Ja arësyet pse duhet t’i konsumoni
1.Jane burim i vitaminës C
Ato kane një sasi të konsiderueshme të vitaminës C, e cila ndihmon në parandalimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Gjithashtu forcojne sistemin imunitar, duke rritur mbrojtjen kundër sëmundjeve të ndryshme.
2.Parandalojne kancerin
Ndihmojne për të parandaluar kancerin pasi përmbajne shumë acide të dobishme për trupin e njeriut.Oksid nitrik te cilin e përmban mandarina, ndihmon në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Edhe disa studime tregojnë se konsumimi i lëngut të mandarinës mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të mëlçisë.
3.Reduktojne kolesterolin
Lëkura e mandarines ka veti për të ulur kolesterolin në gjak. Pra, nëse keni probleme, ju rekomandojmë ta përfshini atë në dietën tuaj.Disa mjekë tregojnë se mandarin përmban substanca që mund të ndihmojnë për të metabolizuar yndyrnat dhe trigliceridet, në mënyrën e duhur. Ato gjithashtu përmbajne pektin, një fibër të tretshme që ul kolesterolin.
4.Ndihmojne ne luftimin e kapsllëkut
Mandarina ka 88% ujë, gjë që e bën atë ideale për luftimin e kapsllëkut dhe dehidrimit.Ka 2 gram fibra dietike, sidomos në pjesën e bardhë të pulpës .
5.Ndihmojne ne rastet e anemise
Konsumimi i mandarinës rekomandohet, në sajë të pranisë së vitaminës C (gjysma e kërkesës ditore). Është një ushqim thelbësor për të absorbuar hekurin nga ushqimi.
6.Luftojne arteriosklerozen
Mandarina përmban nobiletin, që na lejon për të luftuar arteriosclerosen . Për më tepër, siç e kemi parë, ndihmon në reduktimin e yndyrës.
7.Ndihmojne ne uljen e tensionit te larte te gjakut
Ky frut ka lëndë ushqyese dhe minerale, të tilla si kaliumi, të cilat presionin e ulët të gjakut.
8.Ndihmojne ne humbjen e peshes
Ky frut përmban shumë fibra. Ushqimet që kanë fibra ju lejojnë të ndiheni të ngopur për më shumë kohë. Ato gjithashtu reduktojnë oreksin.Disa studiues besojnë se mandarinat janë në gjendje të ulin insulinën.
9.Ndihmojne ne shërimin e plagëve
Vaji i mandarinës është thelbësor për rritjen e qelizave dhe indeve të reja. Nëse keni plagë, mund ta përdorni për t’ju ndihmuar t’i shëroni më shpejt.Përveç kësaj, mandarina ndihmon në shëndetin e lëkurës, përmirësimin e tonit dhe shmangien e shenjave të plakjes. Këto shenja janë: rrudhat, linjat e imta dhe pikat. Në flokë frutat ndihmojnë në rritje dhe vonojnë praninë e flokëve te thinjur.