Metodat alternative të shërimit (të quajtur gjithashtu mjekësia alternative), përfshijnë një sërë trajtimesh që do të ishte e vështirë t’i përmblidhnim ato në disa fjali. Mjekësia alternative mund të nënkuptojë gjithashtu: gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. “Një zonjë e vjetër” që mbledh barna medicionale për nevojat e saj po praktikon në këtë mënyrë mjekësinë alternative, po ashtu dhe doktori që ka studiuar 4 vjet në kolegj pas shkollës së mjekësisë, për t’u bërë doktor naturopatik.
Mjekësia alternative konsiston në një sërë teknikash, modalitetesh, dhe sisteme mjekësore që janë akoma të panjohura për pjesën e madhe të njerëzve. Ato janë në fakt, një “alternativë” të asaj çka shumica e amerikanëve do ta konsideronin si një kujdes shëndetësor.
Shumë prej formave alternative të trajtimeve vijnë te ne nga kultura të ndryshme dhe metodave të lashta shëruese. Barnat për shembull, janë përdorur si kurë që në fillimet e para. Akupunktura daton që në vitin 2697 përpara lindjes së Krishtit, në Kinën e lashtë. Por jo çdo formë e terapisë alternative ka origjinën nga vendet e largëta. Naturopatika, oseteopatika, dhe mjekimet e kiropratikës janë përdorur për herë të parë në SHBA si një sistem formal mjekësor.
Mjekësia moderne (e njohur gjithashtu si mjekësia “alopatike”) është një disiplinë e re, unike në shekullin 20 dhe për shtetet perëndimore. 100 vjet më parë, njerëzit mbështeteshin në sistemin e shërimit tradicional ose alternativ, siç bën pjesa më e madhe e popullatës në ditët e sotme. Në fakt, “World Health Organization” vlerëson që ndërmjet 70 dhe 80% e popullsisë në botë mbështetet në mjekësinë tradicionale si formë primare e kujdesit mjekësor. Më tej deklarojnë që këto trajtime tradicionale mjekësore janë prezantuar në kulturën perëndimore, ku janë parë si komplementare ose alternative.
Zhvendosja paradigmë
Ju do të vini re që shumë teknika apo trajtime të klasifikuara si mjekësia alternative janë të kataloguara në shumë emërtime të ndryshme. Më populloret janë mjekësia natyrale, mjekësia holistike, mjekësia jo-konvencionale, mjekësia plotësuese (komplementare), mjekësia herbale, mjekësia integrale, mjekësia integruese, mjekësia parandaluese dhe mjekësia mjedisore. Lajmi i mirë është që publiku amerikan nuk e sheh më mjekësinë alternative si mashtrim; në fakt një numër i madh i shkollave të mjekësisë tashmë po ofrojnë kurse në fushën e mjekësisë alternative për studentët e tyre, madje disa spitale kanë aktualisht departamente të mjekësisë alternative.
Një zhvendosje paradigmë po ndodh në SHBA, pasi njerëzit po fillojnë të kuptojnë që mjekësia konvencionale nuk i ka të gjitha përgjigjet dhe ndonjëherë mund të përkeqësojë një problem të caktuar mjekësor. Një provë mjekësore që po zhvillohet akoma dhe më tepër tregon që shumë terapi alternative mund të jenë më efektive ,më ekonomike, më pak të dëmshme dhe më pak invazive sesa trajtimet mjekësore të zakonshme.
Mjekësia alternative është e përbërë nga homeopatia dhe barnat herbale, krahas shumë formave të tjera të mjekësisë plotësuese (komplementare), duke përfshirë këshillim ushqimor (nutricional), akupunktura, akupresura, kura me lulet, aroma-terapi, refleksiologji, masazhe, terapi ushqyese glandulare, kujdesi kiropraktik, Mjekësia tradicionale kineze (TCM), terapia magnetike, terapia e zorrës së trashë dhe shumë të tjera. Këto janë të gjitha forma alternative të mjekësisë. Ata ndihmojnë në trajtimin e rrënjës së problemit, të fuqizojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në ri-forcimin e mekanizmave shërues të trupit.
