Metabolizmi është tërësia e proceseve kimike dhe fizike me të cilat ushqimi tretet nga trupi dhe konvertohet në nxehtësi (e cila shërben për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit), në energji mekanike që lëviz muskujt. Metabolizmi bazal është sasia minimale e energjisë që shpenzon trupi për të mbajtur gjallë proceset vitale të trupit, p.sh.: frymëmarrja, qarkullimi i gjakut, tretja etj.Metabolizmi themelor përfaqëson kaloritë e nevojshme të trupit për të ruajtur funksionet jetike dhe kjo përbën rreth 67-70% të konsumit të përditshëm të energjisë.
• Çfarë ndikon në metabolizëm?
Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në metabolizmin e një personi:
• Mosha
Është sigurisht faktori më i rëndësishëm. Gjatë viteve metabolizmi bazak reduktohet. Ai arrin pikën maksimale tek fëmijët e porsalindur dhe ulet ngadalë, stabilizohet gjatë moshës madhore dhe bie më shumë në moshën e vjetër.
• Funksioni i tiroides
Funksioni i tiroides ndikon në proceset metabolike. Tiroidja në të vërtetë është rregullatori i metabolizmit, ndaj nëse tiroidja prodhon pak hormone, metabolizmi ngadalësohet.
• Konsumimi i ushqimit
Në mënyrë të veçantë, tretja e proteinave kërkon sasi më të mëdha energjie sesa karbohidratet dhe yndyrnat.
Për të rritur metabolizmin, aktivitetet fizike janë një faktor mjaft i rëndësishëm. Ky faktor ndryshon në varësi të aktiviteteve të kryera në ditë nga një person. Në të gjitha programet ditore që kryeni, përpiquni që të bëni një aktivitet të rregullt fizik duke e kombinuar me një dietë të shëndetshme në mënyrë që të zvogëloni numrin e kalorive të marra dhe të mos ju ulet metabolizmi.
Një gjë është e sigurt, sa më i shpejtë është metabolizmi,aq më shumë kalori djeg trupi. Studimet tregojnë se një orar jo i zakonshëm i ngrënies mund të çojë në shtimin e peshës.
Trupi juaj thjesht nuk mund ta dijë kur do të marri sërish ushqim dhe përpiqet të ngadalësojë gjithçka, vetëm në rast se e gjeni se kush ushqim ju përshtatet më shumë për të humbur peshë, atëhere qëndroni me të.
Mungesa e gjumit ju bën që të ndiheni të lodhur dhe këtë e dimë të gjithë. Ajo që mund mos të dini është që kjo çon dhe në ngadalësimin e metabolizmit. Kështu që duhet të mundoheni të flini më shumë ndoshta dhe duke përdorur çajra qetësues.
Nëse ulni shumë kaloritë që merrni gjatë ditës, trupi juaj vjen një moment që do kërkojë më shumë ushqim sesa më parë dhe ngadalëson normën e metabolizmit duke u përpjekur të mbajë ushqim sa më shumë që të jetë e mundur.
Marrja e mjaftueshme e kalciumit është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për rregullimin e metabolizmit tuaj. Nëse nuk ju pëlqen qumështi ose jeni intolerant ndaj laktozës, nuk është problem sepse ka shumë ushqime që janë të larta në kalcium dhe ju mund të gjeni diçka që ju pëlqen mes tyre.