Llojet  e  trupave

Llojet  e  trupave

Matni masën e pulsit tuaj të djathtë dhe pjestoni gjatesinë trupore tuajën me perimetrin e pulsit tuaj.
Psh 156 cm gjatësia pjestohet për 15.5cm dhe del 10.06
Tipi Femrat Meshkujt
Tipo Longilineo

(linja të holla)

më shumë se 10.9 më shumë se 10.4
Tipo Normolineo

(linja normale)

ndërmjet 10.9 – 9.9 ndërmjet 10.4 – 9.6
Tipo Brevilineo

(linja të mbushura)

më pak se 9.9 më pak se 9.6

Klasifikimi shkencor i formës së përgjithshme të trupit është i përcaktuar nga kombinimi i karakteristikave të caktuara fizike. Genet përcaktojnë llojin e trupit, dhe në këtë mënyrë formën e trupit që ju do të keni nga lindja e deri në moshën e rritur. Tipi i trupit kurrë nuk mund të ndryshohet, madje as nëpërmjet trajnimeve. Por nuk ka rëndësi se çfarë lloji trupi ju posedoni, ju mund të humbni peshë relativisht shpejt me zgjedhjen e duhur të ushqimeve dhe sekretet per të djegur dhjamin!

3  llojet themelore të formave trupore
– Endomorf
– Ectomorf
– Mesomorf

Është e rëndësishme të theksohet se është shumë e rrallë për një individ të  tregojë  karakteristikat 100% për llojin e trupit të tij.  Tek  të gjithë shfaqen disa karakteristika nga çdo formë trupore , edhe pse një lloj zakonisht do të dominojë.

-Trupi Endomorf  karakterizohet nga një trup me kocka, trung dhe kofshë të mëdha, fytyrë të rrumbullakët, si dhe karakterizohet nga një shkallë e lartë yndyre të natyrshme të trupit, veçanërisht rreth barkut. Endomorfet zakonisht luftojnë për të kontrolluar peshën e tyre për shkak të një ritmi të ngadaltë metabolik  ndryshe nga llojet e tjera të formave trupore. Për këtë arsye, një endomorf duhet të jete  i  kujdesshëm në zgjedhjet e tij ushqimore. Trupat endomorf duhet të zgjedhin ushqime me kalori të ulët në mënyrë që trupi  t’i përdorë  më shpejt këto. Humbja e  peshës mund  të bëhet më e lehtë në qoftë se në  dietën e tyre do të konsumojnë kryesisht fruta dhe shumë perime. Karbohidratet komplekse mund të përfshihen edhe pse në pjesë më të vogla për të mbajtur kaloritë nën kontroll. Proteinat në dietë duhet të vijnë nga ushqime të tilla si pulë pa dhjamë, gjel deti,  peshk , tuna, etj.. Dieta tipike duhet të përmbajë afërsisht : proteina 30%, karbohidrate 60% dhe 10% yndyra. Një endomorf duhet të mbështetet në ushqime me kalori të ulët që të mund të treten në trup shpejt. Trupi i llojit endomorf mund të gjejë vështirësi në humbjen e peshës. Dieta e saktë dhe ushtrimet fizike për llojin e trupit endomorf  luajnë një rol të rëndësishëm në humbjen e peshës.Personazhe  famozë me trup endomorph janë: Jennifer Lopez, Beyonce, Shakira, Sofia Vergara, Marilyn Monroe, Oprah Winfrey, Sophia Loren, Queen Latifah, Kate Winslet, Rusell Crowe, John Goodman, Jack Black, Robin Williams, Danny DeVito.

-Trupat  Mesomorf  janë të prirur të kenë llojin më të mirë të trupit për kontrollin e peshës. Ata  kanë një figurë natyrore, mbahen në formë perfekte si rrjedhojë e metabolizmit  të shpejtë. Sejcili ka potencial fizik për të zhvilluar formë të madhe trupore , kështu që nuk ka rëndësi se me çfarë lloj trupi ju keni lindur. Kjo është thjesht një rast në të cilin “rregulla të ndryshme” zbatohen për çdo lloj trupi. Trupi Mesomorf  karakterizohet nga shpatulla të gjerë, bel të ngushtë, muskuj të mëdha dhe metabolizëm të shpejtë për shkak të sasisë të muskujve. Mashkulli mesomorf  duket si një person me muskuj natyral me një fizik të rëndë dhe sportiv. Trajnimi i trupit tek  trupi mesomorf nuk është i lehtë. Për këtë është e nevojshme  pak kohë dhe përpjekje.