Kur praktikoni, përdorni ose rekomandoni trajtime alternative, ju me siguri do të hasni skeptikë të cilët janë thjesht të tejmbushur me informacion të gabuar. Kur kjo ndodh, strategjia më e mirë është t’i prezantoni personit në fjalë faktet e mbështetura nga burimet përkatëse. Në përgjithësi, kjo është një qasje më efektive se sa të ndani histori personale rreth eksperiencave me mjekësinë alternative ose kurat mrekulli-bërëse. Më poshtë do të njiheni me disa fakte interesante me të cilat do donit të familjarizoheshit:
-Në botë, rreth 10-30% e njerëzve përdornin mjekësinë konvecionale, ndërkohë që 50-90% përdorin mjekësinë alternative.
-Spitalet e njohura, si “Columbia-Presbyterian Medical Center” në New York, kanë krijuar klinika për mjekësinë alternative për lehtësira në shërbimet që ofrojnë.
-75% e shkollave mjekësore në Amerikë- ku përmenden Harvard, Yale, Johns Hopkins dhe Universiteti i Georgetown tashmë ofrojnë kurse në mjekësinë alternative.
-Shumë qasje alternative janë të provuara shkencërisht që janë më pak invazive, më pak të rrezikshme, më efektive dhe më ekonomike se mjekësia konvencionale.
-Në mënyrë reciproke të Omaha-s, thotë që kursen të paktën 6.50$ për çdo dollar që përdorte për të mbuluar trajtimet jo-standarte (Alternative).
-“American Medical Association”(AMA), në Rezolutën #514 , “inkurajon anëtarët e tij të bëhen më të mirë-informuar përsa i përket fushës së mjekësisë (komplementare) alternative dhe të marrin pjesë në studimet e duhura që lidhen me të”.
-Mjekësia tradicionale kineze është zgjedhur nga “World Health Organization” për përhapjen botërore për t’u njohur me nevojat dhe kujdesin shëndetësor të shekullit të 21.
-Qeveria e SHBA-së sponsorizon përdorimin e akupunkturës në programet e rehabilitimit.
-Janë 5 spitale homeopatike në Britani që drejtohen nga “British National Service”.
-Trajtimet herbale janë forma më popullore e mjekësisë tradicionale dhe janë mjaft fitimprurëse në tregun ndërkombëtar. Të ardhurat vjetore në Evropën Perëndimore kanë arritur rreth 5 bilionë $ (amerikanë) në 2003-2004. Në Kinë, shitjet e produkteve shkuan rreth 14 billionë $ (amerikanë) në 2005. Të ardhurat e mjekësisë herbale në Brazil ishin rreth 160 milionë$ (amerikanë) në 2007.
-Një në tre ilaçe që përshkruhen në recetë në Gjermani është një barnë (herbale).
-Një në tetë adoleshentë amerikanë janë nën kujdesin e një kiro-praktikuesi.
-Amerikanët shpenzojnë 48 bilionë $ në vit për terapitë e kujdesit alternativ, duke përfshirë homeopatinë, ayurveda-n, akunpunkturën, terapitë masazhuese dhe mjekësinë herbale. (Janar 2004)
-Në 1997, Amerikanët bënë rreth 629 milionë vizita në kujdesin e mjekësisë jo-tradicionale; më shumë vizita sesa janë bërë te mjeku i ndihmës/kujdesit të parë, gjatë atij viti. Kostoja vjetore 21.2 bilionë $ e vizitave të tilla tejkalon ato të spitaleve. (Kjo prezanton një rritje me rreth 40% të 427 milionë vizitave të bëra në 1990.)
-Sipas një studimi kombëtar nga “Prevention magazine”, 49% e të rriturve amerikanë përdorën mjekësië herbale gjatë viteve 1998-1999, dhe 24% e tyre e quajnë veten “përdorues të rregullt”. (Ky numër konsiderohet të jetë më i lartë në ditët e sotme.”
-74% e popullsisë amerikane dëshiron një qasje më natyrale ndaj kujdesit shëndetsor.
-Një në tre amerikanë të cilët kanë përdorur mjekësinë alternative, 84% theksuan që do ta përdornin sërish.
