Si rrjedhojë e mungesës së informacionit mbi njohjen e këtyre çrregullimeve, në pjesën dërrmuese të rasteve trajtimi i tyre neglizhohet, duke e dëmtuar edhe më shumë individin, si pasojë e dëmtimeve që pëson shëndeti nervor”
Sejrie Baleta
Interviste dhene per gazeten Standart shtator 2016
Ardhja e stinës së vjeshtës dhe me bollëkun që ajo sjella pa dyshim shanset për të marrë disa kilogramë më shumë janë të pashmangshëm. Por nga ana tjetër ka persona të cilët duan ti marrin disa kilogramë dhe nuk i marrin dot. Në një intervistë për gazetën “Standard” dietologia Anila Kalleshi ka folur për çrregullimet e të ngrënit duke folur për mbipeshën, obezitetin, buliminë dhe anoreksinë nervore.
Si duhet ti kuptojmë çrregullimet e të ngrënit, si dhe në çfarë formash shfaqen?
Mediat elektronike sot krijojnë imazhe perfekte si model për shoqërinë ku ne jetojmë. Siluetat perfekte dikur të artisteve të Hollivudit apo të top modeleve të pasarelave apo në kohët e sotme të këngëtarëve shumë të famshme në botë kanë krijuar një model ndoshta jo real për shoqërinë ku ne jetojmë. Po kështu bollëku që pasoi vendin tonë pas viteve 90, larmishmëria me ushqime të shëndetshme dhe jo, bënë që një pjesë e madhe e njerëzve të kësaj epoke të përjetojnë forma të ekzagjeruar dhe të përballen me një serë sëmundjesh të cilat lidhen drejtpërdrejte me mbipeshën dhe obezitetin. Presioni për të arritur linja trupore perfekte nëpërmjet mënyrave me ekstreme të ushqyerit, shpesh herë shndërrohet në një armik të përjetshëm të shëndetit duke ndikuar në shfaqjen e probleme psikologjike, të cilat nëse nuk marrin ndihmën e duhur mjekësore në kohë mund të mbartin edhe pasoja fatale. Pjesë e këtyre problemeve janë dhe çrregullimet e të ngrënit, të cilat fatkeqësisht në ditët e sotme jo vetëm që po shfaqen në rritje, por ndikojnë negativisht në shëndetin e të rinjve. Ndër format më të shpeshta të çrregullimeve në të ngrënë janë anoreksia dhe bulimia si dhe mbipesha dhe obeziteti. Si rrjedhojë e mungesës së informacionit mbi njohjen e këtyre çrregullimeve, në pjesën dërrmuese të rasteve trajtimi i tyre neglizhohet, duke e dëmtuar edhe më shumë individin, si pasojë e dëmtimeve që pëson shëndeti nervor. Çrregullimet e të ngrënit karakterizohen nga prania e shtrembërimeve të forta në sjelljen e të ngrënit. Ndër çrregullimet më të shpeshta janë anoreksia nervore, bulimia nervore si dhe mbipesha dhe obeziteti. Anoreksia nervore shfaqet me refuzimin e mbajtjes së peshës trupore mbi peshën minimale normale dhe është një çrregullim me rrezik serioz për jetën që nuk shkaktohet nga asnjë sëmundje fizike. Anoreksia nënkupton një humbje të rëndë të oreksit me bazë emocionale, ndërsa bulimia e prejardhur nga fjalët greke “bous’ që do të thotë kafshë dhe “limos” që do të thotë uri, është e njohur si “sindroma e pastrimit”.
Cilat janë shkaqet apo faktorët që çojnë në obezitet?
Faktorët që ndikojnë në obezitet:
Mosha – dhjamosja te burrat rritet në moshën deri në 60 vjeç , kurse tek gratë rritet me kalimin e moshës .
Raca dhe vendi – tek Kaukazianët e SHBA-së obeziteti përbën rreth 20 % të tyre , ndërsa në Kaukazianët e Evropës janë të prekur rreth 40 % të tyre , në Kongo 12 % , në Kinë 7.2 % në Indi 35 % .
Gjendja ekonomiko-shoqërore : në vendet e zhvilluara me të ardhura të mira ekonomike shpeshtësia e obezitetit është shumë e madhe. Martesa është parë si faktor për shtimin në peshë . Zakone të ndryshme , mungesa e ushtrimeve muskulore , përdorimi i pijeve alkolike , përdorimi i duhanit janë faktorë të mbipeshës .
Shkaqet e obezitetit : marrja më e madhe e energjisë nga ushqimet në krahasim me ata që kanë konsum më të madh d.m.th. rriten kaloritë ushqimet e ndryshme janë të shijshme më shumë , kështu rritet sasia e yndyrave .
Faktorët gjenetike : në shumicën e rasteve me obezitet, të paktën njëri nga prindërit ka qenë obez .
Dëmtimet endokrine : obeziteti në shumicën e rasteve shoqërohet nga : hiperinsulinemia .
Cilat janë risqet e obezitetit?
