Cfarë është lipedema?
Shpesh ngatërrohet me obezitetin ose shtimin e pazakontë të peshës, lipedema është një sëmundje ruajtëse e yndyrës që prek më së shumti femrat. Duke prekur rreth 17 milion femra në SHBA dhe 370 milion femra anë e mbanë botës, lipedema zakonisht ndodh pas pubertetit ose gjatë të 20-tave. Ky crregullim prek këmbët dhe krahët, duke shkaktuar akumulim anormal të qelizave yndyrore që prodhojnë një pamje të pakëndshme. Gjendet një komponent gjenetik në gjysmën e rasteve të lipedemes, dhe jo thjesht të qenit mbi-peshë apo jo në formë- është një disproporcion në zonat e prekura të trupit. Eshtë një gjendje që sjell jo vetëm rritjen më shumë sec duhet të qelizave yndyrore por gjithashtu ka një komponent limfatik ose vaskular me ënjtje.
Cilat janë simptomat?
Lipedema shkakton ënjtje në këmbë dhe zhvillon pamjen e këmbëve (si pemë apo si kolonë). Shfaqet si një ruajtje e yndyrës në disproporcion me shumë enjtje ( e njohur edhe si edema jo e keqe). Përvec ënjtjes, pacientët gjithashtu përjetojnë simptomat si tendosja, dhimbje ose të nxira. Këto pacientë jo vetëm që vuajnë nga efekti jo-estetik i sëmundjes, por gjithashtu vuajnë dhe në stilin e tyre të jetesës.Pasi simptomat përkeqësohen, ato fillojnnë të ndikojnë në cilësinë e jetës së pacientit, duke shkaktuar probleme me lëvizjen, që gjithashtu ndikon në aftësinë për t’u ushtruar gjithashtu. Në fazat e mevonshme të sëmundjes, disa pacientë perfundojnë në karrige me rrota. Meqë lipedema është relativisht e panjohur, shpesh nuk diagnostikohet si duhet. Shume doktorë i diagnostikojnë pacientët si obezë dhe i keshillojnë ata të humbin peshë. Një gjë që doktorët nuk e dine eshtë që lipedema është rezistente ndaj dietës dhe ushtrimeve-zonat e trupit që janë të prekura nga lipedema nuk ndryshojnë pa trajtimin e duhur. Këto diagnoza të gabuara bejnë që pacientët të vazhdojnë jetën e tyre me idenë e obezitetit, ndërkohë që simptomat vazhdojnë të përkeqësohen dhe pesha mbetet e paqëndrushme.
A mund të trajtohet lipedema?
Përpos pjesës se diagnostikimit të gabuar, shumë pacientëve me lipedemë iu është thënë që nuk ka një kurë të vërtetë për këtë sëmundje. Shtylla e trajtimit mjekësor ka përdorur medikamente për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit, ënjtjes dhe shqetësimit që këta pacientë mund të përjetojnë. Terapi të tjera jo-invazive – të tilla si terapia e ngjeshjes, e cila përfshin pompat ngjeshëse ose kullimin manual limfatik (MLD) – janë vetëm të përkohshme. Ndërsa këto terapi mund të lehtësojnë përkohësisht simptomat e lipedemës, ato nuk po ndryshojnë vërtet procesin e sëmundjes në terma afatgjatë. Kura e mundshme e vërtetë është “liposuction”. Kjo procedurë kirurgjike heq të gjitha indet yndyrore të sëmura nga trupi. Megjithatë nuk është kirurgji tipike e liposuktit.Shumë kirurgë janë jo-të gatshëm të kryejnë liposuction për lipedema sepse zonat e prekura janë shumë të vështira për t’u trajtuar. Kycët, kofshët janë zonat që kirurgët kanë si tendencë t’i shmangin edhe në pacientët pa-lipedemë. Meqënëse këto zona janë më të prirura për të shfaqur parregullsi dhe teknikisht janë të vështira për t’u trajtuar, është esenciale që dikush me eksperiencë të gjatë të performojë kirurgjinë. Pas heqjes së indeve të yndyrës nëpërmjet kirurgjisë së liposuktit, ënjtja në këta pacientë reduktohet në masë të madhe. Ato përjetojnë shpejt një rezolucion të simptomave të tyre, si dhimbja kronike dhe parehati. Lipedema është një gjendje shëndetësore pak e njohur që prek miliona gra në mbarë botën.