Përpara se të vizitoni një praktikues të mjekësisë alternative, është e rëndësishme që të merret një diagnozë nga një mjek i liçensuar, sidomos nëse gjendja është serioze. Duke ndjekur një ekzaminim të hollësishëm, një diagnozë dhe një program të rekomanduar nga një doktor, atëherë mund t’i drejtoheni mjekësisë alternative për opsione të tjera trajtimi të cilat mund të jenë po aq efektive dhe më pak invazive. Sigurisht, në situata krize, kur koha nuk pret, bëhet e nevojshme për të përcaktuar nëse është koha e duhur për trajtime të formave alternative. Në situata kritike, mjekësia konvencionale mund të jetë opsioni i vetëm për rezultate të menjëhershme.
Për fat të mirë, shumë doktorë po fillojnë të përfshijnë mjekësinë alternative në praktikat e tyre. Të gjeni një mjek të tillë, do të thotë që pacienti mund të marrë më të mirën e dy botëve. Praktikues të tillë zakonisht thuhet se praktikojnë mjekësinë integruese. Eshtë një ide mjaft e mirë që të mbani mjekun të përditësuar për çdo terapi natyrale që po përdorni. Thjesht sepse ka disa mungesa/mangësi në sistemin tonë mjekësor konvencional, ne nuk duhet të nënvlerësojmë aftësitë e mrekullueshme, trajnimet dhe vlerat që një doktor mjekësor mund të kontribuojë në kujdesin ndaj shëndetit tonë. Sistemi i zakonshëm mjekësor përëndimor është zakonisht burimi më i mirë për të marrë një diagnozë të shpejtë e të saktë, sidomos pasi praktikuesit e mjekësisë alternative nuk lejohen të japin diagnozë mjekësore dhe nuk kanë akses në pajisjet e nevojshme laboratorike. Eshtë gjithmonë një ide e mirë të dërgoni klientin tuaj te një mjek, bashkangjitur kujdesit që ju ofroni. Në këtë mënyrë klienti i ka të gjitha mundësitë e hapura për të marrë vendimin e duhur, gjithmonë në të mirë të shëndetit të tij.
Mjekësia alternative vs konvencionale
Kur flasim në përgjithësi, terapitë alternative me cilësi të lartë gjenden në 6 parime thelbësore dhe praktika që janë ndryshe nga praktikat që kemi parë në historinë dhe parimet e mjekësisë konvencionale. Këto janë:
1. Natyra përpara teknologjisë
Me shumë mundësi ndryshimi më i rëndësishëm ndërmjet mjekësisë alternative dhe asaj konvencionale është që mjekësia alternative vjen nga një besim i thellë në fuqinë shëruese të natyrës. Praktikuesit e mjekësisë alternative besojnë se të gjithë ne posedojmë fuqi natyrale për të shëruar veten, një fuqi e brendshme ri-shëruese që është çelësi për cdo kurë. Shëruesit që praktikojnë metoda natyrale e shohin veten më shumë në në një rol suportiv në lidhje me pacientët e tyre, duke i ndihmuar të stimulojnë mbrojtjen natyrale të trupit dhe fuqinë shëruese.
Mjekësia konvencionale është përpjekur për të reduktuar procesin e shërimit, drejt një serie reagimesh psikologjike, fizike dhe kimike, që mund të dokumentohen dhe maten nga shkencat moderne. Ndërkohë që ka pak vlefshmëri në perspektivën e tyre, mbetet akoma një “tablo” e papërfunduar e procesit të shërimit. Mjekësia e zakonshme duhet të vendosë më shumë vlera në teknikat dhe teknologjinë që përdor, sesa fuqia e brendshme shëruese e natyrës që ne, si qënie njerëzore, posedojmë. Mjekësia konvencionale gjithashtu ka si tendencë të fokusohet në zvëndësimin e përgjigjes natyrale të trupit duke hequr qafe simptomat e sëmundjes. Për shembull, në vend se të stimulojë dhe të forcojë sistemin imunitar që të luftojë infeksionin e veshit te një fëmijë i vogël, një doktor zakonisht përshkruan në recetë anti-biotikë. Fëmija merr lehtësim të menjëhershëm, por me çfarë kostoje? Antibiotikët shkaktojnë dëmtime në zhvillimin e sistemit tretës dhe imunitar të fëmijës, duke shkatërruar bakteret beneficiale. Ndërkohë që sistemi imunitar bëhet i kompromentuar, fëmija bëhet më i prekshëm nga një infeksion tjetër në vesh ose të tjera, duke krijuar një varësi ndaj anti-biotikëve. Kjo nuk e përmend faktin që antibiotikët janë efektivë vetëm ndaj infeksioneve bakteriale dhe shpesh infeksionet e veshit janë virale në origjinë.
