Ne jemi aq të zotët sa të arrijmë të ndryshojmë gjenet tona nëpērmjet një stili jetese të shēndetshëm.
Ne gjithmonë jemi mësuar të mendojmë se gjithçka që “shkruhet” në kromozomet tona, pra. në ADN-në tonë, është e pandryshueshme, e shkruar në gur, që na kushtëzon në mënyrë të pashmangshme fatin tonë. Përkundrazi, lindja e degëve të reja të shkencës siç ështê Lifestyle Medicine po vërteton se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Në veçanti ne e dimë tani se përsa i përket jetëgjatësisë, mënyra e jetesës është më e rëndësishme se gjenet. Kombinimi i jashtëzakonshëm, nganjëherë misterioz, i ushqimit, aktivitetit fizik dhe qetësisë së brendshme është i aftë të bashkëveprojë me gjenet tona dhe të modifikojë shprehjen e tyre. Një nga këto degë është lënda e Ushqimit , e cila studion ndikimin e ushqimit në ADN-në tonë.
Jam e magjepsur veçanërisht nga studimi i DOHaD ( Origjina e Zhvillimit të Shëndetit dhe Sëmundjeve). Shoqëria Ndërkombëtare, e cila studion se si përmbushet fati i shëndetit tonë ose i sëmundjes atje, ku fillon gjithçka: barku vendi ku lulëzon jeta. Në të vërtetë, është treguar se ushqimi ka një ndikim të thellë në mjedisin intrauterine gjatë shtatëzanisë, jo vetëm për shkak të aftësisë së tij për të sjellë lëndë ushqyese në fetus, duke lejuar që ai të rritet siç duhet, por sepse është në gjendje të kushtëzojë shprehjen e gjeneve, dmth. përmes modifikimeve të quajtura “epigjenetike”. Në praktikë, një gjen që kushtëzon predispozicionin e fetusit për t’u sëmurur nga një sëmundje e caktuar mund të “fiket” ose “të ndizet” nga stili i ngrënies së nënës gjatë shtatëzanisë. Një ushqim “i mirë”, që përmban substanca të dobishme, do t’i japë ADN-së së fetusit mundësinë për të mbrojtur shëndetin, një ushqim “i keq” që përmban substanca të dëmshme, do të sjellë predispozimin për të sëmurur, gjatë gjithë jetës së këtij fëmije, edhe kur ai është i rritur. Eshtë ajo që quhet “programimi i fetusit ” , një lloj programimi në mitrën e jetës sonë, kur jemi akoma në gjendje embrionale.
Kjo ndodh sigurisht në rastin e sëmundjeve që quhen “jo të transmetueshme” (NCD) sepse ato nuk janë të trashëgueshme, siç janë mbipesha, diabeti, hipertensioni dhe sindroma metabolike. Dhe gjëja më befasuese është se modifikimet epigjenetike, megjithëse të kthyeshme, janë të transmetueshme deri në gjeneratën e dytë, dhe të tretë. Kjo do të thotë që ushqimi gjatë shtatëzanisë është në gjendje të ndikojë jo vetëm shëndetin ose sëmundjen e ardhshme të fëmijës së asaj gruaje në atë shtatëzani, por edhe atë të nipërve dhe mbesave të saj, d.m.th., mbi të gjithë pasardhësit e saj.
E çmendur, apo jo?
A mund ta kuptojmë se çfarë mund të bëjmë për sa i përket shëndetit të njerëzimit, parandalimit të epidemisë së sëmundjeve kronike degjenerative të ditëve tona, duke u kujdesur për ushqimin gjatë shtatëzanisë?
Modifikimet epigjenetike nuk ndodhin vetëm gjatë shtatëzanisë, por vazhdimisht në jetën tonë, në një kuptim të mirë dhe në një kuptim të keq, drejt shëndetit ose sëmundjes. Dhe ky është një lajm i mirë, sepse na bën të kuptojmë se mund të jemi krijues të fatit tonë.
Por, megjithëse Shkenca pasurohet gjithnjë e më shumë çdo ditë me përmbajtje të reja mbi fuqinë e madhe të ushqimit, ajo si gjithmonë, është lënë pas dore si një komponent thelbësor i Shëndetit Publik nga Sistemet Kombëtare të Shëndetit të të gjitha vendeve. Megjithatë, është treguar se si ushqimi, veçanërisht ai i grave, që gjenerojnë jetë dhe për këtë arsye kanë potencial të madh në përcaktimin e shëndetit të njerëzimit gjatë shtatëzanisë, ka një rëndësi themelore për të ndikuar edhe në gjendjen psiko-sociale dhe madje edhe ekonomike të komuniteteve të tëra. Thjesht mendoni për ndikimin që ka ushqimi cilësor në zhvillimin kognitiv dhe performancën shkollore të vajzave dhe adoleshentëve, në shëndetin riprodhues të grave të moshës së lindjes, në aftësinë e tyre për të punuar dhe punën në përkujdesje të familjes.
Në këtë drejtim, në vitin 2015 FIGO (Federata Ndërkombëtare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës) u bëri thirrje të gjithë gjinekologëve që të publikojnë një dokument rekomandimi të cilit i dha titullin domethënës ” Mendoni në radhë të parë për ushqyerien ” , dmth kur mendoni për shëndetin e grave, mendoni së pari për ushqimin. Ky dokument, përveç që jep udhëzime se si duhet të jetë ushqimi i grave, tërheq vëmendjen për rolin e jashtëzakonshëm potencial të gjinekologëve në ruajtjen e shëndetit të grave përmes ushqimit. Sepse jemi bërë të saktë në diagnostikimin në fillim të sëmundjeve (parandalimin sekondar) dhe trajtimin e tyre, parandalimin e komplikimeve, por ne nuk jemi aq të saktë në atë që është parandalimi i vërtetë , parandalimi parësor , domethënë të ndërhyjmë përpara se të ndodhin sëmundjet. Dhe ushqimi ka një rol kryesor në parandalimin parësor. Por sistemet shëndetësore I përqendrojnë të gjitha fushatat ndërgjegjësuese në përcaktimin fillestare të diagnozëse (kanceri i gjirit, kanceri kolorektal, apo diabeti) dhe asgjë në lidhje me parandalimin parësor, për shembull me fushata informative për atë çfarë kuptohet me të vërtetë me një ushqim i mirë, çfarë është e mirë për ne dhe çfarë jo.
Këtë herë Federata Ndërkombëtare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës ka demonstruar një vizion të qartë, duke shpresuar për një ndërhyrje politike në krijimin e qendrave dhe klinikave të dedikuara për të mënyrën e të ushqyerjes së grave në të gjitha fazat e jetës.
Sepse nëse është e vërtetë që ne pasqyrojmë mënyrën se si jemi ushqyer, por edhe ato që hëngrën paraardhësit tanë, besojeni që nuk është kurrë vonë për të ndryshuar gjenet tona.