Vështirësi në frymëmarrje – pa patur sëmundje pulmonare apo kardiake (në rastet kur kryen lëvizje paksa të shpejta, apo ulje e ngjitje nëpër shkallë). Kjo ndodh për shkak të lidhjes të mekanizmave ( mbipeshë ) dhe metabolik ( shtohet nevoja për oksigjen dhe nxjerrja jashtë e dioksidit të karbonit, si rezultat i metabolizmit të rritur .
Prishja e gjumit – ”Sindroma e apneas ose Sindroma Pickwick ”. Personi i dhjamosur fle gjatë ditës në pozicion ulur, duke drejtuar makinën ose në zyrë në karrige. Ka dhimbje mesi, gjunjësh që janë si rezultat i mbipeshës, shqetësime të tretjes, si rezultat i rritjes së presionit intraabdominal tek mbipeshat . Urinimi i pavullnetshëm shoqërohet sidomos gjatë kohës kur personi kollitet. Shpeshtësia e urinimit rritet më shumë me rritjen e peshës , dhe arrin 60 % tek gratë me BMI > 33.0
Gjëndrat e djersës prodhojnë më shumë djersë – kjo ndodh si rezultat i rritjes së metabolizmit sidomos në palat e lëkurës .
Shpesh herë vihet re ndjenjë lodhjeje, dëmtime të ciklit menstrual, sterilitet dhe gjendje depresioni . Dhjamosja, faktor risku për shfaqjen e gjendjeve patologjike.
Diabeti i sheqerit tipi II : 80 % e të sëmurëve që janë të prekur nga diabeti II janë obezë .
Hiperlipidemia : tek obezitët kemi rritje të triglicerideve , ulje e lipoproteinës , rritje e dendësisë së HDL .
Sëmundjet kardio-vaskulare : shumë studime epidemiologjike lidhin dhjamosjen me sëmundjet dhe vdekshmërinë nga sëmundjet nervore apo vaskulare . Përveç dëmtimit të arterieve koronare në 50 % të njerëzve ku pesha ideale rritet, në 50 % vihen re çrregullime dhe hipertrofi të barkushes së majtë , pavarësisht nga shfaqja e hipertensionit , e cila shpesh përfundon me pamjaftueshmëri kardiake .Vdekja e papritur është e shpeshtë në personat e dhjamosur , si rezultat i aritmive kardiake .
Hipertensioni : shumë studime tregojnë lidhjen midis peshës së trupit dhe hipertensionit. Shpeshtësia e hipertensionit është 2 – 5 herë më e madhe tek njerëzit e dhjamosur .
Mëlçia – dhjamosja është faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve të tëmthit.Tek femrat mëlçia e dhjamosur karakterizohet nga filtrimi i indit lipoid dhe shtimi i enzimave hepatike .
Artritet : shpeshtësia e artrozave të gjurit shtohet në lidhje me peshën trupore ( shkaqet janë mekanike ) , ndërsa osteoporoza dhe thyerjet janë më të ulëta si përqindje tek obezët .
Sindroma e Aipnisë në gjumë – karakterizohet nga mosmarrja frymë gjatë natës. Kjo simptomë është mjaft e vështirë të ekzaminohet , sepse vetëm një i tretë mund të përcaktojë mungesën e frymëmarrjes gjatë natës dhe jo personi vetë. Diagnoza shoqërohet me një gërhitje të fortë të shoqëruar me një zgjim të papritur, e cila mund të avancojë deri në edemë pulmonare,dhe gjithashtu me ndjenjë lodhjeje gjatë zgjimit në mëngjes,si rezultat i gjumit jo të qetë të natës .
Edema e gjymtyrëve të poshtme është si rrjedhojë e mosqarkullimit venoz, si rezultat i uljes së lëvizshmërisë tek obezët dhe si pasojë e presionit venoz nga depozitimi i yndyrave .
Celuliti – është ndërlikim i shpeshtë i obezitetit, i përket kryesisht gjymtyrëve të poshtme, shoqërohet me edeme dhe inflamacion, i përgjigjet me vështirësi terapisë dhe është faktor risk tek njerëzit me obezitet të lartë .
Tromboflebitet dhe trombozat – hasen shumë shpesh në personat obezë ( si edema ,mosqarkullim i gjakut ), si rezultat mekanik edhe metabolik, ku përmbledh shtimin e faktorëve të hemostazës .
Rreziku kirurgjikal : rreziqet si nga pandjeshmëria ashtu dhe nga ndërhyrjet kirurgjikale janë të mëdha tek obezët . Faktorët më të shpeshtë janë infeksionet pulmonare, traumat kirurgjikale, herniet etj.
Neoplazmat : Obeziteti shoqërohet me shpeshtësi të rritur të neoplazmave, sidomos në traktin tretës ( zorrë e trashë ), traktin gjenital ( gjoks, mitër, vezore, prostatë ) .
Çregullimet hormonale – tek obezët janë të shpeshta aminoretë. Nga mbiveshkoret kemi rritje të kortizolit – hormoneve mashkullore, ndërsa tek gratë kemi hipertrikeozë .
Shfaqje psiko-trupore : Faktorët psikologjikë dhe shoqërorë marrin pjesë në shkaqet e obezitetit. Paraqitja e jashtme luan rol të rëndësishëm psikologjik . Cilësia e jetës sipas statistikave është më e ulët tek obezët.