Praktikuesi i mjekësisë alternative në anën tjetër mund të sugjerojë një trajtim më pak invaziv që stimulon fuqinë shëruese natyrale të trupit. Lehtësimi mund të vijë nga disa pika vaji të ngrohtë hudhre, vaji i pemës së çajit, dhe nga argjendi kolloid. Sistemi imunitar mund të marrë një shtysë nga barnat si “Echinacea” dhe “Golden Seal”. Shërimi i plotë mund të marrë diku te 7-10 ditë, por benefitet afatgjata kërkojnë një shërim më të shpejtë. Një tjetër kurë Ayurvedike për dhimbjen në vesh është marrja e një maje “asafoetida”, një ekstrakt aromatik rrëshire nga pema, të mbështjellë me pak pambuk dhe vendoseni në një vend pranë veshit. Era do të lehtësojë dhimbjen.
2. Përqëndrohen më shumë te pacienti se sa te mjeku
Mjekësia konvencionale perceptohet më shumë si e “përqëndruar te mjeku”, ku mendimet dhe opionet e doktorit konsiderohen më të rëndësishme sesa ato të pacientit. Në anën tjetër, mjekësia alternative është e para që përqëndrohet te pacientët, në të cilën ndjenjat, besimet apo mendimet e pacientit janë elementë esencialë në marrjen e vendimit të proçesit të trajtimit. Mjekësia natyrale është zbuluar e gjendur në një vlerësim të thellë e misterit dhe enigmës e të qenit një qenie njerëzore unike.
Mjekësia konvencionale në përgjithësi e sheh pacientin vetëm në lidhje me gjendjen e tij/saj se
sa si një individ unik. Më tej, roli i pacientit është shumë pasiv, duke qenë thjesht si një subjekt i autoritetit dhe ekspertizës së doktorit. Normalisht, mjekësia alopatike supozon që aftësitë dhe gjykimi i doktorit janë autoriteti përfundimtar. Në ditët e sotme, as nuk e marrin hapin për të marrë një mendim të dytë. Fjalët e mjekut merren si “e vërtetë absolute”.Idea për një proçes bashkëpunues përsa i përket trajtimit, ndërmjet doktorit dhe klientit/pacientit është në kundërshtim me rolin që doktorët kanë luajtur historikisht në sistemin mjekësor perëndimor.
Mjeku i lashtë grek, Hipokrati tha: “Eshtë më shumë e rëndësishme të dini se cili lloj personi ka sëmundje, sesa lloji i sëmundjes që një person ka. Si Hipokrati, shumë praktikues të mjekësisë alternative i shohin klientët e tyre si qënie njerëzore sesa thjesht si diagnoza. Kjo është një nga arsyet pse mjekësia alternative është kaq popullore.
- Fillimisht, mos bëni keq/dëmtoni
Shumë sisteme mjekësore alternative janë të bazuara në përdorimin e një trajtimi të mundshëm më pak invaziv. Esenca e këtij parimi është e thjeshtë: “Gjithmonë përdorni trajtimet më pak të dëmshme fillimisht”. Kjo do të thotë që praktikuesit e mjekësisë alternative në përgjithësi zgjedhin fillimisht këto teknika dhe terapi që janë më pak invazive ose të dëmshme, për të arritur rezultatin e dëshiruar.Në lajme dëgjojmë shumë histori ku doktorët i dëmtojnë në mënyrë të panevojshme pacientët e tyre, në përpjekje për t’i ndihmuar ata. Thjesht mendoni sesa shumë ndërhyrje të panevojshme çezariane kryhen çdo vit (Normat çezariane janë po aq të larta sa 35% në disa shtete), ose se sa shumë operacione kirurgjike të baj-pasit mund të ishin shmangur nëpërmjet ndryshimeve dietike dhe ushtrimeve fizike ose “Chelation Therapy”. Një nga arsyet e përdorimit të shumtë të këtyre trajtimeve invazive është që shumica e mjekëve nuk janë të hapur ndaj mjekësisë alternative sepse:
1) Sfidon atë që ata kanë mësuar në shkollën e mjekësisë.
