Dikur jetonin dy vellezer e nje moter. Vellezerit shquheshin per burimin e tyre te famshem me uje cudiberes,qe sheronte cdo semundje,kurse motra per bukurine e mahniteshme.Shume kishin kerkuar doren e saje,por asnje s’kishte arritur t’i fitonte zemren.Nje dite aty prane kalon nje magjistar,i cili u mahnit nga bukuria e vajzes dhe kerkoi doren e saje tek vellezerit,por ata nuk vendosnin dot.Sipas shkrimeve te magjistarit,nese vajzes me te bukur,qe padyshim ishte kjo e cila pinte uje nga pusi cudiberes i mblidheshin lotet e me to njomje buzet atehere fitoje rinine e perjeteshme.Keshtu qe,kete magjistar te vjeter,kjo gje,nuk kishte si te mos e tundonte ndaj kerkonte te martohej me vajzen,por vellezerit pyeten motren, e cila nuk pranoi kurrsesi.Kjo gje e inatosi magjistarin,i cili i ktheu vellezerit ne statuja,prane pusit;te madhin ne luan,tjerin ne ari,kurse motren e tyre ne nje peme arre deget e se ciles benin hije mbi pus.Pusit i vuri nje pllake te rende guri,qe askush te mos e hapte dot,kurse kulles se tyre u mbylli me gure dyer e dritare duke e lene te shkrete dhe iku.
Qe atehere askush nuk piu me uje nga ai pus e per vellezer e moter linden shume gojedhena.
Kaluan vite e vite;toka sa vinte e thahej e njerezit vdisnin nga semundjet e shpeshta,por midis tyre ishte rritur nje djale i pashem,trim e i zgjuar,te cilin e kishin ushqyer edhe gojdhenat per kete pus cudiberes,per vellezerit dhe motren e tyre dhe u nis ta gjente.Fjala-fjale e hap pas hapi mberriti atje.Ishte ashtu sic ia kishin pershkruar ;nje pus i mbyllur plotesisht,prane tije dy statuja;nje luan dhe nje ari dhe mbi ta bente hije nje arre e madhe.U mundua te hapte gryken e pusit,por ishte e pamundur pasi pllaka ishte teper e rende.Kaluan ore e ore e u tha per uje,por asgje.befas, aty,qaset nje plak i cuditshem.
–C’po ben,o trim?–e pyeti ai.
–Kam nenen semure e vec uji i ketij pusi,kam degjuar,se e sheron,por qenka e pamundur te luash gurin.–i thote djali.
–Ka vetem nje menyre.–i flet plaku.
–Cila?
–E sheh kete arre?Ne maje te saje eshte nje kokerr,qe nuk bie dimer-behar.Merre ate dhe te mesoje te tjerat.
Djali ngriti syte lart dhe pa se,vertet,ne nje dege te holle ne maje fare,qendronte nje kokerr e vetme e parene.Mendoi nenen e semure dhe nxitoi e hipte.
–Po te lajmeroje,–i tha plaku–ajo dege e holle lejon te qendroje vetem ate,qe do pema ne te kundert do te te flake tutje e do lutesh te jesh gjalle.
Djali s’u mendua gjate,por pushtoi pemen dhe filloi te ngjitej.Dege-dege arriti ne maje;dega e holle ishte e gjate e kokrra e arres nuk kapej pa u kacavjerre ne te,por ata,qe e kishin prekur me pare ,sapo kjo gje ndodhte,pema behej e gjalle e i hidhte perdhe.
–Te lutem,–mendoi djali,–nena po vdes,nje pike uje dua,asgje tjeter.
Mbylli syte dhe preku degen e holle;asgje nuk ndodhi.Pema kishte pare zemren e tije.Dalngadale arriti ne maje,zgjati doren dhe preku kokrren e arres.Hezitoi pak e pastaj e keputi.Me po te njejtin kujdes zbriti dhe iu afrua plakut,te cilit i shkelqenin syte.
–E mora-tha djali,-po tani?
–Afrohu tek kulla dhe thyje arren dhe haje.Do te te hapet nje porte.Vetem ai,qe morri arren mund te hyje atje.Brenda do te shfaqet nje dhome,muret e se ciles jane mbuluar me rrenjet e kesaj arre.Gjej rrenjen e arte,preje dhe mbushe shtamen,qe eshte aty me lotet e kesaj rrenje.Pastaj do te te them une c’te besh.
Djali beri ashtu sic i tha.U afrua tek kulla prane pusit dhe theu arren.Hengri thelpijte e saje dhe befas u hap nje porte.Me kujdes hyri brenda dhe u gjend ne nje dhome e cila ishte ashtu sic e kishte pershkruar plaku misterioz.Kerkoi pak dhe prane vatres ne ane te se ciles ishin dy frone bosh dalloi rrenjen e arte.Mori shtamen,qe ishte aty prane dhe pasi preu rrenjen filloi te mbushte me lotet e rrenjes,qe binin pik-pik.Pak kohe me vone shtama u mbush,por befas ne mes te dhomes u shfaq nje zane.
–Perse i do ato lot?–e pyeti zana?
Djali i tregoi per nenen e semure e per fjalet e plakut
–Mos i beso atij!-foli zana–Ai eshte magjistari,qe ka kthyer ne gur vellezerit dhe ne arre motren,lotet e se ciles i do per rinine e perjetshme.
–C’te bej?–pyeti djali.
–Duhet vetem te sperkasesh me lotet e rrenjes se arres te dy statujat e ngurta.-tha zana dhe u zhduk
Djali u mendua nje cope here pastaj mori nje tjeter shtame bosh dhe duke fshehur ate plot u afrua tek dera.
Plaku i cuditshem e pa dhe i foli;
–Ma jep mua shtamen,nese do te dish.
Djali u ndal te porta dhe i foli;
–Me thuaj si ta heq pllaken pa te jap shtamen.
–Me jep shtamen ndryshe nuk del i gjalle.–foli plaku dhe u kthye ne perbindesh.
Djali i flaku tej shtamen bosh dhe vuri re se bisha nxitoi ta kapte me friken se binte pertoke e thyhej.Ateher djali nxitoi dhe u afrua tek pusi;sperkati me pare luanin e gurte e me pas ariun.Befas guret levizen e u shnderruan ne diva te fuqishem;njeri me shpate ne dore,kurse tjetri me topuz te rende.Bisha u shtang kur i pa ,por s’mundi t’u shpetonte furise se dy vellezerve.te cile e vrane ate.Ne grahmat e fundit bisha u kthye ne magjistarin plak,varesja e te cilit mbante zemren e motres se dy vellezerve.Ia moren ate dhe e futen ne nje zgaver te vogel ne trungun e arres.Arra filloi te gjallerohej,te lulezonte e ne pak u kthye ne nje vashe te bukur.
Djali shtangu nga gjithe c’kishte pare.Dy vellezerit dhe motra e tyre u afruan dhe e pyeten;
–C’deshiron orej nesh o trim i mire?
–Kam nenen semure dhe me duhet pak nga uji cudiberes i pusit tuaj.
Vellezerit i rrrahen shpatullat,levizen pllaken e gurte e pasi i mbushen nje shtame me uje ia dhane motres se tyre duke i thene;
–Ky uje dhe lote e rrenjes se arres do ta sherojne ate nene…
Djali dhe vajza u pane ne sy te njeri-tjetrit dhe tashme kishin kuptuar se fati i kishte lidhur perjetesisht…