Mjalti, hudhra dhe uthulla e mollës-Eliksiri i fuqishëm që shëron shumë sëmundje

Mjalti, hudhra dhe uthulla e mollës-Eliksiri i fuqishëm që shëron shumë sëmundje

Ky është një trajtim i shkëlqyer në kushte shtëpie që do ta mbani gjithmoni pranë vetes. Eshtë i shkëlqyer si parandalues dhe i mirë për një shëndet optimal. Baza e përbërjes përfshin tre përbërësit kryesor: hudhër, uthull molle dhe mjaltë. Secili nga këta përbërës kane benefite individuale dhe në këtë përzierje, një efekt sinergjetik rigjallëron vetitë e gjithë secilit.
Benefitet shëndetësore:
Kombinimi i hudhrës, uthullës së mollës dhe mjaltit është shumë efektiv në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme dhe gjendjeve mjekësore. Eshtë përdorur për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, artritin, të ftohtit, infeksionit dhe gjendjeve mjekësore serioze si kanceri, artriti, astma dhe probleme në riprodhim. Ky kombinim është gjithashtu tepër efektiv në rigjallërimin e sistemit imunitar dhe uljen e niveleve të kolesterolit të keq. Disa studime dolën në përfundimin se në dekadat e fundit, përdorimi i këtyre tre përbërësve natyrale ndihmon në trajtimin e shumë llojeve të kancerit. Pacientët që përdorën këtë trajtim ishin të aftë të reduktonin efektet e kancerit në disa aspekte. Pacientët konsumuan këtë përzierje në mëngjes në një stomak bosh, përpara se të hanin apo të pinin dicka. Studimet treguan që pacientët me presion të lartë të gjakut panë një ulje të konsiderueshme në presionin e tyre të gjakut dhe në nivelet e kolesterolit. Efekti u pa dy javë pas konsumimit. Pjesa më e mirë e kësaj recete është që përbërësit gjenden shumë lehtë në cdo kuzhinë. Këta përbërës janë të gjithë përbërës natyralë dhe i sigurojnë trupit shumë benefite.
Kombinimi i këtyre përbërësve nuk tregoi asnjë efekt anësor negative dhe mund të konsumohet lehtësisht, edhe nëse nuk po përpiqeni të trajtoni një nga sëmundjet/dëmtimet e përmendura më sipër. Uthulla duhet të jetë e pafiltruar dhe mjalti i papërpunuar, i papasterizuar (preferohet organik) që të merren të gjitha benefitet.

Përbërësit:
-8 thelb hudhër të freskët
-1 kupë (200 ml) të uthullës organike të pafiltruar
-1 kupë (200 ml) mjalti të papërpunuar
-Pjesë të vogla të xhinxherit (kjo është opsionale)

Udhëzimet:
Përzieni të gjithë përbërësit në një blender për rreth 45-60 sekonda. Një tjetër alternativë, është të vendosni hudhrën në blender fillimisht-ose mund të përdorni hudhër të copëtuar-më pas përziejeni me mjaltin, uthullën dhe përziejeni për 10-15 sekonda të tjera. Më pas vendoseni në një kavanoz qelqi dhe lëreni në frigorifer për 5 ditë, duke e përzier cdo ditë. Pas pesë ditësh, është gati.

Si duhet konsumuar?
Kjo përbërje mund të konsumohet në shumë mënyra. Rekomandohet të merrni 2 lugë gjelle të kësaj përzierje menjëherë pasi të zgjoheni, përpara se të hani apo të pini ndonjë gjë. Ju mund ta përzieni dhe me pak ujë. Edhe nëse e përzieni me ujë ose lëng të freskët është gjithashtu e rëndësishme ta konsumoni përpara se të zgjoheni dhe para se të hani ose të pini dicka.

error: Nuk lejohet kopjimi!