MAKRONUTRIENTËT DHE SPORTI

MAKRONUTRIENTËT DHE SPORTI

Cilësia dhe funksioni i një sërë makronutrientësh mbetet i pandryshuar për sa i përket ushqimit në rast të aktivitetit sportive; ajo që duhet të rregullohet është përqindja e ushqimeve të ndryshme në lidhje me sasinë kalorike totale të dietës. Koncepti i dietës së ekuilibruar , është një përkufizim i saktë por i paplotë, nevojitet që çdo herë që përdoret të kihet parasysh edhe destinacioni y kësaj dieteje. Ky lloj këndvështrimi duket y vështirë, por në realitet është shumë i thjeshtë. Ushqimi i ekuilibruar për një afrikan, eskimez dhe një kinez është i njëjtë? Jam e sigurtë se të gjithë do të jepnin një përgjigje negative.
Pra duhet të kemi parasysh se çdo person, në bazë të karakteristikave të tij fizike, biologjike, kuluturore, ambjentale dhe gjeografike, ka në vetvete ose ka zhvilluar, sjellje në bazë të qellimit dhe specialitetit të nevojshëm në lidhje me dietën e ekuilibruar. Siç do të shohim në kapitullin e biotipoligjisë ndikimi i sistemit nervor-endokrinal luan një rol parësor në ndarjen cilësore dhe sasiore të makronutrientëve në dietë.
Dieta mesdhetare, përbëhet nga 60% karbohidrate, 20% proteina dhe 20% yndyrna.
Këto koncepte të variacionit sasior janë në një farë mënyre më të theksuara nëse aplikohen ne botën e sportit, ku çdo atletet kërkon më të mirën e “motorit” të tij. Kemi kështu, sipas natyrës së sportit të praktikuar dhe karakteristikat e çdo individi një formë të vecantë ushqimor.
Në sporte anaerobike, dieta duhet të jetë e pasur me karbohidrate dhe proteina, me një sasi të ndryshme me yndyrna. Duhet të kemi parasysh se komponentet dietike variojnë në varësi edhe të vitit kur aplikohet. Për shëmbull, në sportet e fuqisë, në momentet jashtë stine, kur kërkohet të arrihet stimulimi t përbërësve të forcës maksimale dhe masës muskulare, dieta duhet të jetë e pasur me proteina për të favorizuar formimin e strukturave të reja qelizore , ndërsa kur do të kalohet në periudhën e performancës do të bëhet transformimi i një pjesë të kalorive totale nga proteina drejt karbohidrateve.
Në sportet kryesisht aerobike, dieta do të zhvendoset në favor të yndyrnave (vaj) dhe karbohidrate, që janë elementet kryesore të prodhimit të energjisë, nën formën e glikogjenit dhe depozitave lipidike. Kuota proteinika pakësohet në maksimum për të vepruar si element antikatabolik për oksidimin. Duhet të kemi gjithnjë, parasysh se të paktën 8-10% të kalorive të përdorura gjatë një performance aerobike është falë proteinave.
Edhe në këtë rast duhet të theksojmë se si temperatura në të cilën zhvillohet performanca është e rëndësishme për të përcaktuar furnizimin me një sërë nutrientësh, Në fakt përformancat e zhvilluara në temperatura shumë të ulta (sporte dimërore) kërkojnë një kuotë yndyrnash që arrijnë 30-35% të dietës.
Duhet theksuar se në shkencën moderne të ushqimit po vlerësohen mundësitë e nevojat e ndryshme të makronutrientëve e lidhur edhe me karakteristikat biologjike dhe personale të subjekteve. Prandaj duhet nënvizuar se koncepti i një diete të ekuilibruar është një ide e zbatueshme në varësi të personit që do ta ndjekë.
Çdo qënie njerëzorë është një tërësi e përbërë nga systemi psiko-neuro-endokrino-metabolik, i cili përcakton në mënyrë individuale karakterin, humorin, metabolizmin ( influencuar nga kultura, inteligjenca, gjenetika, eksperienca dhe ambient) i cdo personi, duke krijuar një identitet unik dhe të papërsëritshëm.
Njeriu është i përbërë nga 23 kromozome, që na klasifikojnë në të njëjtën specie. Në brendësi të këtyre kodeve, gjenden variacione të pafundme.
Është e lehtë të vihet re se, është një ndryshim paradoksal ndërmjet përqindjeve nutricionale të sugjeruara të dietës së ekuilibruar që njohim dhe llojit të të ushqyerit të ndjekur nga një eskimez sesa nga një kinez. Por edhe përtej këtyre ndryshimeve të mëdha në ushqyerje , të dyja popullatat e sipërpërmendura, gëzojnë një shëndet të shkëlqyer. Pra mund të nxjerrim si përfundim se ekzistojnë subjekte më të predispozuar për një ushqim proteinik dhe të tjerë në të cilat nevojat glicidike mbizotëron, edhe kundrejt dietës klasike të ekuilibruar.
