LAMTUMIRË GLUTEN

LAMTUMIRË GLUTEN

Klientja ime Renata, nuk e kishte problem që të hiqte dorë nga ëmbëlsirat, soda dietike ose akullorja. Dëshira për të humbur peshë dhe motivimi i brendshëm dhe personal që kishte e bëri atë që gjithçka në këtë regjim ushqimore t’a ndiqte me përpikmërinë më të madhe duke arritur dhe një rezultat fantastik. Ajo nuk e kishte problem që të hiqte dorë nga gjalpi, salca, ushqimet e skuqura, ose ushqime të tjera të larta në yndyrna. Kur fola për herë të parë me Renatën në lidhje me këtë, ajo ishte dakort me idenë e lënies së sheqerit dhe sheqernave artificial, dhe nuk e mendoi keq as pë braktijen përfundimisht të konsumimit të  misrave, sojës, vezëve, bulmetit dhe kikirikëve.

Por kur fillova të flisja dhe për glutenin, ajo që ndjeva ishte frustrimi i saj. Jo kornfleks? Jo drithëra? Jo makarona? Jo bukë? Jo kuskus? E tmerrshme, po si mund të bej unë pa këtë?- ishte reagimi i saj i menjëhershëm.

 

Gluteni është një element që gjëndet në shumë drithëra. Ai ndalon tretjen tuaj duke shkatërruar mikroflorën e zorrës së vogël, ku kryhet absorbimi i ushqimeve tona. Gluteni gjithashtu e bën zorrën më të ndjeshme, e cila mund të shkaktojë rrjedhjen e zorrëve, intolerancë ushqimore, probleme imune, inflamacion dhe paaftësi për të absorbuar ushqimet dhe paaftësi për të prodhuar vitaminën B12. Në shumë mënyra të ndryshme, gluteni shkakton fitimin e peshës trupore, që më pas është thuajse e pamundur për ta humbur. Për disa njerëz, gluteni është i rrezikshëm sepse mund të zhvillosh sëmundjen e  celiakisë e cila është një formë ekstreme e intolerancës së glutenit. Nëse vuani nga sëmundja e  celiakisë, pjesa e niseshtesë mund të shkaktojë rreziqe të mëdha të shëndetit, duke përfshirë artritin, osteoporozën dhe sëmundje autoimune. Ajo mund të shkaktojë edhe vdekjen. Gjithashtu, sëmundja e celiakisë shpesh është e vështirë për t’u diagnostikuar. Në analizat e ndryshme që kishte bërë Renata në qendra të ndryshme diagnostikuese, ajo nuk ishte përcaktuar si problematike nga rezultate e testeve. Ironikisht, i vetmi problem që sëmundja e celiakisë nuk shkakton është fitimi i peshës, pasi personat që kanë këtë sëmundje kanë shumë vështirësi për të absorbuar ushqimet. Pjesa më e madhe e njerëzve që diagnostikohen me sëmundjen e celiakisë janë të dobët ose nën peshë.

Fatmirësisht, Renata nuk vuante nga ky problem. Në fakt ajo po përpiqej për të humbur atë peshën shtesë që kishte. “Nëse unë nuk kam sëmundjen e celiakisë , a do të thotë kjo që është gjithçka në rregull dhe që mund të konsumoj gluten?” më pyet ajo. Unë mund t’i konsumoj këto produkte në mënyrë të moderuar, – më thotë ajo.

Kur bëhet fjalë për glutenin – dhe tek ushqimet e tjera me IU të lartë, moderimi nuk funksionon, – iu përgjigja unë. Sëmundja e celiakisë është vetëm forma më ekstreme e intolerancës së glutenit, ashtu sikundër ushqimet alergjike IgE janë një formë ekstreme e “inatosjes së sistemit imun”. Por format më pak esktreme munden gjithashtu të krijojnë për ne probleme mjaft madhore. Edhe pse Renataa nuk ka sëmundjen e celiakisë nuk do të thotë që ajo nuk ka probleme të tjera me glutenin. Dhe nëse ishte, atëherë çdo herë që ajo hante bukë, makarona, kornflekse ose gjëra të pjekura, ajo ishte duke sabotuar përpjekjet e saj të humbjes së peshës – jo domosdosshmërisht për shkak të kalorive por për arsye të mënyrës sesi gluteni me IU të lartë inflamonte sistemin e tij dhe pengonte tretjen.

