Mungesa e vitaminave transmetohet nëpërmjet reagimeve të organizmit tuaj.

Mungesa e vitaminave transmetohet nëpërmjet reagimeve të organizmit tuaj.

 

– Plasaritja e lëkurës në skaje të buzëve
Ju mungojnë: hekuri, zinku dhe vitaminat B, si B3, B2 dhe B12. Kjo është e zakonshme te vegjetarianët, sepse për shkak të mënyrës së të ushqyerit shpesh nuk i konsumojnë mjaftueshëm.
Absorbimi i hekurit rritet me vitaminën C, e cila gjithashtu ndihmon në luftën kundër infeksionit.

– Ënjtja në fytyrë dhe rënia e flokëve
Ju mungon: vitamina B7, e njohur edhe si vitamina për flokë. Nëse konsumoni vezë të papërpunuara, një gjë e tillë ju bën të ndjeshme sepse proteina e pranishme në vezë të papërpunuara, me emrin avidinë, e bllokon aftësinë e organizmit që ta absorbojë biotinën.
Zgjidhja: konsumoni më shumë vezë të ziera (zierja e çaktivizon avidinën), salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, arra, mjedra dhe banane.

– Shenja të kuqe ose të bardha në lëkurë, të ngjashme me aknet, zakonisht në fytyrë, duar, kofsha dhe prapanicë
Ju mungojnë: acidet esenciale yndyrore dhe vitaminat A dhe D.

Zgjidhja: konsumoni më pak yndyra të ngopura, rritni konsumimin e yndyrave të shëndetshme. Ju nevojitet më shumë vitaminë A. Konsumoni më shumë perime jeshile dhe perime si karotat, patatet e ëmbla dhe specat e kuq. Këto perime kanë mjaft beta-karotinë, e cila nga organizmi juaj përdoret për ta marrë vitaminën e nevojshme. Gjithashtu, vetëm 10 minuta në diell do t’ju ndihmojnë që të pranoni vitaminë D.

– Therjet, mpirjet dhe djegiet në duar, këmbë ose diku tjetër
Ju mungojnë: vitaminat e grupit B, si acdi folik (B9), B6 dhe B12. Kjo mungesë lidhet drejtpërdrejt me nervat periferike. Simptomat e përmendura mund të paraqiten edhe në kombinim me ankth, depresion, anemi, lidhje dhe çekuilibër hormonal.
Zgjidhja: konsumoni spinaq, shparguj, panxhar, fasule, vezë, midhje, gaforre dhe mish shpezësh.

– Ngërçet në muskuj, dhimbjet në gishtërinj, nyja, këmbë dhe shpinë
Ju mungojnë: magnezi, kalciumi dhe kaliumi. Nëse merreni rregullisht me ushtrime fizike, mund të humbni shumë minerale (dhe vitamina të grupit B, të cilat treten në ujë) për shkak të djersitjes së tepërt.

Zgjidhja: konsumoni më shumë banane, bajame, lajthi, kunguj, qershi, mollë, brokoli, perime me fletë jeshile si lakra dhe spinaqi.

error: Nuk lejohet kopjimi!