Paradoksi : Ne hamë më pak yndyrë dhe shëndoshemi më shumë
Së fundmi një studim nga Harvardi dhe të tjerë kanë treguar se nivelet e yndyrës dietike nuk promovojnë shtim në peshë dhe çdo lloj humbje peshe nga një dietë me yndyrë të ulët është zakonisht modeste dhe e përkohshme.
Dy studimet e publikuara në “New England Journal of Medicine” zbuluan se dietat me karbohidrate të ulëta çonin në humbje peshe më shumë se dieta me yndyrë të ulët.
Përgjatë 30 viteve, njerëzit janë munduar që të jenë të shëndetshëm duke kufizuar yndyrën në dietë. Por tashmë obeziteti te fëmijët dhe diabeti po përhapen me ritme shqetësuese. Për shkak të epidemisë së obezitetit, të dhënat vazhdojnë akoma të mbeten shqetësuese. Në përpjekjet tona për të shmangur yndyrën, ne fillojmë të zëvëndësojmë “ushqimet me yndyrë” me karbohidrate të lehta (si mielli i bardhë, orizi i bardhë, makaronat, patatet dhe sheqernat janë një shembull).
Këto karbohidrate ndihmojnë në zvëndësimin e ndjenjës së urisë së lënë përkohësisht nga mungesa e yndyrës në dietë. Ato janë dhe shumë të thjeshta për t’u prodhuar e për t’u shpërndarë, kështu që industria ushqimore ka investuar shumë para në to.
Këto lloje karbohidratesh rrisin nivelet e insulinës, të cilat më pas promovojnë shtim në peshë. Gjithashtu është më e lehtë të hani shumë prej tyre, pasi ndërkohë që yndyra ju ngop, sheqeri ju bën akoma dhe më të uritur.
Nuk ka prova që yndyra ju bën keq
Ironia e madhe qëndron te fakti se nuk ka asnjë provë shkencore që mbështet idenë që një dietë me yndyrë të ulët kontribuon në humbje peshe apo shëndet më të mirë.
Merrni parasysh të dhënat që tregojnë për lidhjen ndërmjet dietave me yndyrë të lartë dhe sëmundjes se zemrës. Ne të gjithë e dimë që dieta me yndyrë të lartë shkakton sëmundje zemre.
Ne kemi besuar që konsumimi i yndyrës rrit nivelin e kolesterolit dhe kolesteroli i lartë shkakton sulm në zemër. Nga ky informacion ne dalim në përfundimin që reduktimi i konsumit të yndyrës në dietën tonë do të conte në më pak sulme zemre. Por ndërkohë që numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës po bie, numri i njerëzve që po preken nga sëmundjet e zemrës nuk po bie.
Statistikat e “The American Heart Association” tregojnë që ndërmjet viteve 1979 dhe 1996, proçedurat mjekësore për sëmundjet e zemrës janë rritur nga 1.2 milionë në 5.4 milionë në vit.
Sëmundjet e zemrës nuk po reduktohen edhe me dietën me yndyrë të ulët që po ndiqet, kështu që më së miri është që ta trajtoni në mënyra të tjera.
Një tjetër projekt i famshëm, “Lyon Heart Study” duhej të ndalohej sepse njerëzit që konsumonin një dietë me yndyrë të ulët po vdisnin, ndërsa ata që konsumonin një dietë mesdhetare të pasur me yndyrna përfshirë vajin e ullirit, ullinjtë, arrat, avokadot dhe peshkun, po ja dilnin më së miri.
Një studim tjetër zbuloi që përgjatë 10 viteve të praktikës në stilin e shëndetshëm të jetesës në popullsinë e vjetër (70-90 vjeç) duke përfshirë yndyra të larta, dietë mesdhetare, aktivitet fizik të moderuar, status jo-duhanpirës dhe alkooli i moderuar; lidhej me rreth 70% të reduktimit të vdekjeve nga çdo shkak.
-Si po ndikojnë te pesha juaj kompanitë farmaceutike dhe industria ushqimore
Mendimi i publikut në mitologjinë që rreth yndyrën dietike, është mbështetur për vite me rradhë nga kompanitë farmaceutike dhe industria ushqimore. E vërteta e hidhur është që ka një sërë provash që sugjerojnë që ata kanë sjellë te publiku disa informacione të pabaza. Kompanitë farmaceutike ju kanë bërë që të besoni që kolesteroli i keq (LDL) është faktori i vetëm që çon në sëmundjet e zemrës.
Por e vërteta është që faktori përcaktues është raporti midis kolesterolit total dhe kolesterolit të mirë (HDL). Industria farmaceutike promovon këto mendime të pabaza, pavarësisht që nuk ka prova shkencore që i mbështesin, pasi mjekimet më të përdorura për të trajtuar kolesterolin e lartë janë statinat, dhe siç dihet ato janë disa nga ilacet më të shitura.
E vërteta është që raporti ndërmjet kolesterolit total dhe HDL-së përcaktohet nga lloji dhe sasia e karbohidrates që hani, jo nga sasia e yndyrës që konsumoni. Ju duhet të synoni një informacion më të mirë për të kuptuar se çfarë yndyrnash bëjnë,si ndikojnë në metabolizmin tuaj dhe se jo të gjitha yndyrnat janë të krijuara në mënyrë të barabartë.
–Jo të gjitha yndyrnat janë të krijuara në mënyrë të barabartë
Disa nga yndyrnat janë të mira për ju dhe ju ndihmojnë të humbni peshë, ndërsa të tjera ju bëjnë që të shtoni në peshë.
Lloje të ndryshme ushqimi ndikojnë në trupin tuaj në shumë mënyra. Kjo mban të vertetën për yndyrnat. Janë disa lloje të caktuara yndyrnash që janë të shëndetshme për ju por ka dhe disa të tjera që nuk janë. Problemi është që shumë prej llojeve të shëndetshme të yndyrnave janë eliminuar nga dieta jonë, dhe shumë prej yndyrnave të dëmshme janë pjesë e saj pasi është e vështirë për t’i shmangur.
Nëse një yndyrnë është e shëndetshme apo e pashëndetshme varet nga lloji i informacionit që yndyra ju komunikon gjeneve tuaja. Yndyrnat e mira komunikojnë një mesazh për humbje të shëndetshme peshe, ndërsa yndyrnat e dëmshme kontribuojnë në shtim në peshë.
Për shembull, studimet kanë treguar që yndyra në vajin e peshkut, EPA lidhet me receptorët PPAR duke përmirësuar djegien e yndyrnave dhe ndjeshmërinë e insulinës, ndërkohë që yndyrnat trans ( të dëmshme) në fakt kanë efektin e kundërt, duke bllokuar metabolizmin tuaj dhe duke ngadalësuar djegien e yndyrës.
Mesazhi: Konsumoni yndyrna të mira dhe rrisni kapacitetin e djegies së yndyrnave. Lloji i yndyrës që konsumoni është më e rëndësishme sesa sasia që konsumoni. Çelësi është që të dini cilat yndyrna janë të mira për ju dhe cilat jo.