Gjithashtu, sëmundja e celiakisë është relativisht e rrallë, problemet e glutenit janë më shumë të zakonshme, dhe pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë në dijeni që janë duke vuajtur nga ajo. 30 – 40 % e popullsisë, duke më përfshirë edhe mua, kemi disa lloje të çështjes së glutenit që gjithashtu krijojnë simptoma, nga dhimbja e kyçeve, në turbullimin e mëndjes, deri në sëmundja gastrointestinale. Nëse keni gjithmonë dyshuar, se përse buka e shijshme nuk duket që të shkaktojë probleme peshe, kjo është pikërisht një nga arsyet.

Renata nuk mund ta imagjinonte që të hiqte dorë nga drithërat. Ajo shpresonte që të hiqte dorë nga keku, që të hiqte dorë nga kornflekset, por nuk mendonte se mund të hiqte dorë edhe nga buka. Unë e kuptoj, i thashë asaj. Nëse do ta dija që sot kisha ushqimin tim të fundit, – thoshte ajo, do ta kisha ngrënë fetën e bukës duke shijuar çdo pjesë të saj. Problemi është se për të e sotmja nuk do të ishte ushqimi i saj i fundit. Unë do të jetoj për një kohë të gjatë – ose të paktën kështu shpresoj – thoshte ajo.

Nëse Renata nuk do të konsumonte gluten, sistemi i saj  i tretjes do të ishte një lëmsh, ajo do të dukeshe më e vjetër, do të kishte disa probleme mjekësore dhe do të fitonte peshë.

Më në fund Renata u dorëzua dhe vendosi të provonte këtë program të sugjeruar nga unë.

Në rregull, tha më në fund, le ta provojmë.

ÇFARË ËSHTË GLUTENI?

Gluteni është një formë proteine që gjëndet tek gruri, thekra, elbi dhe në shumë ushqime të përpunuara. Pjesa më e madhe prej nesh tentojnë të mendojnë, që janë proteina  të shëndetshme! Por disa proteina i shkaktojnë trupit tonë një sërë dëmtimesh, dhe proteinat që gjenden tek gluteni janë më të këqijat.

NE KEMI NGRËNË GJATË GJITHË JETËS GLUTEN, SHPESH NË VËNDE TË FSHEHURA

Po, ne e duam glutenin, kjo është edhe arsyeja se përse e gjejmë kudo. Glutenin në miellin e grurin i bën gjërat më të shkëlqyeshme dhe më sfungjeror, dhe gluteni në çdo vënd tjetër funksionon si një stabilizues dhe agjent trashës, dhe kjo është edhe arsyeja se përse prodhuesit e vendosin atë në ushqime si akullore, ketchup dhe mustard. Nëse kompanitë nuk do ta shtonin glutenin në kaq shumë gjëra, pjesa më e madhe prej nesh nuk do ta kishin këtë problem, sepse gluteni në sasi të vogla është në rregull nëse nuk vuani nga sëmundja e celiakisë. Por nëse kemi ngrënë gluten gjatë gjithë jetës tonë, shpesh në vënde të fshehura (mishin e drekës, salcat e sallatrave, turshitë), kështu që tani duhet të kalojmë tek makaronat dhe ti themi lamtumirë bukës.

Ndoshta nuk do ta keni problem të hiqni dorë nga gluteni, në momentin që kuptoni efektet e tij.

SËMUNDJA E CELIAKISË

Nëse keni dëgjuar për problemet me glutenin, kjo duhet të ketë qënë edhe sëmundja për të cilën ke dëgjuar. Është relativisht e rrallë: vetëm rreth 1 në 133 njerëz e kanë, dhe fatkeqësisht vetëm një pjesë e vogël e tyre janë të diagnostikuar.

Nëse keni sëmundjen e celiakisë, nuk mund të hani aspak gluten. Asnjëherë. Ju keni një sëmundje gjenetike që nuk do të ju shqetësojë nëse nuk konsumoni glutenin, por që mund të shkaktojë një reagim në sistemin tuaj imun nëse e konsumoni atë.

