Për cfarë është i mirë mishi organik i pulave të rritura në kullotë?
Mishi i pulës është mishi më i konsumuar në botë. Vetëm në vitin 2016, konsumi për frymë i shpendëve vlerësohet të jetë 41.54 kg. Eshtë e qartë që shumë njerëz preferojnë ta kenë pulën pjesë të dietës së tyre, por pjesa dërrmuese nuk janë të vetëdijshëm apo në dijeni që 90% e mishit dhe vezëve që shiten në botë vijnë nga proçese/ operacione të përqëndruara të ushqyerjes së kafshëve. Pulët e rritura në pulari janë vazhdimisht nën injektimin e dozave të ulëta të antibiotikëve. Me kalimin e kohës, kjo çon në bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve që mund të shkaktojnë sëmundje ushqimore, veçanërisht shpërthime të salmonelës. Duke marrë parasysh informacionet e lart-përmendura, më e mira do të ishte konsumimi i mishit organik të pulave të rritura në kullota. Kjo lloj praktike lejon shpendët të lëvizin lirshëm në fermë e të mundohen ta sigurojnë ushqimin vetë. Plus kjo metodë eliminon përdorimin e anti-biotikëve dhe kimikateve, duke e bërë më të sigurt atë që konsumoni. Eshtë zgjedhja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj.
=Përfitimet e të ngrënit pula organike të rritura në kullota
Largimi nga dieta juaj i pulave Jo organike është një nga vendimet më të mira që mund të merrni për shëndetin tuaj. Pula organike e rritur në kullota është një opsion më i shëndetshëm për shkak të përfitimeve të mëposhtme:
-Përmban më shumë vitaminë A: Pula e rritur në kullota përmban 50% më shumë vitaminë A krahasuar me pulën e rritur në mënyrë konvencionale. Kjo lëndë ushqyese luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shikimit të mirë, ndarjes dhe rritjes së qelizave, një sistemi të fortë imunitar dhe shëndetit të lëkurës.
-Të pasura me yndyrna omega-3: Në një studim të publikuar në revistën “Poultry Science” në 2008, studiuesit portugezë zbuluan se pula e rritur në kullota ka sasi të konsiderueshme më të larta të acideve yndyrore omega-3 sesa pulat që nuk kanë qasje në kullota dhe bimë të freskëta.
-Miqësore me mjedisin: pularitë janë të njohura për sasitë e mëdha të nënprodukteve toksike që gjenerojnë, të cilat hidhen në ekosistemin lokal. Një kompani, Tyson Foods Inc., lëshoi 104.4 milion pounds të ndotësve në ujërat e lumenjve midis 2010 dhe 2014. Duke mbështetur shpendët që rriten në kullota, ju mund të ndihmoni në reduktimin e ndotjes që aktualisht është shkatërrimtare për mjedisin.
-Ka një rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet lidhur me ushqimin- Pulat CAFO kanë fituar një reputacion të keq, pasi janë të lidhura me sëmundjet ushqimore të shkaktuara nga kushtet sanitare. Të zgjidhni pulat e rritura në kullota mund të ndihmojë në reduktimin e shanseve për t’u prekur nga sëmundje të tilla sepse janë më të pastra dhe të shëndetshme.
-Prodhojnë vezë me cilësi të lartë: Vezët nga pulat organike zakonisht përmbajnë 3 herë më shumë vitaminë E, dy herë më shumë omega -3, 7 herë më shumë beta-karotene dhe 1/3 më pak kolesterol sesa vezët e marra nga pulat e rritura në mënyrë konvencionale.
=Ku mund të blini pula të rritura në kullota
Një nga mënyrat më të thjeshta për t’u siguruar që po konsumoni një pulë të rritur në kullota është duke e rritur vetë një në kopshtin tuaj. Megjithatë jo të gjithë kanë kohë dhe durim për t’u marrë me gjithë këtë. Plus shumë zona kanë disa rregullore që duhet t’i përmbahemi. Nëse kjo ju duket shumë për ju, atëherë blijini nga fermerët si një zgjidhje tjetër opsionale. Nëse po blini një pulë të rritur në kullota, ju mund të siguroheni për cilësinë duke u takuar me fermerin/fermeren e zonës për të parë mënyrën e rritjes së tyrë. Gjithashtu mund të pyesni dhe në cilat tregje tregton perimet e tij.