Në bazë të kësaj filozofie janë krijuar disa lloje dietash me një përafrim të ndryshëm ndërmjet ushqimeve dhe në të cilat zbulohet nevojën e yndyrnave vegjetale, proteinave vegjetale dhe mbi të gjitha aktivitetin fizik si çelësin e kontrollit të të gjithë formës trupore.
8.2 BIOTIP MORFOLOGJIK
Diferencat ndërmjet formimeve të ndryshme kanë qënë zbuluar nga Galeno, i cili propozonte ndarjen si më poshtë:
· Temperamenti limfatik: forma të rrumbullakosura, të dobët, të squllur, lëkurë të ftohtë dhe të zverdhët, funksionet neurovegjetative janë të pakta dhe karakteri është kryesisht reflektues;
· Temperamenti sanguine: edhe këtu format janë të plota por më të tonifikuara, me lekurë të kuqe dhe të nxehtë; është shume e gjallë në veprimtari dhe ka karakter rinor dhe impulsive;
· Temperamenti biliar: shfaqet i dobët, me lëkurë të ftohtë dhe ngjyrë ulliri, funskionet neurovegjetative janë të shpejta; shfaq inteligjencë. Me karakter dëshirues, ambicioz, pasional ;
· Temperamenti melankolik: kryesisht është i dobët dhe astenik, lëkura është e ftohtë, shikimi pak ekspresiv, ka një farë ngadalësie në veprime, me karakter pesimist deri ne trishtim.
8.2.1. Biotipi i De Giovanni
Shkurtimisht, mund të theksojme se De Giovanni specifikonte në bazë të kriterit antropometrik, një ndarje në ektomorf, mesomorf dhe endomorf.
EKTOMORF
Mebatabolizmi klasik i shpejtë. i përshtatshëm për dieta hiperkalorike dhe veçanërisht hiperglicidike, normo ose hiperlipikie. Normalisht ka vështirësi në rritjen e peshës. Shtati është më superiore në largësinë e krahëve të shtrira, dhe perimetri kraharor është më e vogël se gjysma e staturës; i korrespondon strukturës së longileneo ose mikrosplankonik.
Mezomorf
Përfaqëson metabolizmin optimal dhe të bilancuar; për këtë arsye dieta e tij është e ekuilobruar dhe i përgjigjet mesatarisht mirë, ndarjes klasike në 20-20-60 yndyrna, proteina, karbohidrate. Përgjigjet mjaftueshëm mirë si në rastet e uljes dhe rritjes në peshë. Skeletisht është i ekuilibruar dhe i korrespondon normalineos. Ata kanë një ekuilibër të shkëlqyer ndërmjet aksioneve të sistemit simpatik dhe parasimpatik.
ENDOMORF
Është i njohur si metabolizmi i ngadaltë; për këtë arsye dieta është kryesisht ipokalorike, por kryesisht është iperproteinike, normolipidike. Rrit shume lehtë peshën por kryesisht yndyrnën. Shtati është I njejtë ose më I vogël me gjatësinë e krahëve të hapur, perimetri kraharor është më I madhe se gjysma e shtatit;
8.2.2. Sistemi simpatik dhe parasimpatik
Sistemi simpatik ka një aksion lipolitik që realizohet kryesisht si rrjedhojë e katekolaminës ( adrenalina, noradrenalina), e çliruar nga fibrat nervoze, nga palca e gjëndrave veshkore nëpërmjet stimujve të transmetuar në fibrat e nervave simpatik. Pasoja është rritja e rendimentit, me rritjen/përshpejtimin e metabolizmit; zemra ka një përshpejtim muskular, me takikardi dhe hipertension.
Adenalina kursen përdorimin e glukozës dhe stimulon lipozën dhe frenon sekretimin e insulinës.
Sistemi parasimpatik
Realizon një veprim ipotrofik, duke vepruar kryesisht si rritës i insulinës dhe me rritjen pasuese të susbtancave të derivuara duke siguruar një funksion optimal të proçeseve tretëse. Këta aktivizohen nga nerva që ojnë në një sekretim më të madhë të gastrinës dhe sekretinës, që favorizojnë tretjen dhe përthithjen.
Sistemi parasimpatik ka një lloj antagonizmi funksional me atë simpatik. Përcakton një kursim energjitik dhe anabolizmin; zemra pëson një ngadalësim në saj të një vazodilacioni periferik (bradikardi dhe ipotension). Në fakt sistemi është më kompleks dhe është i rregulluar falë receptorëve të ndryshëm adrenergjik dhe kolinergjik, që nuk shumë raste kanë efekte të kundërta.
error: Nuk lejohet kopjimi!