Vetëm gluteni dhe gjenet nuk janë të mjaftueshme për të shkaktuar sëmundjen e celiakisë. Ju gjithashtu keni nevojë për një shkaktar për të ndezur problemet gjenetike. Shkaktarët e përbashkët përfshijnë çdo lloj traume madhore në trupin tuaj, siç është kirurgjia, shtatëzania ose një infeksion viral, bashkë me diçka që të gjithë ne e kemi të përbashkët: stresin. Kështu që mund të keni potencialin për sëmundjen e celiakisë ndër vite, pa e kuptuar, dhe mund të keni qënë duke konsumuar glutenin pa shkaktuar shumë probleme.

Në momentin që sëmundja e celiakisë është shkaktuar, kaq është. Ju e keni marrë atë dhe do e keni ndër vite. Që nga kjo pikë, sa herë që do të konsumoni ushqime që përmbajnë gluten , qelizat imune menjëherë do të provojnë që të sulmojnë molekulën e glutenit dhe qelizat e trupit. Edhe nëse nuk vini re simptoma, zorra juaj e vogël çdo herë që konsumoni gluten është duke marrë një sulm. Si rezultat, ju nuk jeni duke konsumuar siç duhet ushqime, dhe jeni duke u përballur për të ardhmen me rreziqe serioze shëndeti.

Sëmundja e celiakisë shpeshherë nuk diagnostikohet. Ju mund të jeni duke konsumuar gluten për vite me rradhë, pa kuptuar rrezikun e asaj që shkakton në trup. Përveç kësaj, sëmundja e celiakisë  mund të shkaktojë dhe të rëndojë shumë nga 140 sëmundjet autoimune. Në fakt, çrregullime të tjera autoimune ndodhin 10 herë më shpesh në ato me sëmundjen e celiakisë sesa në popullsinë e përgjithshme. Nuk ekziston një kurë për sëmundjen e celiakisë, por ekziston një zgjidhje: largoni glutenin nga ushqimet tuaja. Sëmundja nuk ju prek për aq sa kohë sa nuk jeni duke ngrënë ushqime që nuk përmbajnë gluten.

NDJESHMËRIA E GLUTENIT

Tani, ky është rasti ku gjërat rëndohen, por qëndroni aty. A e dini se 30- 40 % e popullsisë, duke më përfshirë dhe mua kemi disa forma ndjeshmërie ndaj glutenit, por ky është një problem i vërtetë me simptoma serioze, duke përfshirë probleme tretjeje të dhimbshme, dhimbje koke, dhimbje kyçesh, osteoporozë, ankth ose depresion. Ndjeshmëria e glutenit mund të dëmtojë rreshtimin tuaj intestinal dhe të prodhojë rrjedhjen e zorrëve. Dhe mund të rrisë mundësinë tuaj për fitimin e peshës dhe ta bëjë të pamundur humbjen, për aq kohë sa konsumoni gluten.

Nëse reagoni keq ndaj glutenit por nuk rezultoni pozitiv ndaj sëmundjen e celiakisë, ekzistojnë 2 mundësi:

  1. Aktualisht mund të keni sëmundjen e celiakisë, por testi juaj është bërë gabimisht ose ishte i pamjaftueshëm për rezultate përfundimtare. Shpesh herë sëmundja e celiakisë është mënyrë e padiagnostikuar.
  2. Mund të mos keni gjenet që shkaktojnë sëmundjen celiake, por akoma të jeni të ndjeshëm ndaj glutenit. Rreth 1/3 e njerëzve kanë shënuesin gjenetik të sëmundjes të celiakisë, kanë antitrupa antigluten në zorrën e tyre. Këto antitrupa krijojnë të njëjtin lloj problemesh sikundër edhe përgjigjet celiake: një sistem imun reaktiv që shkon pas glutenit dhe që shkakton një sërë problemesh anësore në zorrën e vogël, në të njëjtën kohë. Më interesantja, këto antitrupa ulen kur gluteni largohet nga dieta.

Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e mjekimeve tradicionale, akoma nuk e njohin ndjeshmërinë e glutenit. Në mëndjen e pjesës më të madhe të mjekëve, nëse nuk është plotësisht celiakia, nuk ekziston. Në fakt, ju mund të mos rezultoni pozitiv, as për sëmundjen e celiakisë e as për ndjeshmërinë e glutenit. Nëse jeni duke ngrënë gluten dhe ndiheni keq, çfarë është duke ndodhur? Diçka që gluteni është duke bërë është që po shkakton një përgjigje inflamatore në trupin tuaj. Kjo mund të shkaktojë gjithashtu edhe probleme të tjera.

