Si të kujdesemi për sytë?
1. Evitoni mbajtjen e lenteve të kontaktit për më shumë se 8 orë.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të syve dhe diskomfort të tyre. Asnjëherë mos flini me lentet e kontaktit të vendosura, pasi sytë tuaj kanë nevojë për furnizime të rregullta me oksigjen dhe lentet e kontaktit bllokojnë shkëmbimin e oksigjenit në sy. Okulistët rekomandojnë një periudhë pushimi për sytë tuaj gjatë natës.
2. Përdorni pika antialergjikë për sytë.
Duke i përdorur këto lloje koliresh që shiten në farmaci, juve mund të pakësoni skuqjen e syve, kruarjen dhe lotimin. Kujdes, këto kolire përdoren për periudha të shkurtra kohore 2-3 ditë pasi përdorimi në mënyrë kronike përkeqëson problemin.
3. Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV mund të dëmtojë shikimin tuaj
Mbrojtja e syve nga ky rrezatim në rini frenon shumë probleme serioze me shikimin në të ardhmen. Sigurohuni që të mbani syze me filter mbrojtës kundër rrezeve UV. Këshillohet që sidomos fëmijët të jenë tepër të kujdesshem ndaj këtyre rrezeve sepse janë të predispozuar që të kenë probleme me shëndetin e syve në të ardhmen.
4. Mundohuni të mos shpenzoni shumë kohë duke parë në ekranin e kompjuterit tuaj.
Nëse shkenca nuk e ka provuar ende që shikimi për një kohë të gjatë i kompjuterit shkakton probleme me sytë, një gjë është e provuar që kompjuteri shkakton lodhje të syve, tharjen e tyre, shqetësim nga rrezet e ekranit, lodhje të muskujve të syrit etj.
Këshillohet që herë pas here të bëhet një ndalim i të parit në ekranin e kompjuterit (psh pas cdo 20 minuta).
5. Mos lexoni në dritë të zbehtë
Leximi në dritë të zbehtë shkakton lodhjen e syve por nuk është se i dëmton ato. Nëse sytë tuaj janë të lodhur atëhere ndaloni për një pushim qetës