Legjendat e Panelit të Diskutimit të Konferences te “Lifestyle Medicine 2018”

Legjendat e Panelit të Diskutimit të Konferences te “Lifestyle Medicine 2018”

“Lifestyle Medicine si rrugë drejt barazisë shëndetësore: Të angazhoni komunitetin në “Lifestyle Medicine”
Sipas raportit të vitit 2016 të “National Healthcare and Quality Disparities” , pabarazitë vazhdojnë të mbeten në raca, etni, grupit të të ardhurave dhe statusit të sigurimeve. Këto pabarazi janë për shkak të disa faktorëve të ndërlikuar duke përfshirë “përcaktuesit shoqërorë të shëndetit dmth: kushtet në mjediset ku njerëzit lindin, jetojnë, mësojnë, punojnë, luajnë dhe mosha që ndikojnë në një gamë të gjerë të shëndetit, funksionimit dhe në cilësinë e rezultateve të jetës dhe rreziqet që mbartin”.
Faktorët e rrezikut të bazuar në stilin e jetesës janë shkaqet kryesore të vdekjes në vendet e industrializuara dhe dalin si faktorë kryesorë të rrezikut në shumë vende në zhvillim. Njerëzit e pakënaqur dhe të pambrojtur me burime të ulëta janë të ndikuar në mënyrë jo-proporcionale nga sëmundjet e parandalueshme të stilit të jetesës, por kanë më pak të ngjarë të kenë qasje në këshillimin e stilit të jetesës të bazuar në dëshmi.

“Lifestyle Medicine” në komunitetet e dobëta mund të jetë një rrugë efektive “emërues i përbashkët” për të arritur barazinë shëndetësore, për të eliminuar pabarazitë dhe për të përmirësuar shëndetin ekonomik dhe social të kombit tonë si një e tërë. Sidoqoftë, promovimi i ndryshimit të stilit të jetesës në mjedise me resurse të ulëta dhe të ndjeshme kërkon një qasje shumë-nivelore, të përgjegjshme nga ana kulturore dhe një qasje”jashtë-kutisë”. Komuniteti i angazhuar i “Lifestyle Medicine” i vendos këto pjesë së bashku me synimin për të dërguar “Lifestyle Medicine” për komunitete më të shëndetshme dhe për më mirë. Përmes këtij workshop-i, ne synojmë të trajnojmë njerëz në procese efektive të cilët mund të ndërtojnë shëndetësinë në komunitetet më të prekshme.
Objektivat e të mësuarit:
-Të përshkruani rëndësinë e ndërhyrjeve të “Lifestyle Medicine” në komunitetet e prekshme dhe se si ajo mund të promovojë një barazi shëndetësore.
-Të listoni sfidat kyçe të praktikuesve të LM dhe mitet e “Lifestyle medicine”, si dhe se si ato mund të adresohen
-Të definoni themelet e “Lifestyle Medicine”, përfshirë kompetencën kulturore, vetë-efikasiteti, empatia dhe qendërzimin.
-Të angazhoheni në dialogje dhe bashkëpunime me të tjerët (SHBA dhe kudo në botë) për të ndërtuar një stil jetese të shëndetshëm.
-Të dini si të implementoni qasje që lidhen me promovimin e barazisë shëndetësore në zonat e prekshme, duke përfshirë ndërhyrjet shumë-nivelore, ndërsektoriale dhe kulturore
-Të jeni të aftë të kuptoni, të aplikoni dhe të ndërtoni mbi “bazën e mjeteve” themelore të aktiviteteve dhe proceseve të bazuara në dëshmi për promovimin e shëndetit të popullatave të pambrojtura përmes ndryshimit të stilit të jetesës, të tilla si vlerësimet e rreziqeve të shëndetit dhe planet e veprimeve shëndetësore
-Të kuptoni si të përshtasni kompetencat e “Lifestyle Medicine” në mjedise të ndryshme

Legjendat e Panelit të Diskutimit të Konferences te “Lifestyle Medicine 2018”

Moderator: Michael Greger, MD, FACLM
Panelist: Caldwell B. Esselstyn, Jr, MD, FACLM
Panelist: Dean Ornish, MD
Panelist: T Colin Campbell, PhD

Legjendat e “Lifestyle Medicine”, Dr. T. Colin Campbell, Dr Caldwell Esselstyn, Jr. dhe Dr Dean Ornish, të udhëhequr nga moderator Dr Michael Greger, adresojnë arritjet e tyre në avancimin “Lifestyle Medicine” përgjatë 4 dekadave të fundit, sfidat që kanë hasur në karrierat e tyre dhe vizionet për të ardhmen e “Lifestyle Medicine”.