Këshillë: Shmangni glutenin, të paktën për 21 ditë të ciklit 1. Në ciklin 2, ne do të zbulojmë nëse mund ta tolerosh glutenin.

GLUTENI DHE RRJEDHJA E ZORRËVE

Çfarë ndodh nëse nuk ke asnjë nga këto gjëndje: sëmundjen e celiakisë, alergji, ndjeshmëri ndaj glutenit ose intolerancë ndaj glutenit? Tani je jashtë rrezikut? Jo.

Edhe ndërmjet njerëzve që nuk kanë ndjeshmëri të madhe, gluteni shkakton lirimin e proteinave të quajtura zonulinë. Zonulin është një proteinë e prodhuar në zorrën e vogël. Zonulin është e fshehtë dhe potencialisht pak e rrezikshme, duke shkatërruar proteinat që krijojnë kryqëzimet e ngushta. Kryqëzimet e ngushta janë ato që mbajnë rreshtimin e zorrëve mjeshtërisht të vulosur në mënyrë që një pjesë e ushqimit pjesërisht e tretur të qëndrojë brënda. Kur zonulin ngatërrohet me këto kryqëzime, disa nga këto ushqime rrjedhin, dhe sistemi juaj imun mendon se është pushtuar përsëri. Papritmas, ju zhvilloni ndjeshmërinë ushqimore ndaj ushqimeve që toleronit, dhe i gjithë sistemi juaj imun rriste nivelin e inflamacionit. Inflamacioni shkakton simptoma plus fitim të peshës. Nëse detajet  janë shumë të vështira për tu mbajtur mënd, thjesht mbaj mënd këtë formulë të thjeshtë:

Gluten – rrjedhje të zorrëve – ndjeshmëri ushqimore – inflamacion – fitim të peshës

Kjo është gjithçka që duhet të dini, dhe duhet t’ju inspirojë që të qëndroni larg glutenit.

PROBLEMET E GLUTENIT: TEST APO SFIDË?

Ekzistojnë disa teste që mund të bëni për sëmundjen e celiakisë dhe ndjeshmërinë e glutenit. Mënyra më e  thjeshtë që të mund të kontrolloni për ndjeshmërinë e glutenit dhe sëmundjen e celiakisë është që mos t’i hani ato. Largojini 100 % nga menuja juaj, në ciklin 1 më pas, në ciklin 2, sfidojini. Më pas, shihni sesi do të ndiheni.

Unë shoh njerëz gjatë gjithë kohës që duken mirë në çdo testim, por ato përsëri ndihen keq. Ne i largojmë glutenin, dhe ato ndihen shumë më mirë. Ndoshta ato ndihen më mirë  sepse janë duke ngrënë më pak drithëra.

GLUTENI DHE GJËNDJET AUTOIMUNE

Sëmundja e celiakisë është një gjëndje autoimune dhe rrjedhja e zorrëve (që mund të përkeqësohet ose shkaktohet nga gluteni) shkakton një sërë problemesh të përgjigjeve imune. Gjëndjet autoimune përfshijnë astmën, alergjitë, hipotiroidizmin (që mund të jetë duke bërë kërdinë me peshën tuaj), artritin reumatoid dhe lupusin.

Ekziston një përfundim i thjeshtë: nëse keni një gjëndje autoimune të çfarëdolloji, gjëja e parë që duhet të bëni është që të hiqni qafe glutenin. Sëmundjet autoimune kanë një përmirësim shumë të dukshëm nëpërmjet të ushqyerit dhe të vjen keq kur shikon sesa ndjeshmëri të ulët ka komuniteti mjekësor ndaj këtij fakti. Shumë shpesh, praktikuesit do të bazohen në rezultatet e testeve me sugjerimin që të shohin sa më afër se çfarë ndodh, në vënd që të bëjnë sugjerime proaktive rreth lënies së ushqimeve që rrezikojnë autoimunitetin.

Nëse keni qënë ose jeni të shqetësuar rreth sëmundjeve autoimune, hiqni dorë nga gluteni, bulmeti dhe soja. Mund të mos jeni në gjëndje për të kuruar gjëndjen tuaj, por ju përfundimisht mund ta ruani atë nga përkeqësimi.