Personazhe  famozë me trup mezomorf janë: Arnold Schwarzenegger, Sylvester Stallone, George Clooney, Bruce Wills, Andre Agassi, Mark Wahlberg, Sarah Jessica Parker, Tina Turner, Jerry Hall, Jennifer Garner, Angela Bassett, Gabrielle Reese, Anna Kournikova, Madonna, Yasmin le Bon, Gloria Estefan, Halle Berry

-Trupi Ectomorf  karakterizohet nga një pamje e hollë dhe lineare. Ata shpesh posedojnë bel, ije dhe shpatulla të ngushta dhe kanë një përqindje të ulët yndyre, pak muskuj, metabolizëm ultra të shpejtë. Trupat Ectomorf nëse janë të lënaqur me format e tyre trupore u nevojitet të shtojnë masën muskulare.Dieta për këto lloj trupash duhet te konsistojë në ushqime me vlera të mëdha ushqimore dhe hiperkalorike. Duhet të konsumojnë sa më shumë arra, fara luledielli, fruta të thata dhe perime me përbërje niseshteje.

Në qoftë se nuk arrini të fitoni peshë, një ide e mire do të ishte një vizitë tek mjeku i cili do të zbulonte shkaktarët e mosshtimit në peshë. Ju mund të keni problem me hipertiroidizmin për këtë përjetoni humbje peshe, dhe nuk jeni në gjendje për të fituar peshë dhe jeni të prirur të jeni hiperaktivë dhe mjaft nervozë.

Personazhe  famozë me trup Ectomorf janë: Brad Pitt, Bruce Lee, Chris Rock, Toby Maguire, Edward Norton, Kate Moss, Gisele Bündchen, Nadja Auermann, Audrey Hepburn, Thandie Newton, Cameron Diaz, Whitney Houston, Calista Flockhardt.

Tabela e % yndyrore              Femrat          Meshkujt                     

Yndyrëra Esenciale                10 – 13%               2 – 5 %   

Tule (trup atleti)                    14 – 20%               6 – 13%

Mesatarja (Fitnes)                21 – 24 %              14 – 17%

E pranueshme                       25 – 31%               18 – 25%

Obezë                                     ≥32%                     ≥26%

 

Tabela e përqindjes ujore, përqindjes muskulare, nevojat ditore energjike, përqindjes të sistemit skeletor

 

Seksi Mosha % e Ujërave % e Muskujve Kaloritë (kcal) % e Skeletit
<12 vjeç 54 deri 65 24 deri 34 1500-2000 15 deri 19
12 deri 16 vjeç 54 deri 64 28 deri 38 2000-2400 15 deri 19
Femrat 16 deri 39 vjeç 50 deri 60 32 deri 38 2000 15 deri 19
40 deri 60 vjeç 45 deri 55 30 deri 36 1800 15 deri 19
mbi 60 vjeç 40 deri 55 29 deri 35 1600 14 deri 18
<12 vjeç 56 deri 67 25 deri 36 1600-2200 15 deri 19
Meshkujt 12 deri 16 vjeç 58 deri 69 32 deri 44 2200-2700 15 deri 19
16 deri 39 vjeç 55 deri 65 38 deri 44 2300 16 deri 20
40 deri 60 vjeç 50 deri 60 38 deri 42 2100 16 deri 20
mbi 60 vjeç 45 deri 60 34 deri 40 1800 15 deri 19

 

Tabela e peshave trupore
gjatësia meshkujt femrat
të hollë mesatar të mëdhenj të hollë mesatar të mëdhenj
1,52 _______ _______ _______ 47.6-51.3 50.8-54.4 54-58.5
1,55 _______ _______ _______ 48.5-52.2 51.7-53.3 54.9-99.4
1,58 52.5-56.5 56.3-60.3 59.5-64.5 49.9-53.5 53.1-56.7 56.3-61.2
1,60 54-58 57.5-61.5 60.3-65.3 51.3-54.9 54.4-58.1 57.6-62.6
1,63 55.3-60 59.0-63.5 62-67.5 52.6-56.7 56.3-59.9 59.4-64.6
1,65 57-61.5 60.8-65.3 64-69.5 54-58.1 57.6-61.2 60.3-65.8
1,68 58.5-63.1 62.2-66.7 65.8-71.2 57.2-61.7 60.8-65.3 64.4-69.9
1,70 60.3-65 64-68.5 67.6-73.5 58.5-63.1 62.2-66.7 65.8-71.7
1,73 61.7-66.7 65.8-70.8 69.4-75.3 60.3-64.9 64-68.5 67.6-73.5
1,75 63.5-68.5 67.6-72.6 71.2-77.1 63.1-68 67.1-71.7 70.3-76.7
1,78 65.3-70.3 69.4-74.4 73-79.4 64-69.4 68.5-73.9 72.6-78.9
1,80 67.1-72 71.2-76.2 74.8-81.7 _______ _______ _______
1,83 69-74.5 73-78.5 76.7-83.9 _______ _______ _______
1,85 71.2-76.7 75.3-80.7 78.9-86.2 _______ _______ _______
1,88 74-79.5 77.6-83.5 81.2-88.9 _______ _______ _______
1,90 76.2-81.7 79.8-85.7 83.5-91.6 _______ _______ _______

 

error: Nuk lejohet kopjimi!