Vdekshmëria : Obeziteti është një faktor rreziku së bashku me hipertensionin dhe hiperlipideminë. Shtimi i vdekshmërisë që varet nga obeziteti është më i shpeshtë në moshat e reja dhe varet nga kohëzgjatja e obezitetit.
Si duhet të kuptojmë ngrënien pa kriter?
Ngrënia pa kriter natyrisht ka të bëjë me konsumimin e çdo gjëje dhe në çdo kohë pa pasur parasysh që ligji i jetës na ka përcaktuar si qenie që reflektojmë më së miri nga ana e jashtme dhe e brendshme që ne jemi ajo çfarë ne konsumojmë.
Në çfarë kushtesh këta pacientë detyrohen të kërkojnë ndihmën mjekësore?
Në të katër rastet këta paciente duhet të ndërgjegjësohen dhe të kërkojnë ndihmën e parë për të kapërcyer këtë situate.
Bulimia nervore është një ndër format më të shpeshta të çrregullimeve, konkretisht me çfarë ka të bëjë dhe si perceptohet pesha trupore tek këta individë?
Bulimia prek kryesisht femrat nga mosha 18-35 vjecare dhe shumë e rrallë tek meshkujt Është shumë e vështirë për t’u diagnostifikuar sepse bulimiket i fshehin simptomat dhe mohojnë faktin që kanë problem me të ngrënët. Ata shfaqin: Stres ekstrem për humbje në peshë. Konsumojne ushqim pa kriter. Provokojnë të vjella pas të ngrenit. Përdorin pafund laksative. Cikli menstrual i tyre është i parregullt ose zhdukjen e tyre. Ndjenja ekstreme për mënyrën e të ngrënit por qëndrimi në peshë të zakonshme. Këta persona kanë probleme pafund shëndetësore. Mungesa e ushqimit i ndalon trupit proteinat dhe pengon metabolizmin e dhjamit, që rezulton në: Rrahje zemre të parregullta që mund të shkaktojnë pushim zemre dhe vdekje – Dehidratim – Formim të gurëve në veshka dhe shkatërrim të tyre – Dobësi për shkak të degjenerimit të muskujve . Kapsllëk, rritje të qimeve në fytyrë dhe krahë, mungesë kalciumi që shkakton osteoporozën.
Parametrat e trupit të një personi i cili konsiderohet mbipeshë dhe nënpeshë?
Koeficienti i masës trupore BMI ( Body Mass Index) është një nder koeficientet që çdokush mund ta llogarisë lehtësisht si raport i peshës me gjatësinë ne katror. Kur ky raport është nën 18 ne kemi një person nënpeshe. Kur ky raport është 18-25 ky person ka një trup normal. Kur ky raport është 25-30 është mbipeshë dhe >30 është obez.
Moshat më të prekura nga obeziteti?
Fatkeqësisht po shikojmë që në fëmijëri mosha të prekura nga mbipesha.
Moshat më të prekura nga anoreksia?
18-35 vjeç.
Nga eksperienca juaj përqindja më e madhe e obezitetit dhe anoreksisë është te femrat apo tek meshkujt?
Përqindja më e madhe e obezitetit është tek femrat.
Cilat janë karakteristikat që shoqërojnë anoreksisë nervore?
Përveç problemeve të rënda psikologjike dhe emocionale që anoreksia nervore shkakton, ajo ka pasoja shumë të rënda në shëndetin fizik të njeriut. Personat me anoreksi kanë pamjen tipike “kocke e lëkure’’. Pesha trupore mund të shkoje deri në 85 % më pak se pesha e tyre normale trupore ( kanë BMI< 15 ). Kanë metabolizëm të ngadalësuar, rrahje të ngadalta të zemrës, lëkurë të thatë të ashpër, për shkak se janë të dehidratuar dhe mund të kenë dhe shenja në lëkurë, për shkak të mungesës së shtresës dhjamore poshtë lëkurës, që ka efekt mbrojtës. Numri i rruazave të bardha është shumë i ulët që rrit rrezikun për infeksione që në persona me anoreksi nervore degradojnë në problem të rëndë për shëndetin deri në vdekje. Po kështu anoreksikët kanë fryrje barku që zgjat për disa ore pas ngrënies si rezultat i metabolizmit shumë të ngadalësuar, rënie floku, çrregullim të ciklit menstrual deri në ndërprerje të tyre, nivele të ultë në proteina në organizëm si rezultat i mosngrënies, çrregullim të neurotransemtuesëve dhe si rezultat zhvillim i depresionit si dhe rënie të dhëmbëve si rezultat i dëmtimit të tyre nga aciditeti i stomakut prej vjeljeve të shpeshta. Disa këshilla të fundit për personat mbipeshë? Zbulimi i shkaktarit të mbipeshës dhe vendosja si qëllim për të luftuar me të dhe për t’a mposhtur është sfida më e suksesshme kundër mbipeshës. Dieta e balancuar dhe aktiviteti fizik janë dy aleatë shumë të rëndësishëm në këtë luftë.