OPTIMIZONI VITAMINËN TUAJ D

Një nga shkaktarët më të përbashkët për sëmundjet autoimune është mungesa e vitaminës D, kështu që sigurohuni që nivelet tuaja të jenë ndërmjet normës 60 deri më 80ng/ml. Shpesh herë janë mëse të domosdoshme analizat laboratorike që përcaktojnë nivelet e vitaminës D. Dihet që vitaminat i japin trupit të njeriut substanca të ndryshme të domosdoshme për të jetuar dhe e ndihmojnë në kryerjen e proceseve jetike. Së fundi, në lidhje me vitaminën D shkencëtarët kanë zbuluar se ajo arrin që të kontrollojë edhe veprimet e gjeneve.
Vitamina D mbron trupin ndaj një sërë sëmundjesh të rëndësishme, duke vepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë me ADN-në tonë dhe me qelizat e trupit të njeriut. Ajo ka një efekt kontrolli ndaj gjeneve që përfshihen në sëmundje të tilla si skleroza, diabeti dhe kanceri. Këto janë rezultatet e një studimi të fundit shkencor që e nxjerrin më në pah vlerën e kësaj vitamine të çmuar. Është hera e parë që shkencëtarët kanë gjetur fakte direkte në lidhje me vlerat e mëdha të vitaminës që ndryshe konsiderohet edhe “Vitamina e diellit”. Kjo vitaminë përftohet në lëkurën e trupit në prani të diellit dhe kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë rrjetin gjenetik që është i përfshirë në sëmundje të ndryshme të trupit njerëzor. Edhe më parë ndikimi pozitiv që ka kjo vitaminë me sëmundje të ndryshme ka qenë i njohur.

Kështu për shembull, dihej përfshirja e saj në përmirësimin e sëmundjeve autoimunitare, artritit reumatoik dhe disa lloj diabeteve, por deri më tani shkencëtarët nuk kanë qenë të aftë që të tregojnë se në ç’mënyrë ndikon konkretisht vitamina në çrregullimet e ndryshme të trupit. Studimi i fundit sugjeron se ekziston një mekanizëm në trup që e dërgon këtë vitaminë direkt në pjesët e gjenit njerëzor që kanë lidhje me sëmundjet e sipërpërmendura, kryesisht sëmundje të çrregullimeve imunitare. Studimi nxjerr në dritë se një numër shumë më i madh gjenesh nga sa mendohej në fillim rregullohen nga ndikimi i vitaminës dhe madje çka është më e rëndësishme edhe vetë gjenet kanceroze. Në këtë rast kemi një ndikim jo direkt, por ajo çka është e rëndësishme është roli i madh i kësaj vitamine në mbrojtjen e gjeneve.

Në botë, sipas disa vlerësimeve, mendohet se rreth 1 miliard njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminës D që mund të përftohet në sasi të vogla përmes ushqimit, në sasi më të mëdha përftohet nga ekspozimi i lëkurës në dritën e diellit. Pra, ky studim është i vdekshëm edhe për atë kategori njerëzish që gjeografikisht janë shumë më tepër të ekspozuar ndaj diellit krahasuar me pjesë të tjera të popullsisë që jetojnë në vende më “të errëta” dhe jo me shumë diel. Shkencëtarët për të dalë në këto përfundime kanë marrë në shqyrtim qelizën njerëzore dhe e kanë stimuluar atë me një sasi të madhe vitamine D.

Ata zbuluan se receptori proteinik i vitaminës D lidhej me shumë gjene dhe se ajo ka një ndikim shumë të madh edhe në ndryshimin dhe alternimin e aktivitetit të gjeneve të tjera. Shkencëtarët kanë skanuar gjithë rrjetin gjenetik dhe kanë parë se në cilat pjesë të tij ka një ndikim vitamina D, ndikim të drejtpërdrejtë, apo edhe dytësor. Tani është shumë e qartë se në ç’mënyrë ndikon ajo në veprimtarinë dhe drejtimin e shumë gjeneve.

