Kura natyrale për ulcerën e gojës

Kura natyrale për ulcerën e gojës

Ulcera e gojës është tepër e zakonshme dhe irrituese. Këto plagë të dhimbshme dhe të hapura janë të bardha në gjyrë, të rrethuara me pjesë të kuqe të inflamuara. Ato shfaqen brenda mollëzave, buzëve, poshtë gjuhës dhe në “dyshemenë” e gojës. Ato mund të shkaktohen nga një numër i madh faktorësh si kapsllëku, ndryshimet hormonale, aciditeti i tepërt, stresi, mungesë të vitaminëës B, vitaminës C, hekurit ose nutrientëve të tjerë.
Ulcera në gojë zakonisht nuk është serioze dhe ka si tendencë të shërohet brenda 10 ditëve. Por forma më serioze kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar. Ulcerat serioze zakonisht janë më të thella dhe më të mëdha n diametër.
Disa nga kurat natyrale përfshijnë:

1. Qumështi i kokosit
Qumështi i kokosit është beneficial në zbutjen e dhimbjes në rastin e ulcerës së gojës.
-Përzieni pak mjaltë në një lugë gjelle qumësht kokosi. Masazhoni zonën e prekur me të. Bëjeni këtë 3-4 herë në ditë.
Ose ju thjesht mund të shpëlani gojën me qumësht të freskët kokosit ose të masazhoni zonën e prekur me vaj kokosi.

2. Kripë deti 

Të dyja si kripa e detit dhe peroksidit të hidrogjenit kanë veti anti-inflamatore, anti-septike dhe dezifektante. Ju mund t’i përdorni përbërësit e ndarë ose në një kombinim efektiv për të kuruar ulcerën e gojës ose plagë të tjera.
-Shtoni dy lugë caji të kripës së detit dhe 3% peroksid hidrogjeni në një gotë me ujë të ngrohtë. Përziejeni mirë. Përdoreni si shpëlarës për gojën.
-Përsëriteni të paktën 1-2 herë në ditë. Sigurohuni që të mos e gëlltisni.

3. Farat e koriandrës
Një dozë e farave të koriandrës konsiderohet si një kurë “Ayurvedic” që mund të sjellë lehtësim të menjëhershëm dhe të reduktojë inflamacionin.
-Zieni një lugë caji fara koriandër në një kupë ujë. Hiqeni dhe lerëni të ftohet.
-Shtrydheni  përreth gojës suaj.
Bëjeni  3-4 herë në ditë.

4. Soda e pjekjes
Soda e pjekjes që ndryshe quhet “ sodium bicarbonate”  ndihmon në trajtimin e ulcerës së gojës. Ndihmon jashtëzakonisht në plagët që shkaktohen nga ushqimet acidike apo pijet pasi soda ndihmon në neutralizimin e acidit. Gjithashtu redukton inflamacionin dhe eliminon mikrobet e bakteriet. Jini të kujdesshëm sepse mund të sjellë një ndjesi djegieje.
-Përzieni një lugë caji sodë me pak ujë për të bërë një pastë të hollë. Aplikojeni në zonën e prekur. Përsëriteni këtë disa herë në ditë.
Një tjetër alternativë është që thjesht mund ta aplikoni sodën direkt në ulcerën e gojës.

5. Mjalti
Mjalti mund të qetësojë ulcerën e gojës si dhe të ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit. Gjithashtu ka veti anti-oksiduese dhe anti-mikrobale. Thjesht vendosni mjaltë në një top të vogël pambuku dhe aplikojeni në zonën e prekur. Gjithashtu mund të përdorni glicerinë ose vajin e vitaminës E në të njëjtën mënyrë. Për plagët në gojë të shkaktuara nga terapitë më rreze, përdorni mjaltë manuka.

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!