Menopauza
Sinjalet e menopauzës , fundi i viteve të riprodhimit dhe fillimi i një periudhe transformative që mund të zgjasë pothuajse 1/3-tën e jetës sonë. Menopauza zakonisht ndodh në moshën 45-55 vjeç, megjithatë disa femra mund të përjetojnë disa ndryshime në të 40-tat dhe disa të tjera në moshën 56 vjeçare. Kjo fazë mund të zgjasë ndërmjet 6 muajve deri në 15 vjet për disa femra. Eksperienca e çdo femre është unike dhe individuale.
Menopauza definohet nga disa gjendje të caktuara biologjike. Një femër kalon në fazën e menopauzës kur cikli i saj menstrual ka ndaluar për një vit ose më shumë.
Më pas jeta e tyre kalon në një fazë tejet spirituale ose kreative gjatë së cilës energjitë e tyre mund të drejtohen rreth zhvillimin personal ose disa qëllimeve që i plotësojnë akoma dhe më shumë, me një sens përkushtimi ndaj një komuniteti të cilës ato janë pjesë.
Sipas TCM-së, “Yang” rritet dhe sjell energji të reja. Megjithatë, nëse kjo nuk balancohet duke rritur “Yin-in”, mund të ndikojë tejmase. Për të ri-kthyer balancën rekomandohet që femrat të mbështesin sistemin nervor parasimpatetik dhe veshkat me barna herbale, minerale dhe teknika frymëmarrjeje, duke përdorur terapi relaksuese dhe duke rikuperuar lidhjen me anën e tyre të ndjeshme.
Shenja, simptoma dhe shkaqe
Shenjat, simptomat dhe shkaqet e menopauzës përfshijnë: djersë gjatë natës, ankth, depresion, tharje vaginale, djersitje, perioda të parregullta, plagë në gjoks, shqetësime me gjumin, nervozizëm, lodhje, marrje mendsh, dhimbje nyjesh, dhimbje koke, rrahje e shpejtë zemre, rritje të libido-së etj. Rreziqet lidhen gjithashtu me osteoporozën, sëmundje të zemrës, madje dhe me disa lloje kanceri. Disa nga simptomat më të zakonshme të kësaj liste përfshijnë problemet me gjumit, ankthin, depresionin dhe tharje vaginale, të cilat të gjitha mund të trajtohen me ndërhyrje natyrale.
-Gjakderdhja menstruale mund të jetë e parregullt dhe mund të ketë ndryshime në cikël përgjatë viteve.
-Temperaturë/ethe: Mund të ndodhë vazhdimisht, zgjat nga disa sekonda deri në disa minuta, dhe mund të shoqërohet me rritje të rrahjeve të zemrës , rritje të temperaturës së lëkurës, probleme në kraharor, pjesën e shtyllës kurrizore dhe fytyrës. Gjithashtu mund të zgjasin nga 1-5 vjet dhe mund të jenë një nga shenjat e para të menopauzës përpara se të ndodhin ndryshimet menstruale. Shkaqet përfshijnë një rënie të estrogjenit, duke aktivizuar sistemin nervor parasimpatetik për të çliruar sasi të larta të një neuro-transmetuesi të quajtur norefinerinë, e cila më pas shkakton hollimin e rruazave të gjakut, rrjedhje dhe djersitje. Shkaqe të tjera përfshijnë gjendje të tepërta acidike trupore, imbalanca në hipotalamus që janë përgjegjëse për rregullimin e temperaturës, shqetësime në veprimet e endorfinës, serotoninës, GABA-s në hipotalamus e cila mund të rritet nga stresi dhe prostaglandina specifike nga burime dietike si mishi i kuq, yndyrna bulmeti, kikirikë, sheqer etj.
-Djersitje gjatë natës: Ndodhin gjatë natës dhe shkaktojnë ndërprerje të ciklit normal të gjumit duke sjellë simptoma si lodhje, ankth, irritim, panik dhe depresion. Të dyja gjendjet mund të nxiten ose të përkeqësohen nga stresi. Djersitja e tepërt mund të nxiten nga probleme të pazgjidhura që sillen në mendje. Mbështetja e gjendrës tiroidale ose adrenale është mëse e nevojshme.
-Duar dhe këmbë të ftohta, që me shumë mundësi lidhen me balanca jo të rregullta të hipotalamus që rregullojnë temperaturën e trupit.