Objektivat e të mësuarit:
-Të përmblidhni kontributet e shquara të Dr. T. Colin Campbell, Dr Caldwell Esselstyn, Jr. dhe Dr Dean Ornish në fushën e “Lifestyle Medicine”.
-Të kuptoni faktorët që kanë influencuar në karrierat dhe kërkimet e tyre.
-Të njihni perspektivat e ndryshme dhe impaktet e “Lifestyle Medicine”, nga shëndeti personal drejt shëndetit mjedisor.
-Të identifikoni drejtimet për implementimet dhe kërkimet e ardhshme të “Lifestyle Medicine”.

Dean Ornish, MD, është themelues dhe president i Institutit të Kërkimeve të Mjekësisë Parandaluese në Sausalito të Kalifornisë. Ai është profesor klinik i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko. Ornish mori trajnimin e tij mjekësor në mjekësinë e brendshme nga Kolegji i Mjekësisë në Baylor, Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts. Ai mori një diplomë Bachelor në “Humanities summa cum laude” nga Universiteti i Teksasit në Austin.
Për më shumë se 32 vjet, Ornish ka drejtuar hulumtime klinike që demonstrojnë, për herë të parë, se ndryshimet gjithëpërfshirëse të stilit të jetesës mund të fillojnë të ndryshojnë edhe sëmundjet koronare të rënda të zemrës, pa ilaçe ose kirurgji. Ai drejtoi provën e parë të kontrolluar e të rastësishme, duke demonstruar se ndryshimet gjithëpërfshirëse të stilit të jetesës mund të ndalojnë ose të ndryshojnë progresin e kancerit të prostatës në fazën e hershme. Hulumtimi i tij tregoi se ndryshimet gjithëpërfshirëse të stilit të jetesës ndikojnë në shprehjen e gjeneve, “duke ndezur” gjenet parandaluese të sëmundjes dhe “fikjen” e gjeneve që promovojnë kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Në bashkëpunim me laureatin Nobel, Elizabeth Blackburn, PhD, ai gjithashtu tregoi se këto ndryshime të jetesës mund të zgjasin telomeret, skajet e kromozomeve që kontrollojnë sa kohë jetojmë.
Ai është autor i gjashtë librave më të shitur, duke përfshirë programet më të suksesshme të “Neë York Times” : Programi i Dr. Dean Ornish për ndryshimin e sëmundjes së zemrës”; “ Hani më shumë, peshoni më pak”; “Dashuria dhe mbijetesa” ; dhe librin e tij më të fundit “The Spectrum”.
Studimi i kryer nga ai dhe kolegët e tij është botuar në “ Journal of American Medical Association”, “ The Lancet”, “Proceedings of the National Academy of Sciences”, “Circulation”, “The New England Journal of Medicine”, “The American Journal of Cardiology”, “The Lancet Oncology”, dhe diku tjetër.

