Kujdes! Mishi i pulës …

Kujdes! Mishi i pulës …

 

Ushqimi i pulës i konsumuar më herët ka pasur shije Me cfarëdo përbërësi që kuzhinieri e ka përgaditur: të përzier me supë, me salcë soje, me lëng limoni dhe me kripë.

Arêsyeja se përse shija e ushqimit të pulës në Amerikë është ndryshe nga ato të vendeve tjera është se në Amerikë i dhurohet rëndësi të gjitha gjërave përveç shijes: sasise se madhe të mishit, konsistencës, shpejtësisë.

Ndikimi më i madh me dekada me rradhë ka qenë se pulave dhe cdo lloj tjetër të mishit të kafshëve, u është dhuruar doza rutinore të antibiotikut pothuajse cdo ditë të jetës së tyre.

Antibiotikët nuk krijojnë butësi, mirëpo krijojnë gjendjen që i mundëson pulat të zbuten, gjë që na bën neve të kthejmë një zog në një krijesë që rritet shpejtë, lëviz ngadalë, të mbushur me proteina, si një bodybuilder në filmat vizatimor të fëmijëve.

Në ditët e sotme shumica e mishit të kafshëve, në pothuajse gjithë botën rriten me asistencën e dozave të antibiotikëve, 62,151 ton të antibiotikëve çdo vit.

Fermerët kanë filluar të përdorin antibiotikun sepse i ka lejuar kafshët të konvertohen në ushqimin më të shijshëm më shpejtë, dhe kur kafshët janë të rrezikuara antibiotiku i mbron ata kundër marrjes së sëmundjes.

Ky zbulim filloi cfarë tani njihet si “agrikultura e industrializuar”. Cmimet e pulave ranë aq shumë sa u bë ushqimi që në botë konsumohet  më shumë.

Për shumicën e njerëzve, rezistenca ndaj antibiotikeve është një epidemi e fshehur vetëm nëse ata kanë fatkeqësinë për të marrë ndonjë infeksion ose të kenë një pjestar të familjës apo mik që infektohet.

Infeksionet rezistente janë të shpërndara dhe shumë të zakonshme që paraqiten në përditshmërinë tonë: tek fëmijët në cerdhe, atletët që luajnë sporte, njerëzit që mundohen të qëndrojnë të shëndetshëm në fitnes.

Ato janë pergjegjese për të paktën 70,000 vdekje nëpër botë: 23,000 në Amerikë, 25,000 në Evropë, dhe më shumë se 63,000 foshnjë në Indi. Parashikohet se në 2050, rezistenca ndaj antibiokeve do t’i kushtoj botës rreth 10 milion vdekje në vit.

Tetëdhjetë përqind të antibiotikëve të shitur në Amerikë dhe më shumë se gjysma e tyre të shitura ne botë përdoren në kafshë, dhe jo në njerëz.

Shumica e antibiotikëve të dhëna në baza rutinore gjenden në ushqimin dhe ujin e tyre, dhe nuk u dhurohen për të shëruar një sëmundje, arsyeja për të cilën përdoret tek njerëzit.

Rezistenca ndaj antibiotikeve është si ndryshimi klimatik: është një rrezik I madh, i krijuar me dekada nga vendimet e miliona individëve dhe industrive ne mbare boten.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!