
Lista e mëposhtme nuk është e plotë pasi ajo mund të gjendet dhe në më tepër produkte.

Sugjerimi është që t’i kushtoni më shumë vëmendje asaj që raportohet në etiketat e ushqimit.

_ Salcat dhe kremrat : përdoren si një trashës, për shembull në salcën e beshamelit
_ Qumështi i fermentuar : përmirëson konsistencën dhe trashësinë e kosit.
_ Djathrat : përmirëson konsistencën, veçanërisht në ato të shkrira.
_ Mish I konservuar : niseshteja e modifikuar përdoret për ta bërë strukturën e mishit më homogjene.
_ Mishi i grirë : niseshteja parandalon lëshimin e ujit gjatë ruajtjes dhe bën që derivatet e mishit të mbeten lëng.
_ Lëngjet e frutave
_ Akullore
_ Embëlsirat
_ Ushqime të lehta

error: Nuk lejohet kopjimi!