Michael Greger, M.D. FACLM është një mjek, autori bestselling i “ New York Times”, dhe folës profesionist i njohur ndërkombëtarisht për një numër të madh çështjesh të rëndësishme të shëndetit publik. Dr. Greger ka ligjëruar në Konferencën mbi Çështjet Botërore, Institutet Kombëtare të Shëndetit dhe Samiti Ndërkombëtar i Gripit të Shpendëve, në mesin e simpoziumeve dhe institucioneve të panumërta; dëshmoi para Kongresit; është shfaqur në shfaqje të tilla si “The Colbert Report” dhe “The Dr Oz Show”; dhe u ftua si një dëshmitar ekspert në mbrojtje të Oprah Winfrey në sprovimin famëkeq të “shpifjes së mishit”. Në vitin 2017, ai u nderua me çmimin “ACLM Lifestyle Medicine Trailblazer”.
Publikimet më të fundit shkencore të Dr. Greger në “American Journal of Preventive Medicine”, Shqyrtimet Kritike në Mikrobiologji, Shëndeti i Familjes dhe Komunitetit dhe Gazeta Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore, Ushqimit dhe Shëndetit Publik eksplorojnë implikimet e shëndetit publik të agrikulturës së kafshëve të industrializuara.
Dr. Greger është gjithashtu i licencuar si një praktikues i përgjithshëm i specializuar në të ushqyerit klinik dhe është një anëtar themelues dhe anëtar i Kolegjit Amerikan të “Lifestyle Medicine”. Ai u paraqit në “Channel Healthy Living” duke promovuar DVD-të e tij më të fundit të të ushqyerit dhe u nderua për të mësuar një pjesë të kursit të ushqyerjes së Dr. T. Colin Campbell në Universitetin Cornell. Puna nutricionale e Dr. Greger mund të gjendet në NutritionFacts.org, e cila është jo-fitimprurëse (me qëllim bamirësie) e regjistruar 501 (c) 3.
Ai është autori i “Bird Flu”: A Virus of Our Oën Hatching and Carbophobia: The Scary Truth Behind America’s Loë Carb Craze.”
Të dy librat e tij më të fundit: “How not to Die” dhe “How not to die cookbook” janë bërë libra bestseller të “New York Times”. Dr.Greger është diplomuar në “Cornell University School of Agriculture” dhe “Tufts University School of Medicine”.
Dr. Greger është krenar që është anëtar i Këshillit të Drejtorëve të zërit global për stilin e jetesës si ilaç, Iniciativa e Vërtetë e Shëndetit (THI). Ky është një koalicion në rritje i më shumë se 360 ekspertëve botërorë që përfaqësojnë 35 vende. Është një asamble që përfshin mjekët, dekanët e universiteteve, kirurgët e përgjithshëm, atletët olimpikë, kuzhinierët, profesionistët e mjedisit dhe një grup të larmishëm nutricionistësh. Së bashku ato ofrojnë qartësi mbi konfuzionin dhe mbështesin parimet themelore të të ushqyerit të shëndetshëm dhe të jetesës së shëndetshme.
Të gjitha tarifat dhe të ardhurat që Dr.Greger merr nga shitja e librave të tij dhe DVD-të janë dhuruar për bamirësi.


Hans Diehl, Dr.H.Sc., M.P.H.
Dr. Hans Diehl si një hulumtues i “Institutit Kombëtar të Shëndetësisë” studioi epidemiologjinë kardiovaskulare në Universitetin “Loma Linda”. Hans Diehl, Dr.H.Sc., MPH, vlerësoi ndikimin e “Qendrës së jetëgjatësisë Pritikin”, ku drejtoi hulumtimin dhe departamentin e edukimit shëndetësor. Ai është gjithashtu drejtor klinik i “Institutit të Lifestyle Medicine” me seli në Loma Linda, Kaliforni.
Si nxënës mjekësie pas doktoraturës në “Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Kalifornisë” në Los Anxhelos, ai kontribuoi në ngritjen e Qendrës UCLA për përmirësimin e shëndetit. Ai ka një doktoraturë në shkencat shëndetësore me theks në “Lifestyle Medicine” dhe një diplomë master në ushqyerjen e shëndetit publik nga “Universiteti Loma Linda”.
Dr. Diehl është një folës i klasit botëror. Mesazhi i tij është se njerëzit nuk duhet të vdesin nga sëmundjet perëndimore. Projekti i përmirësimit të shëndetit koronar (CHIP) është kryer në disa shtete që ndikojnë në qytete të tëra, që “jetojnë” ose nëpërmjet një videoje të sofistikuar me trajnues të çertifikuar CHIP. Më shumë se 40,000 të diplomuar kanë mësuar se si mund t’i devijojnë/kthejnë proceset e sëmundjes që gjenden përreth. Rezultatet klinike të CHIP janë botuar në më shumë se 20 revista mjekësore të shqyrtuara.