-Simptoma vaginale: Mund të përfshirja tharje, kruarje dhe gjakderdhje pas marëdhënies seksuale. Kjo për shkak të qelizave mbrojtëse që rrethojnë vaginën të cilat hollohen dhe bëhen më të ndjeshme me uljen e niveleve të estrogjenit. Shkaqe të mëtejshme janë rritja e aciditetit të vaginës që ndryshon nga pheashi nomal deri në 4.0-6.0 pas menopauzës. “Lactobacillus”, bakteria që prodhon acid ulet duke e lënë vaginën më alkaline dhe më të prirur për t’u prekur nga infeksionet vaginale që rrisin irritimin.
-Urinimi i shpeshtë: Gjatë menopauzës, nivelet e ulëta të estrogjenit mund të shkaktojnë atrofi të fshikëzës.
-Rritje të qimeve faciale dhe rrudha
-Rreziku për shfaqjen e osteoporozës rritet gjatë peri-menopauzës dhe vazhdon deri në periudhën post-menopauzale. Nivelet e estrogjenit bien kur menopauza afron, duke shkaktuar përshpejtimin e humbjes së masës kockore. Progesteroni është hormoni përgjegjës për stimulimin e formimit të kockave. Një kombinim i mungesës së progesteronit dhe një diete të dobët mund të rezultojë në humbjen e masës kockore në fazën peri-menopauzale, prandaj osteoporoza mund të shfaqet me shumë mundësi për femrat që janë në periudhën menopauzale. Shkaqe të tjera janë toksiciteti i rëndë i metaleve, floridi, absorbim i pamjaftueshëm i kalciumit, tiroksinë e tepërt për shkak të hiper-tiroidizimit, yndyrë e ulët trupore, duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik.
-Sëmundja koronare e zemrës: Pas menopauzës, nivelet e HDL-së (kolesteroli i mirë) ulen dhe nivelet e LDL-së (kolesteroli i keq) rriten, duke na bërë më të rrezikuar për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës lidhet me nivelet e larta të LDL-së ( >130mg/Dl) dhe me nivelet e ulëta të HDL-së (<55 mg/Dl). Faktorë të tjerë rrisku si dieta dhe stili i dobët i jetesës duhet të eliminohen për të reduktuar rrezikun e përgjithshëm të CHD-së te femrat në menopauzë.
Shkaqe të mundshme
Kur nivelet e estrogjenit dhe progesteronit kanë rënë dhe hormoni stimulues i folikulave (FSH) dhe hormoni luteinizues (LH) janë të larta, menstruacionet pothuajse ndalojnë dhe menopauza është në hapat e parë për të filluar. Një vit pas ndërprerjes së ciklit menstrual, një femër konsiderohet të jetë në menopauzë.
Trajtimet mjekësore alopatike mund të përshkruhen pas një testi gjaku për nivelet e hormoneve dhe pas një ekzaminimi të hollësishëm me Pap test. Mjeku më pas do të diskutojë me ju një sërë opsionesh trajtimi për të parë cilat janë më beneficiale.
Opsione trajtimi
Opsionet e trajtimit do të përfshijnë një sërë mjekimesh me recetë. Femrat këshillohen që të diskutojnë trajtimet e ndryshme me një mjek të liçensuar dhe të bëjnë vetë disa kërkime, për të analizuar të gjitha rreziqet apo benefitet që lidhen me këto opsione, përpara se të merrni vendimin lidhur me trajtimin e duhur për ju.
Terapitë e mjekimeve
Opsionet e trajtimeve mund të përfshijnë terapinë e zvëndësimit të hormoneve (HRT) me një lidhje të estrogjenit (Premarin), estradiol (Estrace) në formën e një tablete, kremi estradiol ose në formë tablete (Vagifem), anti-depresantë SSRI si Venlafaxina, mjekime hipertensive si Klonidina dhe Gabapentina e cila është një mjekim anti-krizash që i ngjan neuro-transmetuesit GABA. Kremi natyral i progesteronit dhe tabletat natyrale të tij mund të rekomandohen për temperaturë të papritur, probleme me gjumin, si dhe për t’ju mbrojtur nga osteoporoza. Trajtimi me estrogjen mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga sulmet e zemrës, goditje, trompozë, embolizëm pulmonar, sëmundja e gurëve në fshikëz, kancer në gjoks, gjakderdhje vaginale dhe shtim në peshë. Efektet anësore përfshijnë dhimbje koke, përzierje,mbajtje lëngjesh, irritim etj.