=Recetë: Supë me pulë dhe perime
Një nga mënyrat më të mira për të marrë benefitet e dëshiruara është të gatuani një supë.
Përbërësit:
-450 gr pulë të gatuar organike
-2 lugë gjelle vaj kokosi
-1 qepë mesatare të copëtuar
-3 thelb hudhër
-1 karrotë të madhe
-1 selino të prerë në copa
-1 kungull, të prerë në kuba 2-cm
-1 lugë gjelle xhinxheer
-4 trumza të freskëta
-200 gr silverbeet
– 1 gjethe dafine
-300 gr kungull, të prerë në kubikë
-1.7 litra lëng pule
-Kripë dhe piper të zi
-Një dorë majdanoz
-6-8 lugë perime sipas zgjedhjes
Përgatitja:
-Vendosni një tenxhere në zjarr mesatar dhe shtoni qepë, hudhër, karrota, selino, trumzë e dafinë.
-Gatuajeni për rreth 6 minuta derisa perimet të zbuten. Hidheni në lëngun e pulës dhe vlojeni për rreth 20 minuta. Shtoni xhinxherin dhe kungujt e vegjël dhe gatuajeni për 15 min të tjera. Shtoni me kujdes mishin e pulës dhe silverbeet (lakër e kuqe). Hidhni kripë, piper, majdanoz pasi ta shërbeni. Shërbejeni me pak perime.
=Bëni një përpjekje për të rritur pula organike
Benefitet e të ngrënit pula të rritura në kullotë nuk mund të mohohen. Eshtë më e shëndetshme dhe e sigurtë. Kini kujdes, sigurohuni para se të blini pula te fermerët, nëse janë të rritura në kullota. Kijini parasysh këto këshilla.
Vlerat ushqyese te mishit pules
Mishi i pulës, përmban një numër relativisht të vogël të acideve të ngopura yndyrore, të cilat mund të shkaktojnë rritjen e vlerave të kolesterolit të keq në gjak. Pjesa më e madhe e yndyrave gjenden në lëkurë, e cila hiqet lehtë, para ose pas përgatitjes. Vitamina A, e cila gjendet në mëlçinë e pulës, është një mikronutrient i rëndësishëm për qelizat e lëkurës dhe qelizat (leukocitet) që marrin pjesë në luftën kundër baktereve patogjene.
Në mëlçinë e shpendëve gjendet edhe vitamina shumë e rëndësishme B12, të cilin e gjejmë vetëm në produktet që janë bërë nga ose me pjesëmarrjen e qelizave të shpendëve. Vitamina B5 ndikon pozitivisht në reduktimin e stresit, ndërsa vitamina B5 kontribuon për uljen e rrezikut të sulmit në zemër.
Është një përbërës i zakonshëm i shumë recetave, sepse është e shijshëm, i thjeshtë për përgatitjen, i gjithanshëm në kuzhinë dhe mund të përgatitet në mënyra të ndryshme, qoftë individualisht apo në kombinim me ushqime të tjera, siç janë drithërat, perimet dhe pemët. Me shijen e tij të ëmbël dhe cilësinë e barabartë ai u jep adhuruesve të ushqimit mundësi për të krijuar shije të ndryshme interesante.
Por edhe pse ajo ofron një shije të pasur në cilindo vakt, ai përshtatet në mënyrë të përkryer me rekomandimet për të pasur jetë të shëndetshme. Para së gjithash për shkak se ai është i pasur me proteina, përmban sasi të mëdha të hekurit, vitamina të grupit B, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e sistemit nervor dhe të lëkurës, e po ashtu përmban edhe sasi të caktuara diskrete të mineralit zink që është i domosdoshëm për zhvillimin dhe funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Së bashku me zinkun, mishi i shpendëve është i pasur me fosfor dhe kalcium, që janë të mira për shëndetin e kockave.
Për të reduktuar yndyrat dhe kaloritë para zierjes apo pjekjes duhet të hiqni lëkurën nga shpendët.
