Magnezi

Magnezi

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike/Nutricioniste
Magnezi – minerali i harruar
Ky mineral është njohur që të jetë i përfshirë në jo më pak se njëzetë sisteme enzimash në trup. Një ndër më kritikët është SOD, që vepron si antioksidant, duke ndihmuar në çarmatimin e radikaleve të lira. Tek kafshët, mungesa e magnezit rezulton në reduktimin e prodhimit të insulinës. Meqënëse diabetikët kanë shpesh nivele të ulëta të magnezit, është menduar që të përfshihet për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak. Është gjithashtu përfshirë në formimin e mucopolusaccharides, një zëvendësues i kërceve. Një nga shenjat e para e lidhur me mungesës është dhimbja e nyjeve.
Magnezi nevojitet për funksionimin normal të trurit. Mungesa e tij është e lidhur me skizofreninë, sëmundjen Parkinson dhe epilepsinë. Është shpesh në mungesë në dietat dhe burimet më të mira përfshijnë frutat tropikale, arrat, farat dhe drithërat. Çaji është një burim i mirë i këtij minerali. Më pak se 5 përqind e magnezit të konsumuar në dietë është absorbuar. Në mënyrë të ngjashme, suplementet janë absorbuar dobët, format më të mira janë magnez citrate dhe magnez amino acid chelate.
error: Nuk lejohet kopjimi!