2) “Kërcënon” jetesën e tyre- Nëse të gjithë do të fillonim të praktikonim parandalimin dhë të drejtoheshim drejt barnave natyrale dhe trajtimeve jo-konvencionale,sa shpesh do të shkonim te zyra e doktorit?
Si shtesë, e asaj që përmendëm më parë, trajtimi konvencional vendos një vlerë të madhe në “maskimin” e simptomave se sa të gjejnë rrënjët e problemit. Të jepni një recetë për dhimbjen e kokës, në vend se të gjeni shkakun, është shembulli perfekt i kësaj situate. Mjekimet e dhimbjes përfshijnë një kurë të menjëhershme duke lehtësuar simptomat, por jo duke ju adresuar drejt shkakut të vërtetë, ku gjendet shërimi i vërtetë i cili adresohet rrallë dhe rrallë zë vend.Kjo nuk do të thotë që mjekësia e zakonshme nuk zë vend në kujdesin shëndetsor. Ndërhyrjet e mjekësisë konvencionale si kirurgjia, rrezatimi dhe anti-biotikët mund të jenë një bekim i vërtetë në aftësinë e tyre për të ndaluar, ngadalësuar dhe në disa raste për të shëruar sëmundje të tmerrshme. Mjekime të tilla janë armë të rëndësishme në luftimin e sëmundjes. Por praktikuesit e mjekësisë alternative besojnë se këto forma ndërhyrjesh nuk duhet të jenë zgjedhje e parë, pasi japin efekte shkatërruese anësore që mund të dëmtojnë cilësinë e jetës së një personi.
Në librin e tyre, “Take care of Yourself”, James F. Fries,( mjek) dhe Donald M. Vickery(mjek) shkruajti: “Ilaçet bashkëveprojnë me ilaçe të tjera, duke shkaktuar reagime të rrezikshme kimike. Ato kanë reagime të drejtpërdrejta toksike në vijën e stomakut dhe kudo në trup. Gjithashtu shkaktojnë puçrra alergjike dhe shok. Ato janë kimikate të huaja dhe kanë disa efekte anësore të rënda. Në disa rrethana, ato mund të shkaktojnë kancer. “Edhe pse shumë doktorë të mjekësisë konvencionale do të binin dakord me këtë deklaratë, ata vazhdojnë të praktikojnë mjekësinë që në shumë raste nuk definohet në filozofinë e “Mos bëni keq”.
Në kontrast, një praktikues i mjekësisë alternative, siç mund të jetë një doktor naturopatik, do të përdorte fillimisht trajtime më pak toksike, me anë të së cilës mund të ndihmojë në stimulimin e sistemit imunitar të pacientit, që trupi të shërohet vetë (sigurisht përjashtimore janë rastet kur pacienti vuan nga sëmundje serioze). Doktori naturopatik do t’i referonte pacientit të tij të takohej me një doktor të mjekësisë konvencionale për diagnozën fillestare dhe për trajtime të mëtejshme, nëse kurat natyrale nuk sjellin rezultatet e dëshiruara. Edhe atëherë, shumë mjekime alternative mund të përdoren të ndërlidhura me ato konvencionale.
4. Rezultatet në përgjithësi kërkojnë shumë kohë
Qëllimi primar i mjekësisë alternative është të stimulojë përgjigjen natyrale shëruese të trupit dhe të lërë natyrën që të kujdeset për shërimin e duhur. Si një rezultat i këtij procesi miqësor me njeriun, shërimi i vërtetë që shëron një sëmundje, ka më pak gjasa të ri-ndodhë sërish. Shumë njerëz mund të kenë vështirësi për të kuptuar ritmet e ngadalta të shërimit, sidomos kur ata janë mësuar me rezultate të menjëhershme që mjekësia konvencionale shpesh sjell. Mund t’i qetësoni pacientët duke ju thënë; edhe pse natyra mund të kërkojë më shumë kohë, është më mirë për trupin të zgjedhë rrugën e gjatë, sesa ilaçet dhe mjekimet që ofrojnë lehtësim të menjëhershëm por rezultatet e dëmtojnë trupin po aq sa e shërojnë.