Dhe bëhet fjalë jo për ndikimin anësor, por për ndryshimin e funksionimit të gjeneve në fjalë. Në trupin e njeriut ka shumë gjene që janë shumë të prekura nga influenca të ndryshme autoimune dhe duket se e vetmja që mund të ndikojë në përmirësimin e tyre është vitamina D. Kjo është arsyeja se përse, siç dihet në fakt, kjo vitaminë ka një rol shumë të madh në një spektër të gjerë sëmundjesh dhe përse njerëzit që jetojnë pranë diellit janë më të shëndetshëm se ata që jetojnë më larg tij. Statusi i vitaminës D është një nga më të fuqishmit krahasuar me vitaminat e tjera dhe llogaritet që kjo vitaminë të ketë njërin prej ndikimeve më të mëdha për sa i përket funksionimit të disa gjeneve.

Kjo është një gjetje shumë e rëndësishme, sepse në të tani do të bazohen jo vetëm medikamente të ndryshme, por edhe mënyra të reja jetese. Në këtë drejtim pajisja e trupit me vitaminë D, veçanërisht gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme në formimin e mbarë të fetusit, por edhe në krijimin e një sistemi imunitar. Veç kësaj, prania e vitaminës D duhet që të jetë e madhe edhe gjatë viteve të para të jetës së fëmijës dhe kjo, madje mund të jetë thelbësore për shëndetin e mëpastajmë të individit.

Vitamina D përftohet në mënyrë natyrore nga lëkura, por vetëm në prani të diellit. Rrezatimi diellor përmban rrezet ultravjollcë B (UVB) të cilat krijojnë një substancë të veçantë në lëkurë që quhet 7-dehydrocholesterol. Shndërrimi mund të bëhet në mëlçi  dhe në veshka dhe prej këtij të përftohet edhe forma aktive e vitaminës D.

Vitamina është gjithashtu e pranishme në sasi relativisht të mëdha edhe në produktet e detit dhe deri diku te veza. Deri më tani, mënyra më e mirë për të përftuar vitaminën D është ajo e kompozimit të trupit në diell për disa minuta çdo ditë. Por njerëzit me lëkurë shumë të çelur rekomandohen që të mos e djegin lëkurën, sepse kështu do të kishin efekt të kundërt.

 

AUTOIMUNITETI DHE NDJESHMËRIA E GLUTENIT

Ekziston një lidhje ndërmjet ndjeshmërisë së glutenit dhe sëmundjeve autoimune . Aktualisht, janë 140 sëmundje autoimune. Kur vitamina D prodhohet, gluteni dhe bulmeti shpesh janë përdorur për të krijuar produktin përfundimtar, por përbërësit që janë përdorur për të bërë një përbërës të papunuar, nuk kanë nevojë që të shënohen në shishe. Kështu që, nëse suplementët ju bëjnë që të ndiheni jo mirë, ju duhet t’i kontrolloni.

LEKTINA DHE PHYTATE: LAJMI I KEQ I BINJAKËVE

Drithërat që përmbajnë gluten, përmbajnë lektinë dhe phytate, dhe ky është një lajm i keq. Lektinat mund të lidhen në receptorët e insulinës, që më pas mund të krijojnë rezistencën e insulinës, që nënkupton se sheqeri juaj në gjak rritet duke e bërë më të vështirë djegien e yndyrnave. Lektinat mundet gjithashtu të ngjiten edhe në rreshtimin intestinal, që kontribuon në ndryshimin e florës së zorrëve, duke shkaktuar që të formoni më shumë kalori nga ushqimet që hani dhe më e keqja, të formoni yndyrna. Lektinat mund të lidhen edhe me rezistencën e leptinës. Sepse leptina është një hormon që ndihmon që të rregullojë ndjenjën e urisë dhe të ngopjes, rezistenca e leptinës ju bën më të uritur edhe kur keni ngrënë sasinë e duhur.  Gjithashtu, ju vendos nën rrezikun e sindromës metabolike, rreziku i trefishuar i obezitetit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.

Phytatet janë gjithashtu të këqija. Gjënden tek gluteni dhe tek drithërat, dhe quhen antiushqyes sepse ato prodhojnë minerale bio të padisponueshme. Nëse me të vërtetë doni sasi të vogla drithërash në dietën tuaj, ndaluni tek orizi, mielli i tërshërës pa gluten.  Mund të zgjidhni gjithashtu pataten e ëmbël, kuinoa, thjerrëzat dhe bishtajoret.