Pulat kanë një membranë të hollë ndërmjet lëkurës dhe trupit për t’u mbajtur lagështia në mish, e për të mbajtur jashtë mishit. Pra, lirisht mund ta heqim lëkurën nga mishi pasi mishi do të përgatitet, sepse në këtë mënyrë do të marrim një shije të lëngshme me më pak yndyra.
Është e rëndësishme që të zgjidhet një pjesë e mishit të pulës me më pak sasi të kolesterolit. Mishi i pulës nuk rrit kolesterolin në gjak, sepse përmban një nivel të ulët të yndyrave të ngopura, kështu që nuk ka nevojë për të zgjedhur pjesë në aspektin e përmbajtjes së yndyrave.
Vetëm mishi i bardhë i pules është i shëndetshëm.
Mishi i bardhë përmban më pak yndyra dhe kalori në krahasim me pjesët e tjera të mishit, por edhe pjesët e tjera kanë shumë më pak yndyra se sa mishi i kuq. Është e rëndësishme të dihet se pjesët e tjera të mishit të shpendëve, si dhe kofshët e pulës dhe të gjeldetit kanë më shumë hekur se sa mishi i bardhë.
Dhjete perfitimet shendetesore te mishit te pules, qe konsumohet :
– Përqindja e lartë e albuminave
Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.
– Anti-depresivi natyror
Mish i pules , përmban një nivel të lartë të aminoacideve, që quhen triptofan. Triptofani rrit nivelin e serotoninës, hormoni i ashtuquajtur i lumturisë dhe kënaqësisë në tru. Serotonina përmirëson disponimin, zvogëlon stresin dhe përmirëson
– Parandalon humbjen e masës së kockave
Ndihmon në luftën kundër humbjes së masës së eshtrave falë albuminave.
– Mish pule për zemër të shëndetshme
Homocisteina është një aminoacid, niveli i rritur i të cilit në trup mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare. Fatmirësisht, gjokset e pulës ulin dhe kontrollojnë nivelin e homocisteinës.
– I pasur me fosfor
Mishi i pulës është i pasur me fosfor, që është një mineral esencial për mbajtjen e dhëmbëve dhe kockave të shëndetshme, si dhe për veshkat, mëlçinë dhe funksionin e sistemit nervor qendror. Për këtë shkak, mishi i pulës konsiderohet si mish të cilin fëmijët dhe personat e moshuar duhet shumë shpesh ta konsumojnë shumë shpesh.
– I pasur me selen
Mishi i pulës është i pasur me selen, që është një mineral esencial dhe antioksidant, i cili merr pjesë në procesin e metabolizmit – me fjalë të tjera, kontrollon punën e gjëndrës tiroide, hormonet, metabolizmin dhe sistemin imunitar. Seleni është i rëndësishëm për parandalimin e kancerit, sepse ai përmban një substancë të njohur si glutationë peroksidase, të cilën e fitojmë nga albuminat.
– Përforcuesi i metabolizmit
Vitamina B6 (ose vitaminat B-komples) nxit reagimet enzimatike dhe metabolike të qelizave (është një procesi i njohur si metilacion), që do të thotë se në qoftë se hamë mish pule i mbajmë të shëndetshme enët tona të gjakut, do të kemi një nivel të lartë të energjisë, kurse metabolizmi më shpejt do t’i djegë kaloritë, kështu që ne mund të mbajmë peshën e shëndetshme te trupit dhe të jemi aktiv.
– I pasur me niacin
Mishi i pulës është i pasur me niacin ose vitaminë B3, e cila mbron nga kanceri dhe format e tjera gjenetike (ADN) të dëmtimeve. Niacini është treguar si një masë shumë efektive parandaluese kundër rënies njohëse për shkak të moshës. Me konsumimin e rregullt të ushqimeve që përmbajnë një përqindje të lartë të niancinit, siç është mishi i pulës, mund të mbrohet truri nga sëmundja e Alzheimerit.
– Ruan shëndetin e syve
Mishi i pulës përmban një nivel të larta të retinolit, alfa dhe beta-karotenit dhe likopenit.Te gjitha këto janë në grupin e vitaminës A, që janë shume të rëndësishme për sy të shëndetshëm.