Përshkrimi:
-Estrogjeni ndihmon në largimin e etheve dhe temperaturës si dhe simptomave vaginale. Gjithashtu ngadalëson osteoporozën, humbjen e masës kockore dhe frakturave. Mund të parandalojë CHD-në dhe sëmundjen Alzheimer. Estrogjeni rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjoksit, sëmundja e fshikëzës dhe mpiksja e gjakut. Efektet anësore përfshijnë fryrjen, përzierjen, astmën dhe butësi në gjoks.
-Estradiol është një lloj estrogjeni. Sjell oksigjenin direkt e në rrjedhën e gjakut. Estradioli mund të gjendet në formën e një xheli etj.
-Kremrat e estrogjenit vaginal ndihmojnë që të zhduken simptomat vaginale dhe urinare. Duhen rreth katër-gjashtë javë që një krem të funksionojë. Eshtë një unazë e re intra-vaginale që çliron me ngadalë estrogjen.
-Progesteroni parandalon kancerin e mitrës që mund të vijë si pasojë e terapisë së estrogjenit.
-Metiltestosteroni rrit libidonë dhe mund të reduktojë osteoporozën. Rritja e qimeve në fytyrë është një efekt anësor.
-Alendronate është po aq efektiv sa estrogjeni në parandalimin e osteporozës.
-Mjekimet për uljen e lipideve dhe aspirina janë trajtime alternative për CHD-në.
Terapitë plotësuese dhe alternative
Mjekësia alternative ka kaq shumë për t’u ofruar femrave që kalojnë në menopauzë. Terapitë plotësuese mund të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe të parandalojnë osteoporozën. Teknika relaksuese, menaxhuese të stresit, joga dhe meditimi mund të ndihmojnë me simptomat peri-menopauzale. Ushtrimet rrisin çlirimin e endorfinës, e cila ndihmon në çlirimin e dhimbjes dhe në humorin e paqëndrueshëm. Ecja, noti dhe ecja me biçikletë janë më pak stresuese për kyçet.
Ushqyerja
-Për ethet konsumoni 20 gr proteinë soje organike nga tofu (1/2 e kupës) dhe qumësht soje (1 kupë) çdo ditë. Kjo është ekuivalente me 58 mg të isoflavoneve të sojës.
-Vitaminë E: 400-1600 IU çdo ditë (mund të balancojë paqëndrueshmërinë vaso-motoriale, redukton ethet dhe është kardio-mbrojtës. Dozat e larta nuk janë të rekomandueshme për femrat që kanë presion të lartë gjaku. Vitamina E nga tokoferole të përziera në dozën 400-800 IU, të marra çdo ditë në mënyrë orale, redukton lodhjen, palpitacionet, marrjen e mendve, ankthin, problemet me humorin dhe tharjen vaginale ; të kombinuar me vitaminë A në 25000 IU dhe pikolinat zinku në 50 mg në ditë ndihmon për të shëruar indet e irrituara vaginale. Vitamina E gjithashtu mund të bashkohet me vaj bajameje të ëmbël dhe shërben si lubrifikant që aplikohet në vaginë përpara se të shkoni në shtrat.
-Kalcium magnezi: 1000/500 mg në ditë (krahas vakteve) për femrat që marrin estrogjen; 1500 /750 mg në ditë (krahas vakteve) për ato që nuk marrin estrogjen; format e citratit ose citramatit mund të jenë format më të absorbueshme. 1000/1500 mg e kalciumit që merret me 500/750 mg magnez dhe 1000 mg vitaminë D çdo ditë, ndihmon në balancimin e bashkëveprimit të sistemit nervor simpatetik me atë parasimpatetik, mban densitetin e kockave dhe ndihmon me relaksimin dhe gjumin.
-Faktorë përkeqësimi te ethet dhe temperatura përfshijnë: aktiviteti fizik, stresi, orët shtesë të punës, duhanpirja, pijet e ngrohta, ushqimet djegëse, alkooli, ushqimet që përmbajnë histamine si djathi dhe vera, çokollata, kafeina, mishi i kuq, yndyrnat e bulmetit, kikirikët, moti shumë i ftohtë ose moti shumë i ngrohtë, hipotiroidizmi (TSH-ja e lartë), tamoksifeni dhe ndaluesit aromatase që përdoren pas kancerit në gjoks.