DISA ZËVENDËSUES TË MIRË

  • Në vënd të makaronave standarte, provoni spageti me kungull, me kuinoa.
  • Në vënd të tortelinit, provoni orizin kaf ose sallatën me rukola e domate .
  • Në vënd të grurit, provoni bajamet ose pluhurin e arrës së kokosit.
  • Në vënd të salcës së sojës, provoni arrën e kokosit.
  • Në vënd të kuskusit, provoni kuinoa.
  • Në vënd të picave, provoni patëllxhane ose kërpudha.

KU FSHIHET GLUTENI

Gluteni është kudo, kështu që lexoni etiketat me kujdes. Për këtë arsye, zgjidhni ato ushqime që nuk kane gluten, ose zgjidhni mish të freskët, pulë ose salmon. Nëse keni nevojë për proteina, fokusohuni kryesisht tek peshku salmon: janë zgjedhje më të shëndetshme edhe për shumë arësye të tjera.

Gluteni fshihet në:

  • Të gjitha drithërat
  • Fasulet e pjekura
  • Biskotat
  • Djathi
  • Buka
  • Kekërat
  • Markat e lira të çokollatave
  • Kuskusi
  • Mielli
  • Mustarda
  • Makaronat
  • Pica
  • Patatet
  • Salca
  • Muesli
  • Salca e sojës
  • Disa kornflekse që përdoren në mëngjes
  • Disa pije alkoolike
  • Piperi i bardhë
  • Makaronat me mish dhe peshk

 

ÇFARË FSHIHET NË MISHIN E DREKËS TUAJ?

 

Shumë mishëra që ne i konsumojmë gjatë vaktit të drekës janë të injektuar me gluten. Kjo ndodh sepse është mirë në lidhje me stabilizimin dhe trashësinë, por kjo është edhe arsyeja se pse shumë prej nesh kanë zhvilluar ndjeshmërinë e glutenit. Kështu që sigurohuni që mishi juaj të jetë pa gluten, të jetë i freskët si mishi i pulës ashtu dhe salmoni. Këto janë zgjedhje të shëndetshme për shumë arsye.

 

TËRSHËRA: JASHTË APO BRËNDA

 

Vetë tërshëra është pa gluten, kështu që në teori, jeni në gjëndje për të ngrënë çdo gjë me tërshërë (për aq kohë sa nuk përmban bulmet, vezë ose gluten). Megjithatë, tërshëra shpesh është bërë në vënde ku ato gjithashtu përdorin drithërat që përmbajnë gluten, kështu që sigurohuni se po blini vetëm tërshërë, dhe pa gluten.

 

KUR USHQIMET PA GLUTEN NUK JANË TË MIRA PËR JU

Tashmë që, shumë e më shumë njerëz janë duke kuptuar rrezikun e glutenit, një sërë produktesh pa gluten janë shfaqur në treg. Ky mund të jetë një tjetër  problem, pasi pjesa më e madhe e këtyre ushqimeve nuk janë të shëndetshëm dhe mund të shkaktojnë shtimin në peshë, edhe pse janë pa gluten.

Ekzistojnë bistota pa gluten, bukë, makarona, biskota dhe mjaft produkte që në paketimin e tyre na serviren “pa gluten”. Pjesa më e madhe e tyre përmbajnë sheqer, ushqimet pa gluten jo domosdoshmërisht nënkuptojnë që janë të shëndetshme – dhe përfundimisht nuk nënkuptojnë që janë të mira për humbjen e peshës.

Doni disa ushqime të mira që janë pa gluten? Ushqimet e mira pa gluten vijnë në paketimet e tyre natyrale. Disa nga shembujt më të mirë janë mollët, brokoli, patatja e ëmbël, avokado.

VIRTYTI I USHQIMEVE PA GLUTEN

Kur largoni glutenin nga dieta e dikujt që është i ndjeshëm nga gluteni, ju mund të përfitoni rezultate të mrekullueshme..

Është e vështirë për të patur probleme kur heq dorë nga gluteni, unë e pranoj. Jo pica, jo gjëra të pjekura, jo makarona, jo bukë, shumë probleme të peshës zgjidhen. Ilda qeshi, unë mbaj mënd sesi e mendoja që nuk mund të jetoja pa glutenin. Dhe tani, për të qënë e sinqertë, nuk mund ta imagjinoj që ta ha përsëri. Kush mund ta mendonte që lënia e glutenit të bënte të ndiheshe kaq mirë.

error: Nuk lejohet kopjimi!