Meridiani i trupit

Meridiani i trupit

Meridiani i trupit

 

05:00 deri në 07:00 – Zorra e trashë –pirja e ujit ka si qëllim zbrazjen e zorrës së trashë në mënyrë që ti lërë vend ushqimit që do të merret në vaktet e tjera.Gjithashtu dalin dhe helmet e krijuara gjatë natës.

07:00 deri në 09:00 – Stomaku. Në këtë interval kohor energjia e stomakut është në maksimum.Për këtë arësye rekomandohet të merrni vaktin më të mirë për të optimizuar tretjen dhe asimilimin.

09:00 deri në 11:00 – Pankreasi – Stomaku  e kalon në këtë interval kohor ushqimin më tutje. Fermentet nga pankresi vazhdojnë proçesin e tretjes.Tashmë është përfituar energjia nga karbohidratet.

11:00 deri në 13:00 – Zemra – Materialet e përftuara nga ushqimet futen në rrjedhën e gjakut. Zemra pompon ushqimet nëpërmjet sistemit vaskular dhe merr kërkesat e tij për lipide.

13:00 deri në 15:00 – Zorra e hollë –Ushqimet që kërkojnë një tretje më të zgjatur në këtë interval kohor plotësojnë thithjen dhe tretjen.

15:00 deri në 17:00 – Fshikëza e urinës – Mbeturinat metabolike nga ushqimi i marrë në mëngjes nxirret duke bërë vend për filtrimin e ardhshëm të veshkave.

17:00 deri në 19:00 – Veshkat filtrojnë gjak dhe vendosin çfare do të mbajnë dhe çfarë do të nxjerrin duke mbajtur një balancë të përshtatshme kimike në gjak bazuar në ushqimet e marra gjatë ditës .Gjaku shpërndan lëndët ushqimore të përdorshme në të gjitha indet e trupit.

19:00 deri nè 21:00 – Qarkullimi – Lëndët ushqimore shpërndahen në kapilarë dhe në enët limfatike.

21:00 deri në 23:00 – Nxehtësia trefishe – Sistemi endokrin rregullon homeostazën e trupit bazuar në pasurimin me elektrolite dhe fermente.

23:00 deri në 01:00 – Fshikëza e tëmthit – Në këtë interval kohor fillon pastrimi i të gjitha indeve, proçedohet kolesteroli, përmirësohet funksioni i trurit.

01:00 deri në 03:00 – Mëlçia – Në këtë interval kohor kemi pastrimin e gjakut si dhe procedimin e mbeturinave.

03:00 deri në 05:00 – Mushkeritë ,oksigjenimi, frymëmarrja si dhe nxjerrja e gazrave të panevojshme përjashta.

 

Meridiani i kohës portretizon ciklin 24 orësh të të gjitha funksioneve të plota të trupit si dhe lidhjen e funksioneve trupore me dietën ushqimore.Ekzistojnë 12 meridiane ku sejcili ka një interval prej 2 orësh. Sejcili nga meridianet ka rrymë dyfishe sjellës dhe dërgues. Akupuntura kineze e vlerëson mjaft meridianin e kohës. Meridiana tregon ritmin dhe rregullin e sistemit bioenergjetik deri sa këto cikle ndodhin automatikisht gjithçka ndodh automatikisht.

Një ushqim i ngrënë në intervalin kohor 06: 00 – 08:00 mund të ngacmojë pikat acide që sapo bien në fundin e stomakut.Aminoacidet tretëse janë të gatshme për veprimtari metabolike 8 orë më vonë dhe stabilizojnë lëkundjen pik alkaline rreth orès 15:30 – 16:00. Kur ndodh kjo trupi e ka më të lehtë të mirëmbajè pH normal pa u stresuar për një tepricë lëkundjeje. Proteinat e ngrëna në ora 20:00 ndërhyjnë me ciklin alkalin të gjumit që është shplodhës dhe rigjenerues dhe në pikun që e ka rreth orës 03:00 apo në ora 11:00.

Ato mund të interferojnë në ciklin e pastrimit të mëlçisë. Proteinat e ngrëna pas orës 14:00 -15:00 shkaktojnë probleme.Ato nuk treten siç duhet ose nuk metabolizohen plotësisht gjatë gjumit dhe në këtë mënyrë japin nje kontribut në një ngarkesë toksike të limfës dhe gjakut.Sistemi limfatik fle kur ne jemi në gjumë.Ai është një depo proteinash qè transporton aminoacide dhe vepron si sistem nxjerrës mbeturinash.

Proteinat e ngrëna në orët e vona të ditës mund të qëndrojnë në sistemin e fjetur limfatik duke shkaktuar konxhestion sepse nuk janë metabolizuar mirë. Kjo është mëse e vërtetë për njerëzit që konsumojnë në darkë mish ose proteina të rënda vegjetale si arra, lajthi, fara të ndryshme, fara soje. Si mishngrënësit ashtu dhe vegjetarianet mund të përfundojnë në kongjestion limfatik nëse do të konsumojnë proteina në orët e vona të natës. Proteinat vështirësojnë gjumin, nuk janë të afta të ndërtojnë inde dhe kështu kthehen në toksina.

error: Nuk lejohet kopjimi!