Kura më e mirë natyrale në kushte shtëpie për kollën dhe të ftohurën

Kura më e mirë natyrale në kushte shtëpie për kollën dhe të ftohurën

Ndërkohë që moti sjell ngrica dhe erëra të forta, sezoni i gripit “godet”. Në momente të tilla është e nevojshme të marrim masa paraprake.

Pse kjo kurë funksionon:
Kjo recetë përmban përbërësit më të mirë që luftojnë gripin apo të ftohurën në mënyrë natyrale:

-Limoni: Përmban sasi të larta të vitaminës C, që e mban sistemin imunitar të fortë dhe neutralizon radikalët e lirë në trup. Kjo redukton inflamacionin dhe ënjtjen.

-Xhinxher: Ndihmon të nxirrni jashtë toksinat e trupit, që eshtë e nevojshme kur keni të ftohtë apo grip. Xhinxheri gjithashtu ndihmon në qetësimin e shqetësimeve të stomakut, përzierjeve, të vjellave dhe djersëve të ftohta.


-Mjalti: Qetëson fytin e ngjirur, duke e bërë një përbërës efektiv për të zbutur të ftohurën. Kjo përmirëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe ul rrezikun e temperaturës. Embëlsia natyrale e mjaltit gjithashtu balancon shijen e athët të limonit duke i dhënë cajit të limonit, mjaltit dhe xhinxherit një shije qetësuese.

*Mund ta bëni këtë përzierje e ta ruani në frigorifer por jo më shumë se 2 muaj.

Përbërësit:
-2 limona (të pastruar)
-2 pjesë xhinxheri (sa madhësia e gishtit tregues e të mesëm)
-mjaltë i papërpunuar
-kavanoz qelqi


Udhëzimet:

1.Prisni në feta limonin dhe xhinxherin.

2. Vendosni limonin dhe xhinxherin në kavanozin e qelqit, në shtresa të alternuara.

3. Me ngadalë vendosni mjaltin sipër limonit dhe xhinxherit. Lëreni që mjalti të alternohet me limonin dhe xhinxherin.

4. Ruajeni në frigorifer. Përbërja do të fillojë të marrë trajtë xhelatinoze.

5. Kur ju duhet një kurë natyrale për të ftohtin dhe kollën, thjesht hidhni 2-3 lugë gjelle në një filxhan me ujë të ngrohtë-por sigurohuni të hidhni pjesë të xhinxherit dhe limonit. Lëreni të qetësohet për 3-4 minuta dhe pijeni.

error: Nuk lejohet kopjimi!