– I domosdoshëm për rritjen e indit të shëndetshëm
Shumica prej nesh kanë probleme me buzët e plasaritura, plagë në gjuhë apo lëkurë të thatë në muajt e dimrit. Për t’i zgjidhur me sukses këto probleme, na ndihmon riboflavini (vitamina B2), e cila gjendet në mëlçinë e pulës.
Historia e Kuzhines se Mishit të Pulës
Mbreti Henri IV i Frances (1553-1610) ka thene : “Do të doja të mos kishte fshatar aq të varfër në mbretërinë time, që nuk do të mund të kishte mish pule në tenxheren e tij çdo të diel.”
Kjo thënie ringjall përsëri në vitin 1928 në SHBA-të dhe paraqitet në fushatën presidenciale të kandidatit presidencial Herbert Huver. Pse kanë menduar për pulat? Për shkak se në SHBA-të gjatë viteve të njëzeta të shekullit 20, mishi i pulës ka qenë shumë më i shtrenjtë se sa mishi i lopës dhe i derrit dhe kjo ka qenë ashtu deri në Luftën e Dytë Botërore. Dreka me pulë të pjekur në të dielën ka qenë dhe ka mbetur një ngjarje familjare shumë e vlerësuar.
Supozohet se pulat e para kanë arritur në Evropë para 500 viteve para erës së re nëpërmjet Greqisë, ndërsa fotografia e parë e mishit të pulës në Evropë është gjetur në qeramikën e Korintit në shekullin e shtatë para erës së re.
Në Greqinë e lashtë, mishi i pulës ka qenë një gjë e rrallë dhe një ushqim prestigjioz për simpoziume,
Në vitin 161 para erës së re, në Romë është miratuar një ligj me të cilin është ndaluar konsumi i pulave të ushqyera, por ligjin askush nuk e ka respektuar dhe mishi i pulës është ngrënë gjithnjë e më shpesh. Kështu, romakët e lashtë kanë besuar se në qoftë se pula ushqehet me bukë të ngjyer në qumësht, fitohet një mish veçanërisht i shijshëm. Gurmani romak Apicius ka ofruar 17 receta për pule, kryesisht për mishin e zier të pulës me salcë, kurse romakët i kanë përdorur të gjitha pjesët e pulës.
=Pyetjet më të shpeshta që njerëzit bëjnë për pulat e rritura në kullota
P: Sa kalori ka një gjoks pule?
Sipas e “National Chicken Council”, një pjesë gjoksi pule pa kocka përmban 114 kalori. Pastaj nqs ka lëkurë e kocka ka 172 kalori.
P: A është pula organike njësoj si ajo e “free-range”?
Edhe pse mund të duken si gjëra të njëjta, në fakt janë shumë ndryshe. Organike do të thotë që është e lirë nga antibiotikët dhe kimikate të tjera. “Free-range” do të thotë që është rritur në mënyrë natyrale , në një mjedis të hapur ku kërkon lirimisht ushqimin.
P: A mund të merrni salmonelë nga pulat “free-range”?
Ka mundësi të merrni salmonelë dhe nga pulat organike që janë të certifikuara, megjithatë shanset janë shumë të vogla. Në një studim të publikuar në “Foodborne Pathogens and Disease”, pulat organike “free-range” ka një përqindje diku te 4.3 krahasuar me ato të pulave të rritura në mënyrë konvencionale që është 28.8.
A keni parê ndonjeherë shirita të bardhë të cilët gjithnjë e më shpesh shfaqen në mishin e pulës?
Gjithnjë e më shumë ekspertë tërheqin vërejtjen në këtë dukuri, e cila pikërisht është çrregullimi i tonusit të muskujve të mishit të pulës. Rezultatet e një studimi të botuar në revistën shkencore italiane “Journal of Animal Science” në mishin modern të pulës yndyra e shtuar është për 224 për qind, derisa pjesëmarrja e proteinave dukshëm më e vogël. Gjithë këtë e kanë mësuar në bazë shiritave të bardhë gjithnjë e më të shpeshtë në mishin e pulës. Me kalimin e viteve, ky fenomen është përhapur edhe më shumë, falë rritjes së konsumit të mishit të pulës, çka i ka nxitur fermerët të rrisin pula më të majme në më pak kohë.