Lëngje për pastrimin e trupit
Po ndiheni të fryrë dhe në parehati me peshën tuaj? Mund të jetë e vështirë kjo situatë duke marrë parasysh frikën dhe dëshirën për më tepër ushqim, por është gjetur një zgjidhje perfekte për problemet tuaja të shtimit të peshës: lëngje për pastrimin e trupit që do të normalizojnë sistemin tuaj dhe do t’ju “karikojnë” me energjinë e nevojshme për të arritur synimet tuaja. Përgatituni të detoksifikoni trupin tuaj me këto 6 receta lëngjesh, të preferuara nga yjet e famshëm të Hollywood-it.
1. “The Gateway Cleanse”
E para e tre niveleve të pastrimit të BluePrintCleanse, “Renovation” është për fillestarët dhe është dizenjuar për të hequr qafe butësisht papastërtitë e trupit duke përdorur lëngje frutash dhe perimesh 100% organike, të papërpunuar dhe të freskëta. Shishet janë sipas rradhës që duhet të konsumhen dhe lëngjet janë të bëra me fruta dhe perime që përfshijnë perime jeshile me gjethe, ananas, panxhar dhe të tjera. Nutrientët shkojnë direkt në rrjedhën e gjakut, duke ushqyer qelizat tuaja brenda 10-15 minutave që ju ndihmojnë të arrini një balancë alkaline ndërkohë që normalizohet tretja dhe metabolizmi.
Yjet që e pëlqyen: Blake Lively, Olivia Wilde
2. “The Reset Cleanse”
“Ritual Wellness” me bazë në Kaliforninë jugore ofron një set ku ka një llojshmëri prej 6 lëngjeve, të cilat janë të mrekullueshme për ata që janë në hapat fillestarë. Në mënyrë efektive largon toksinat dhe normalizojnë trupin dhe mendjen tuaj. Lëngjet variojnë në ato perime që janë vendase, të sezonit dhe 100% organike. “Pas një pastrimi 3-ditor do të ndiheni sikur keni lindur nga e para”-thotë bashkëthemeluesi i Ritual Wellness, Lori Kenyon. Me tej shton: “Pushimi që i keni dhënë sistemit tuaj tretës ka lejuar që trupi juaj, vecanërisht zorrët, mëlcia dhe veshkat të largojnë toksinat. Shumë njerëz gjithashtu raportojnë që kanë një lëkurë të shkëlqyer dhe ndihen më pak të fryrë, dhe shumë benefite të tjera.
Yjet që e pëlqyen shumë: Sofia Vergara, Kim Kardashian
3. “The Zen Cleanse”
“Z.E.N Foods” ofron një pastrues të toksinave të trupit të quajtur “Rejuvenate” që përdor perime jeshile dhe fruta në një varietet të 20 lëngjeve për t’ dhënë aftësinë trupit të rikthehet në normalitet. Mariana Rossano, presidente dhe CEO e “Z.E.N Foods” më tej shton-Duke pirë nutrientë të pastër nga lëngjet e shtrydhura është një mënyrë që të riktheheni sërish në normalitet dhe ju jep aftësinë për të rimenduar sërish cfarë duhet të konsumoni në të mirë të trupit tuaj. Megjithëse humbja e peshës nuk është qëllimi direkt, zakonisht është një nën-produkt i pastruesit dhe klientët kanë humbur disa kile gjatë periudhës 5-ditore.”
Yjet që e pëlqejnë: Lisa Rinna
4.Pastruesi 24-orësh
Perfekt për fillestarët, Lëgu i “Cooler Cleanse’s juice for a day” siguron një mënyrë miqësore për të përjetuar fuqinë e lëngjeve të papërpunuara në vetëm një ditë. Menuja konsiston në 6 pije, të cilat i konsumoni cdo dy orë për të arritur një total afër 1000 kalorive. Bashkë themeluesi i “Cooler Cleanse”, Eric Helms shprehet: Thjesht zvëndësoni vaktet tuaja të rregullta me këto 6 lëngje për një ditë që do t’ju lërë me një version “super-të karikuar” të vetes suaj.
Yjet që e kanë pëlqyer: Salma Hayek
5. “The Revitalizing Cleanse”
Duke përdorur formula që përfshijnë prodhimin e lëngut 100% organik, “Juice Press’s Six Juice Cleanse” është i mbushur me enzima jetësore dhe një spektrum të plotë të nutrientëve, proteinave, karbohidrateve, H20, yndyrnat, vitaminat dhe mineralet. Marcus Antebi, themelues dhe CEO i “Juice Press” shprehet: Kale është bërë një përbërës popullor pasi është i pasur në hekur dhe fibra, i ulët në kalori dhe një anti-inflamator i shkëlqyer. Xhinxher dhe limoni promovojnë imunitet dhe ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut. Ananasët dhe mollët ndihmojnë në procesin e tretjes, ndihmojnë në luftimin e viruseve dhe sigurojnë rritje të energjisë.
Yjet që e kanë pëlqyer: Kate Hudson, Renee Zellweger
6. “The Balancing Cleanse”
Nëse doni të përjetoni një nivel tjetër të pastrimit të trupit, program i “Pressed Juicery’s Cleanse 2” mund të jetë i duhuri për ju. Duke përmbajtur dy lëngje, dy lëngje qitroje, një lëng rrënje dhe qumësht bajameje me vanilje, pastruesi vjen në një shishe klorofili H2O për të siguruar hidratim shtesë dhe ushqyerje përgjatë gjithë ditës dhe një shishe Aloe Vera H2O që merret përpara se të shkoni në shtrat për të ndihmuar me tretjen. “Të gjithë përbërësit janë fruta dhe perime, së bashku me super ushqime dhe erëza duke përfshirë piperin e kuq, kakaon dhe kanellën. Shumë njerëz besojnë që shëndeti fillon në zorrën e trashë dhe duke i ofruar sistemin tretës një pushim, trupi ynë merr një shans që të normalizohet vetvetiu. Benefitet janë të pafundme-thotë bashkëthemelusi i “Pressed Juicery”, Carly Brien.
Yjet që e kanë pëlqyer:Molly Sims