-Vitamina C (1200 mg), hespiridina (900 mg) dhe “Hespiridin methyl chalcone” (900 mg) në kombinim së bashku mund të shkaktojnë afshe të nxehta. Vitamina C mund të ndihmojë në uljen e prostaglandinave të dëmshme që rrisin mundësinë për shfaqjen e afsheve të nxehta. “Hespiridin methyl chalcone” që merret në dozën e 300 mg çdo ditë gjithashtu forcon muret e enëve të gjakut, ul dhimbjen dhe dobësinë te këmbët si dhe eliminon ngërçet te këmbët.
-Gamma oryanol (nga vaji i orizit bran): 300 mg çdo ditë (jep çlirim total ose pjesërisht nga afshet e nxehta; te pothuajse 80% e atyre që e përdorin).
-Kompleksi vitamina-B: 50-100 mg çdo ditë ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. B6 në dozën e 100 mg në ditë rrit prodhimin e serotoninës, mbështet funksionin adrenal dhe lehtëson depresionin. B12 në 500 mg në ditë ndihmon në lehtësimin e depresionit.
-Bromelina në dozën e 300 mg dy herë në ditë suporton tretjen, uljen e inflamacionit, ndihmon në reduktimin e prostaglandinave të dëmshme PGE2 dhe PGFla që sjellin paqëndrueshmëri në balancën e hipotalamusit.
-Vaji i peshkut i pa-ndotur (që gjendet në peshq të vegjël që përmbajnë pak mërkur) në doza rreth 1000 mg, 2-3 herë në ditë balancon prostaglandinet.
-5-HTTP është i shkëlqyer për ankthin, depresionin, insomian, kur merret në një dozë prej 100 mg 2-3 herë në ditë.
Barnat herbale
Barnat herbale mund të përdoren si ekstrakte të thara (kapsula, në trajtë pluhuri, çajëra), glicerite (ekstrakte glicerine) ose tretësira (ekstrakte alkooli). Cajërat duhet të përgatiten me 1 lugë çaji barnë herbale në një kupë me ujë të ngrohtë. Lëreni të ziejnë 5-10 minuta për gjethet dhe lulet; 10-20 minuta për rrënjët. Pini 2-4 kupa në ditë.
-Kohosh i zi: Lehtëson simptomat vaso-motorike dhe depresionin. “Remifemini” është ekstrakti më i testuar i kohosh-it të zi. Përdorimi afatgjatë është i sigurt; 2 ml dy herë në ditë në formën e një tretësire, ose 40-80 mg për të reduktuar afshet e ngrohta dhe për të aktivizuar sistemin nervor parasimpatetik.
-Pema Chaste: Për cikle të parregullta menstruale, mund të kërkojë deri në 6 muaj për efekt të plotë terapeutik. Doza 1 ml e tretësirës që merret 3 herë në ditë ndihmon: në mangësitë e progesteronit, për të lehtësuar ndryshimet me humorin, për të reduktuar ënjtjen e gjirit dhe mos-interesimin ndaj seksit.
-Angelica: Lehtëson simptomat vaso-motorike.
-Jamballi: Një barnë që balancon estrogjenin sidomos për stresin kronik, nuk rekomandohet për ata me presion të lartë gjaku; 250 mg tre herë në ditë, 30-60 pika tretësirë tre herë në ditë, ose 1 kupë çaj tre herë në ditë.
-Xhinko biloba: Përmirëson qarkullimin në duar dhe këmbë të ftohta; gjithashtu përdoret për të trajtuar depresionin; kërkon deri në 12 javë për efekt të plotë; 120 mg dy-tre herë në ditë.
-Formula kineze herbale e “Chih Pai Ëei Ëan ose Rhemannia ose Scrophularia”siç udhëzohet, përdoret për afsha të ngrohta, si dhe për të rritur “yin-in” e veshkës ndërkohë që reduktohet “yang-u” i tepërt.
-Curcumina: 500 mg, 3 herë në ditë për të reduktuar inflamacionin dhe prostaglandinat e dëmshme.
-Sekuoia: 50-100 pika, 1-3 herë në ditë për suportuar “yin-in” dhe për të reduktuar afshet e nxehta.
