Si ta luftojmë tendencën për të rritur peshën, nervozizmin dhe afshet e nxehta?
Ja disa këshilla :
1.Mos i kaperceni vaktet ushqimore
2.Kontrolloni sasine e ushqimit dhe mundohuni t’i zvogeloni sa te mundeni
3.Pakesoni konsumimin e yndyrnave me origjine shtazore,sallamrat,mish me yndyre,djath me yndyre ,te skuqurat etj. si dhe kontrolloni vlerat e kolesterolit qe rriten si pasoje e reduktimit te estrogjenit
4.Perdorni yndyrnat vegjetale sidomos vajin e ullirit dhe rrisni konsumimin e omega -3 : salmon, merluc, fruta te thata etj.
5. Konsumoni fitoestrogjene natyrale si soja dhe derivatet e saj te cilat mendohet se luftojne pagjumesine dhe afshet e nxehta
6. Merrni vitamina dhe minerale duke patur te pakten 2 porcione fruta dhe 3 porcione perimesh ne dite
7. Kufizoni sasine e sheqernave dhe miellin e rafinuar duke perfshire edhe lengjet me sheqer si dhe ushqimet e gatshme me miell te bardhe dhe sheqer te cilat jane pergjegjese per akumulimin e yndynave viscerale dhe rritjen e perimetrit te barkut qe rrit rrezikun per semundje kardiovaskulare
8. Perdorni miell integral dhe kornfleksa
9. Merrni sa me shume lengje vecanerisht uje minimalisht 1.5 litra ne dite
10. Merruni me aktivitet sportiv me intensitet te moderuar, ecje, not, palester, tenis , kercim. Ështe mire qe keto aktivitete te behen ne menyre te vazhdueshme .Mos harroni te ekspozoheni sa me shume ne ajer te paster dhe ne diell.
11. Tregoni kujdes për nivelin e vitaminës D pasi për shkak të mungesës të estrogjeneve mund te pasoheni me mungesën e vitaminës D që mund të çojë në shfaqjen e osteoporozës.