Nëse doni t’i shtoni gatimeve tuaja një shije freskuese në sallata, supëra, cajëra apo dhe ujë, disa gjethe menteje janë zgjidhja ideale. E njohur për shijen dhe aromën e mrekullueshem, menteja gjen vend në botën kulinare për shkak të përdorimeve të shumta. Por e dinit që menteja ofron dhe shumë benefite shëndetësore gjithashtu? Kjo barnë qetësuese ka një kapacitet të madh anti-oksidues të cdo ushqimi. Për shkak të kësaj, menteja ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve.
=Menteja sjell shumë benefite për shëndetin
Ka një përmbajtje të lartë anti-oksiduese që është një nga karakteristikat më bazë që e bëjnë menten kaq beneficiale për shëndetin tuaj. Kjo bimë aktualisht përmban vitamina A, B2, dhe C si dhe minerale si zinku, kalciumi, kopër dhe magnez. Mentoli, përbërja në gjethet e mentes që u jep aromën e këndshme, ka gjithashtu veti analgjezike, locale, anestetike dhe jo-irrituese. Me një përmbajtje të lartë nutrientësh dhe veti për përmirësimin e shëndetit, nuk është cudi që menteja është një bimët më me benefite në ditët e sotme. Ja cilat janë disa nga benefitet që sjell konsumimi/përdorimi i gjetheve të mentes:
-Ndihmon në zbutjen e simptomave të alergjisë: Acidi rosmarinik, një agjent anti-oksidues dhe anti-inflamator në mente, është studiuar për shumë kohë për potencialin që ka në lehtësimin e simptomave të alergjisë sezonale dhe të astmës. Ky antioksidant punon duke parandaluar enzimat COX-1 dhe COX-2. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Biofactors”, të merrni 50 miligramë acidë rosmanarik ndihmonte në reduktimin e nivelit të molekulave inflamatore dhe alergjisë që lidhet me qelizat e gjakut, duke cuar në një reduktim të dukshëm të simptomave.
-Lehtëson problemet e tretjes-Kjo barnë është përdorur për mijëra vjet si një kurë për dhimbjen e stomakut dhe mos-tretjen, pasi ndihmon n rritjen e sekretimit biliar dhe inkurajon rrjedhjen biliare, duke cuar në një lehtësim për një tretje më të shpejtë dhe të lehtë. Pepermint (një lloj i mentes) në vecanti është zbuluar që lehtëson dhimbjen dhe parehatinë të shkaktuar nga gazrat dhe fryerja. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e ulcerës së stomakut dhe sindromën e zorrëve të irrituara.
-Ndihmon në lehtësimin e të përzierave dhe dhimbjes së kokës. Era freskuese e mentes siguron lehtësim të shpejtë të të përzierave dhe në fakt është mjaft e përdorur si shtesë në zbutësit e buzëve. Por sidoqoftë një thithje e aromës së mentes mund të sigurojë të njëjtin efekt. Menteja mund të zbusë inflamacionin dhe rritjen e temperaturës që lidhet me dhimbjen e kokës apo migrenën.
-Ndihmon në pastrimin e kongjestionit dhe crregullimeve të tjera të frymëmarrjes.
Menteja zbut dhe qetëson fytin, hundën dhe pjesë të tjera të sistemit të frymëmarrjes.
-Siguron lehtësim nga dhimbja dhe lodhja. Nëse ndiheni të depresionuar, të lodhur etj menteja mund të jetë vërtet e dobishme.
-Nëse përdoret në një zonë të caktuar, menteja mund të sigurojë një numër të madh benefitesh, për shkak të vetive qetësuese dhe freskuese. Mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nga pickimet e insekteve, pucrrat, djegiet e diellit dhe dëmtime të tjera në lëkurë. Gjithashtu punon si freskues për frymën e keqe-thjesht përtypni disa gjethe menteje dhe do të vini re diferencën menjëherë.
Qetëson problemet gastrointestinale. Vaji esencial i mentes ka veti antispazmike, çka ndihmon muskulaturën gastrointestinale, shmang kontraktimet e zorrëve dhe lehtëson kalimin e ushqimit.
Është analgjezik. Studime të kryera në Gjermani dhe Iran kanë arritur të njëjtin përfundim: Mentja është një ilaç i mirë kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës. Në të dy rastet, ekspertët kanë konstatuar reduktim të dhimbjeve në masën rreth 40 për qind.
Studiuesit iranianë vunë re sidomos te pacientët meshkuj se aplikimi mbi ballë i një solucioni me përmbajtje menteje lehtëson simptomat e migrenës si: të përzierat, të vjellat dhe irritimi nga drita dhe zhurmat.
Antiseptik. Mentja ka veti antiseptike dhe antiparazitare. Ajo vepron në mënyrë të veçantë në aparatin e tretjes. Efektet antiseptike dhe antivirale i detyrohen polifenoleve që ka në përbërje. Një tjetër veti e zbuluar së fundmi është edhe aftësia e mentes për të shkrirë gurët në fshikëzën e tëmthit, por studimet e kryera deri tani në këtë drejtim janë të pakta.
Liron aparatin e frymëmarrjes. Mentja ka efekt freskues dhe hollues në sekrecionet e aparatit të frymëmarrjes. Në mjekësinë kineze, ajo vazhdon të përdoret kundër rrufës, etheve, kollës dhe ftohjes.
Freskues dhe tonik. Menten e gjejmë shpesh në përbërje të preparateve kozmetike, për shkak të ndjesisë së freskisë dhe tonifikimit që i jep lëkurës.
Vlerat aromatike. Mentja përdoret gjerësisht në kuzhinë, kryesisht në ëmbëlsira. Gjithashtu e gjejmë si përbërës kryesorë të pijeve si likeret apo kokteilet e ndryshme.
Pastrues. Mentja ka efekt pastrues dhe lufton efektivisht erën e keqe të gojës. Krahas produkteve farmaceutike që e kanë përbërës kryesor, edhe një gargarë e përgatitur me 5 mg gjethe të hedhura në 100 ml ujë ka të njëjtin efekt.
Vlerat
Mentja ka në përbërje fibra, proteina, aminoacide dhe minerale si: kalciumi, potasi, magnezi, mangani, fosfori, sodiumi etj. Vitaminat që gjenden te mentja janë ato të grupit A, B, C dhe D.
Por megjithatë një grup personash duhet të bëjnë kujdes në përdorimin e kësaj bime. Për shembull, menteja mund të përkeqësojë simptomat e sëmundjes së refluksit gastroezofageal (GERD), kështu që njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të frenohen në përdorimin e mentes. Ata që kanë pasur gurë në tëmth duhet të jenë të kujdesshëm gjithashtu.