Mjalti është konsideruar si një shërues për dhimbjet e fytit dhe kollën. Gjithashtu mjalti ka veti antibakteriale natyrore dhe efektet e tij në shërimin e plagëve janë tepër të larta. Studimet laboratorike dhe ato klinike, kanë treguar se mjalti është një ‘’agjent’’ i efektshëm antibakterial i cili mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes së indeve të reja dhe trajtimin e plagëve jo të rënda, si ulçera apo djegia.
Mjalti prodhohet nga bletët duke përdorur nektarin e luleve të ndryshme. Shija, aroma dhe cilësia e mjaltit, përcaktohen nga lloji i lules nga e cila prodhohet nektarina, por lulet më të mira që ndikojnë në cilësinë e mjaltit, janë tërfili dhe lulja e portokallit.
Edhe nëse mjalti është 100% natyral, ai është ende i lartë në sheqer me rreth 5.6g sheqer për lugë çaji prandaj këshillohet të përdoret me masë të kontrolluar. Mjalti përmban rreth 40% të fruktozës dhe 30% të glukozës, dhe për këtë arsye është më i lartë në kalori sesa sheqeri.
Përdorimi i mjaltit nuk ka vetëm efekte positive. Studiuesit këshillojnë prindërit që të mos u japin mjaltë fëmijëve derisa të jenë më shumë se një vjeç. Kjo për arsyen se ai përmban një sasi të konsiderueshme sheqeri. Si pasojë e kësaj, prishja e dhëmbëve është një nga efektet negative të tij. Prandaj një konsultë me dentistin është ajo c’ka duhet të bëni nëse dhëmbët anë një shqëtësim I juaji.