Mastiti është një inflamacion (dëmtim nga infeksioni ose irritimi) i indit të gjoksit. Mund të ndodhë në rreth 1/3 e femrave në gjidhënie pas lindjes dhe atëherë merr emrin mastit nga gjidhënia. Kur mastiti nga gjidhënia është pasojë e një infeksioni, zakonisht shkaktohet nga bakterie, megjithëse edhe infeksione fungine mund të jenë shkak. Pjesa më e madhe e mastiteve nga gjidhënia ndodhin gjatë 3 muajve të parë pas lindjes, por mund të ndodhë edhe në periudha të tjera për sa kohë një femër është duke ushqyer me qumësht . Kur mastiti eshte i rende, mund te zhvillohet nje abces (mbledhje materiali te infektuar) ne gjoks.
Simptomat e mastitit nga gjidhënia
– Një gjendje e përgjithshme si lodhje
– Temperaturë
– Ajo pjesë e gjirit është e skuqur
– Ngrohje dhe forcim i gjoksit
– Dhimbje gjatë gjidhënies
Faktorë rreziku të mundshëm për të zhvilluar mastit:
– Mastit pas një shtatzanie të mëparshme
– Çarje e thithkave ose infeksione të zonës
– Përdorimi i një pozicioni të vetëm gjatë gjidhënies keshtu që gjoksi nuk zbrazet nga qumështi
– Shtrëngimi i tepërt i reçipetave që bllokon lëshimin e qumështit
Trajtimi
– Vazhdo gjidhënien dhe përdor pozicione të ndryshme gjidhënieje
– Zbrazje të vazhdueshme, të plota të gjirit të interesuar
– Vendosja e gjërave të ngrohta mbi të ose larja me ujë të ngrohtë
– Konsumimi me tepricë i lëngjeve
– Qëndrim në shtrat
– Ilaçe kundër dhimbjeve
– Antibiotikë nëse përshkruhen nga mjeku