-Astragalus: 1 ml tretësirë, që merret 3 herë në ditë për të tonifikuar gjakun, përmirëson energjinë dhe staminat, ndalon djersitjen e tepërt si dhe mbështet funksionin imunitar.
-Valerian: në dozën e 1 ml tretësire, 2 herë në ditë; rikuperon sistemin nervor duke qetësuar antkhin dhe depresionin, promovon gjumin, modulon dy neurotransmitues (serotonina dhe GABA) për të reduktuar afshet e ngrohta dhe tonifikon veshkën (yin).
-“Motherwort”: në dozën e 3 ml tretësire çdo ditë për çliruar tensionin dhe stresin mendor, relakson zemrën dhe redukton antkhin, irritimet, palpitacionet dhe insominë, rrit rrjedhjen e gjakut nëpërmjet arterieve koronare për të reduktuar presionin e gjakut.
Homeopatia
Disa nga trajtimet me të zakonshme janë të listuara më poshtë. Zakonisht, doza është 12x deri në 30c çdo një deri në katër orë, derisa simptomat të largohen plotësisht.
-Mulimen: Kombinim gjerman për afshet e nxehta.
-Estrogjen homeopatik: Vetëm me recetë.
-“Ferrum fosforicum, grafite, lycopodium”: Për simptoma që ndodhin gjatë kryerjes së marëdhënieve seksuale.
-“Amyl nitrosum, lachesis, sulfur”: Për afshe të nxehta.
-Të tjera trajtime homeopatike që rekomandohen janë ato që duhet të zgjidhen bazuar në simptomat individuale duke përfshirë Sepia, Lachesis mutus, Pulsatilla, Belladona, Ferrum metallicum, Sanguinaria, Glonoine dhe Calcarea carbonica të cilat janë të gjitha trajtime që rekomandohen për afshet e nxehta.
-Nat mur, Sepia, Lycopodium, Platina, Arsenicum album, grafite dhe sulfur-janë të gjitha trajtime që rekomandohen për tharje vaginale.
Mjekësia fizike
Mjekësia fizike përfshin ushtrime fizike që janë beneficiale për të balancuar neurotransmituesit dhe për të rregulluar hipotalamusin. Të ushtroheni për rreth 40 minuta në ditë, është e rekomandueshme për të lehtësuar afshet e nxehta dhe mund të përfshijnë ecjen, çiklizimin, vrapin, joga-n dhe shumë forma të tjera. Për pagjumësinë, depresionin dhe ankthin, është e rekomandueshme që femrat të ushtrohen të paktën tre herë në javë me një total prej katër orësh ose më shumë për të rritur endorfinën dhe serotoninën.
Puna me frymëmarrjen rekomandohet më së shumti. Duke marrë frymë thellë, vetëm nëpërmjet anës së majtë të hundës, për 20 minuta dy herë në ditë; do të aktivizojë sistemin nervor parasimpatetik, do të reduktojë norefinefrinën dhe do të alkalinizojë trupin.
Meditimi për 20 minuta pëpara se të shkoni në shtrat, do t’ju ndihmojë të balanconi hipotalamusin dhe gjëndrat.
Ekspozimi ndaj dritës së diellit ose një spektri të gjërë drite në mëngjes për një orë gjithashtu është beneficiale.
Duke performuar ushtrimet Kegel çdo ditë, do të rrisni tonin e muskujve dhe qarkullimin e gjakut në vaginë dhe fshikëz, si dhe ndihmon në parandalimin e prolapsit të mitrës dhe fshikëzës.
Akupunktura
Akupunktura është një metodë e fuqishme për të balancuar energjinë e trupit dhe për të përmirësuar mirëqënien në përgjithësi. Akupunktura përmirëson çlirimin e endorfinës dhe stimulon funksionin e veshkave. Gjithashtu mund të ndihmojë në balancimin e hormoneve dhe për të çliruar simptoma vaso-motorike.
Masazhimi
Masazhimi ka një efekt sedativ dhe relaksues në sistemin nervor duke ndihmuar në reduktimin e simptomave të stresit, ankthit dhe depresionit. Masazhimi rrit qarkullimin nëpërmjet kapilarëve, venave dhe arterieve, duke rritur rrjedhjen e gjakut në muskuj dhe ndihmon në eliminimin e toksinave. Vajërat natyralë me bazë vegjetale janë lubrifikantët më të mirë dhe aromaterapia mund të përmirësojë benefitet e masazhimit.