Majdanozi është shumë i shëndetshëm në vetvete,por mund të përfitojmë më shumë nga efektet e saj të dobishme duke e konsumuar si lëng. Lëngu majdanozit është i pasur me antioksidantë,minerale,vitamina,dhe substanca të tjerë të dobishme për shëndetin tonë.
1) MBRON ZEMRËN
Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave C,E,betakaroten,dhe antioksidantë të ndryshëm. Përveç kësaj ai përmban një burim folati ,elemente që kundërshtojnë përhapjen dhe efektet e molekulave homocisteine që nëse nuk kontrollohen mund të shkaktojnë dëme në enët e gjakut.
2) TRAJTON DHE NDALON INFLAMACIONIN
Faktorët që shkaktojnë inflamacion kronik janë të ndryshme por më të zakonshmet janë: stresi,jeta joaktive,zgjedhje të gabuara të ushqimeve,etj. Lëngu majadanozit është nje mjet i shkëlqyer anti inflamator natyrale.
3)TRAJTON SËMUNDJEN E VESHKAVE
Veshkat janë organe të rëndësishme që ndihmojnë trupin të pastrohet nga toksinat ,për të filtruar gjakun dhe për të ruajtur ekuilibrin acidbazë. Lêngu majdanozit është shumë i mirë për të pastruar organet e brendshme por edhe për të trajtuar infeksione të veshkave. E furnizon trupin me lëndë esenciale të domosdoshme si vitaminat C,B,sodium,potasium.
4) NDIHMON LËKURËN
Mundëson prodhimin e sebumit dhe ështê e mirë sidomos për personat me fytyrë të yndyrshme. Ndalon që poret të përhapen dhe të zvogëloj rrezikun e akneve. Vetitë e tij antioksiduese të mbështetura nga prania vitaminës C dhe zinkut,mbron fytyrën.
5)NXIT RRITJEN E FLOKËVE
Përveç përshpejtimit të shpejtësisë së rritjes së flokëve,lëngu majdanozit gjithashtu pêrmirëson qarkullimin e gjakut duke siguruar që flokët të duken të natyrshëm,me shkëlqim dhe të shëndetshëm. Bakri dhe zinku që përmban majdanozi na i mbron flokët dhe nga dëmtimet e diellit.
6) EFEKTET ANËSORE TË LËNGUT TË MAJDANOZIT
Edhe bimët aromatizuese mund të ken efekte anësore. Majdanozi nuk është përjashtim. Duhet ta shmangin gratë shtatëzëna,njerzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut ose diabetit.
Nëse dëshironi të konsumoni lëng frutash çdo ditë dhe ndërkohë dhe vuani nga një sëmundje ose merrni medikamente, gjithmonë e mira është të konsultohemi me mjekun tonë të familjes.