NË ÇDO VAKT NE MARRIM TË PAKTËN 100 GRIMCA PLASTIKË

NË ÇDO VAKT NE MARRIM TË PAKTËN 100 GRIMCA PLASTIKË

Plastika e cila mund të vijë  nga orenditë e ndryshme që kemi në shtëpi dhe pëlhurat sintetike, është pjesë e pluhurit shtëpiak që përfundon deri tek enët ku konsumojmë ushqimet tona.

Sipas disa testimeve që kanë bërë studiuesit në tre shtëpi të ndryshme ,në fund të çdo vakti që zgjati 20 minuta u gjetën deri në 14 pjesë plastike ,ekuivalenti i 114 fibrave plastike që lëshoheshin në pjatë gjatë vaktit duke pasur parasysh dhe madhësinë e tyre shumë të madhe.

Bazuar në këto të dhëna arritën në përfundimin se një person mesatarisht gëlltit deri në 68.415 fibra plastike të rrezikshme.

Studiuesit krahasuan fibrat plastike të pranishme tek midhjet me ato të një vakti mesatar të thjeshtë të konsumuar nga një familje.

Ata gjetën  dy mikroplastike në secilën midhje që i kishin absorbuar me shumë mundësi nga mjedisi detar,një person konsumon 100 grimca plastike në vit duke ngrënë këto midhje.

Problemi nuk ka të bëjë me midhjet duke marrë parasysh që fibrat plastike nga 13.731  rriten deri në 68.415 në një vit për shkak të pluhurave të mjedisit.

Dhe fibrat plastike të gjetura tek vaktet e përgatitura në shtëpi nuk vijnë nga ushqimet por nga pluhurat e shtëpisë. Konsumimi ushqimeve është mënyra sesi mund ta marrim fibrat plastike përveçse nëpërmjet ajrit që thithim.

Mikrofibrat që thithim nga ajri vijnë nga gomat e makinave ,tapetet,orenditë që kemi në shtëpi ,etj.

Prandaj kemi nevojë që të bëhet një plan veprimi për t’i dhënë fund ndotjes plastike duke studiuar gjithashtu ndikimet e mundshme të plastikës mjedisore në shëndetin e njeriut të cilat nuk janë të pakta .

error: Nuk lejohet kopjimi!