Caldwell Esselstyn Jr., M.D.
-Universiteti “Yale”, 1956
-Medalja e artë, 1956 Lojërat olimpike
-Universiteti “Western Reserve”, 1961
-Trajnimi kirurgjik-“ The Cleveland Clinic Foundation”
-Spitali “St.George”, Londër, Angli

Klinika Cleveland:
-President i stafit mjekësor, 1977-1978
-Anëtar, Bordi i Guvernatorëve
-Kryetar i mëparshëm, Task Forca e Kancerit të gjirit
– Ish shefi, Seksioni i kirurgjisë tiroidale dhe paratiroidale
– Konsulent i Mjekësisë Parandaluese 2009-Akoma vazhdon
– Drejtor i Programit të parandalimit dhe kthimit të sëmundjeve kardiovaskulare
-Instituti i mirëqënies në Klinikën Cleveland 2009-Akoma vazhdon

Të tjera:
-President, “American Association of Endocrine Surgeons”-1991
-“Doktorët më të mirë në Amerikë”-1994-1995
-Publikime shkencore- më shumë se 150 në gazeta/revista të ndryshme
– Drejtor dhe kryetar i Programit, “1” Konferenca kombëtare për eliminimin dhe parandalimin e sëmundjeve të arterieve koronare “,Tucson, AZ, 1991
-Parandalimi i rikthimit të sëmundjeve koronare- Një studim 5 vjecar
-Gazeta e praktikave familjare, Vol.41 No.6 (Dhjetor) 1995
– Drejtor dhe kryetar i programit, “Samiti mbi kolesterolin & sëmundjet koronare “, Orlando, FL, 1997
-Redaktor, “Përfundimet në samitin mbi kolesterolin & suplementet e sëmundjeve koronare” American Journal of Cardiology, Vol. 82 (1OB), 26 nëntor 1998
-Një eksperiencë 12-vjecare në terapinë parandaluese mbi sëmundjen koronare të zemrës,
“The American Journal of Cardiology”, Vol.84, 1 gusht, 1999.
– Çmimi “The 2015 Plantrician Project Luminary”
– “American College of Lifestyle Medicine” 2016 Çmimi i arritjes së një jete
– “Case Western Reserve University School of Medicine”2016 Çmimi i nderuar i alumni-t
23 vite më parë, ndërkohë që kryetari i “Cleveland Clinic’s Breast Cancer Task Force”, kirurgu i përgjithshëm Caldwell B. Esseistyn, Jr., M.D., u zhgënjye duke parë mënyrën se si ai apo kolegët e tij po trajtonin kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Duke u mbështetur në pilula dhe procedura, pavarësisht nga efektet e tyre anësore dhe rreziqet, Dr Esselstyn thotë se ai dhe kolegët e tij nuk po bënin “asgjë për të parandaluar sëmundjet në viktimën e ardhshme që nuk dihej”. “Kjo ishte veçanërisht zhgënjyese duke pasur parasysh se studimet e hulumtimet tashmë kishin sugjeruar një fajtor të dukshëm. Dieta yndyrore amerikane ishte, me shumë gjasa, përgjegjëse për sëmundjet e zemrës dhe shumë lloje kanceresh në Perëndim, të cilat janë parë rrallë në pjesë të botës ku konsumohet shumë më pak yndyrë.

Duke targetuar sëmundjen e zemrës, eksperimenti i Dr. Esselstyn filloi në shtëpi. Ai dhe gruaja e tij adaptuan një dietë me bazë bimore, duke limituar vajin, mishin, peshkun, shpendët dhe bulmetin. “Do të thotë shumë për pacientët që doktori i tyre po bën të njëjtat ndryshime që iu sugjeron atyre”-thotë ai. Meqenëse studimet tregojnë që dëshira për yndyrë zvogëlohet nëse ha pak yndyrë dhe meqë ka qindra receta nga të cilat mund të zgjedhin, mjeku dhe pacientët e zemrës e kanë më të lehtë të adaptohen në këtë rutinë.

Konsulenti nutricional “Cleveland”, Kris Napier i atribuon një pjesë të suksesit të Dr. Esselystyn, kohës dhe përkujdesjes së veçantë që ai i kushton pacientëve. Ai u takua me çdo pacient, çdo javë për pesë vitet e para të studimit, çdo muaj pas kësaj.Kirurgu, gruaja e tij, pacientët dhe familjet e tyre ende mblidhen disa herë në vit për pikniket në të cilat ata ndajnë gatimet e preferuara me bazë të ulët të yndyrës dhe gatime me bazë bimore.

error: Nuk lejohet kopjimi!