5. Përdorimi i substancave të pastra natyrale dhe metodave të tjera
Mjekimet alternative shpesh përdorin fuqinë shëruese të barnave herbale, homeopatisë, botanikës, suplementeve natyrale dhe nutrientët (ushqyesit). Eshtë një besim në përgjithësi te praktikuesit shëndetsorë që përdorimi i metodave apo produkteve natyrale, kontribuon më shumë në proçesin e shërimit sesa produktet sintetike apo të izoluara. Ndërkohë që ilaçet farmaceutike mund të jenë më potente apo të veprojnë më shpejt, ato përqëndrohen në lehtësimin e simptomave sesa në shkaqet që u çuan në këtë gjendje, si dhe shpesh shkaktojnë efekte anësore të pakëndshme. Sipas John R. Lee, bashkë-autor në “What Your Doctor May Not Tell You About Menopause”, pjesa më e madhe e mjekësisë alopatike shtyp/ushtron presion mbi simptomat pa ju adresuar te rrënja që shkaktoi problemin fillimisht, ndërkohë që për pacientin shfaqen probleme të reja.
Në kontrast, substancat natyrale besohen se prodhojnë më pak efekte anësore, edhe pse kërkojnë më shumë kohë që të japin efektin. Publiku amerikan mesa duket është i vetëdijshëm për këtë, sepse konsumatorët po shpenzojnë biliona dollarë çdo vit në kura natyrale. Si rezultat, po rritet numri i supermarketeve, dyqaneve, apo ndalesave në karburant që po fillojnë të shtojnë suplementet herbale në raftet e tyre.
6. Standarte më të larta shëndeti
Për shumë vite, mjekësia konvencionale e ka parë shëndetin si “mungesa e një sëmundjeje”. Ky keq-informim ose keq-konceptim, definohej që nqs nuk je aq sëmurë sa të shkosh te doktori apo të përfundosh në spital, atëherë ti je i shëndetshëm. Tradicionalisht, pacientët shkojnë te mjeku për të bërë checkup-in vjetor dhe të marrin një faturë të pastër të bazuar në shëndetin që ekzaminimet nxorrën si përfundim. Pak, nëse do ju jepej konsideratë faktorëve të stilit të jetesës si dieta, ushtrimet fizike ose problemet personale apo psikologjike.
Sistemi mjekësor alternativ, është themeluar me parimin që shëndeti është një proçes dinamik i balancës ndërmjet trupit, trurit apo shpirtit. Faktorë të tjerë që rankojnë forcën vitale të energjisë së një personi janë: se sa i lumtur është ai person apo jeta e tij/saj personale apo profesionale, që gjithashtu janë pika që duhen marrë në konsideratë. I gjithë njeriu vlerësohet për të marrë një “tablo” të vërtetë të mirëqënies apo gjendjes shëndetësore.
Për fat të mirë, me ardhjen holistike të lëvizjeve shëndetsore për këto dy dekadat e fundit, ka një rritje të madhe të doktorëve që tashmë po e kuptojnë që shëndeti nuk është thjesht një mungesë sëmundjeje. Si rezultat, ata po fillojnë të bashkëveprojnë me filozofitë alternative në praktikat e tyre.
Më 7 nëntor 2008, Dr. Margaret Chan, Drejtoreshë e përgjithshme e “WHO” theksoi në adresën e saj te “WHO Congress on Traditional Medicine” të mbajtur në Beijing:
“Rritja e mjekësisë alternative është një kërkesë për një kujdes shëndetësor më të dhembshur, të personalizuar dhe më gjithëpërfshirës.
Dy sistemet e mjekësisë tradicionale dhe perëdimore nuk kërkojnë përplasje. Brenda kontekstit të kujdesit primar shëndetësor, ato mund të përzihen së bashku në një marrëdhënie harmonike dhe beneficiale, duke përdorur tiparet më të mira të secilit sistem dhe të kompesojnë dobësitë e secilit.
Shumë shtete kanë vendosur që t’i përdorin të dy sistemet së bashku në shumë mënyra efektive. Në disa shtete ku sistemet mjekësore janë të organizuara rreth kujdesit primar shëndetsor, mjekësia tradicionale është e mirë-integruar dhe siguron një pjesë mbështetëse, për parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve të zakonshme. Këtu, në Kinë, terapia herbale e provuar në trajtimin e shumë çregullimeve, mund të gjendet lehtësisht në spitalet shtetërorë në të gjithë vendin, krahas mjekësisë konvencionale. “