Shkeputur nga “Si te dobesohemi” Anila Kalleshi
Kufizimi kalorik është gjëja vendimtare në programin e uljes të peshës. Në përgjithësi duhet të humbasim 7700 kalori, për të humbur rreth 1kg dhjam. Duke vlerësuar nevojat kalorike të përditshme të një obezi (afërsisht 33 kilokalori / kg), mund të llogariten nevojat ditore për të mbajtur një humbje peshe të caktuar . Kufizimi ushqimor mund të shtrihet që nga uria e plotë gjer në një kufizim të lehtë të kalorive. Rekomandimet dietetike do të jenë më të efektshme në qoftë se janë individuale dhe të përshtatura sipas zakoneve të jetës të personit obez. Një specialist duhet të llogarisë sasinë e kalorive që personi obez merr afërsisht çdo ditë, ushqimet që ai preferon dhe mënyrën e tij të të ngrënit. Sa më i madh të jetë kufizimi i dietës, aq më e shpejtë do të jetë rënia e peshës dhe aq më të vështirë do ta ketë personi obez.
Mirëkuptimi dhe lidhjet që mund të vendosen ndërmjet personit obez dhe specialistit . Edukimi me mënyrën e të ushqyerit, marrja e ushqimeve të caktuara si dhe inkurajimi i tij, janë faktorët më të rëndësishëm për të pasur sukses. Metoda më e mirë e specialistit është që ai të mos jetë shumë i ngurtë në programin e zbritjes së peshës, me kusht që dieta e propozuar të mos jetë e dëmshme. Megjithatë dietat që kanë mangësi të theksuara të disa elementëve ushqimore kryesore duhet të mënjanohen. Psh : dietat me përmbajtje shumë të pakët në karbohidrate janë mjaft të pasura me yndyrna dhe mund të çojnë në hiperkolesterolemi . Një dietë e varfër në karbohidrate shkakton një rritje të ketozës.Trupat ketonikë kanë efekt në qëndrat nervore për prishjen e oreksit. Kjo përligj pjesërisht dietat me proteina të lëngshme ose në formë të pluhuri. Këto dieta janë quajtur ” dieta të urisë të plotësuara me proteina ” dhe pretendohet se shkaktojnë një kufizim kalorish.
Para se të fillohet dieta është e nevojshme të informohet personi obez , se humbja e peshës relativisht e madhe që vihet re në fillim të marrjes së kufizuar të kalorive, shkaktohet në një pjesë të madhe nga humbja e ujit dhe ky ritëm i zbritjes në peshë nuk ka për të vazhduar gjatë. Po ashtu ndryshimet në bilancin e lëngjeve mund të maskojnë një humbje peshe të vërtetë të indit dhjamor, që mund të vërtetohet me kënaqësinë më të madhe të të sëmurit, nga matja çdo muaj e trashësisë së palës së lëkurës. Për të minimizuar dhjamosjen është propozuar kufizimi i tërë ushqimeve . Problemi më i rëndësishëm në mjekimin e dhjamosjes nuk është rënia e peshës , por ruajtja e kësaj peshe të humbur. Me një punë këmbëngulëse të vështirë e të zgjatur, shumica e personave obezë mund të humbasin peshë, por për fat të keq ata që mund të ruajnë përgjithmonë humbjen e peshës së tyre janë shumë të pakët. Dhjamosja është një çregullim i ndryshimit të mënyrës së të ngrënit, mekanizmat e të cilit nuk janë të ndryshueshëm me një kufizim të thjeshtë të marrjes së ushqimit .
Një individ bën një jetë sedentare nëse:
· Nëse kalon pjesën më të madhe të ditës duke parë televizor ose përpara kompjuterit
· Bën jo më shumë se 100 m në këmbë
· Puna që bën nuk i jep mundësi të lëvizë
· Nuk bën 20-30min aktivitet fizik të paktën 1 herë në javë
Kaloritë që nevojiten për 1 kg të peshës ideale llogariten:
· për personat mbipeshë: 20-25 kalori/kg
· për personat normale: 30-35 kalori/kg
· për personat nënpeshë: 35-45 kalori/kg
pra, nëse pesha e një personi mbi peshë është 90 kg ai duhet të konsumojë 90*20(25), pra rreth 1800-2250 kalori në ditë.18% e peshës trupore të njeriut është e përbërë nga dhjamërat ku nga keto: ¾ gjenden në lëkurë dhe ¼ gjëndet brenda qelizave. Tek njeriu i rritur indi yndyror peshon 8-10 kg, por kjo ndryshon në çdo individ nga natyra e të ushqyerit. Njeriu depoziton me një lehtësi mjaft të madhe sasira të mëdha dhjamore. Në jashtëqitje nuk ka më tepër se 2-5% yndyrë, pavarësisht se gjatë të ushqyerit ai mund të ketë marrë 400 g në ditë. Kur ushqimi ka me tepricë yndyrë, më shumë seç kërkon organizmi, kjo tepricë grumbullohet në indet dhjamore. Pra nëse një njeri konsumon në ditë 3000 kalori, por është ushqyer me 3200 kalori, atëherë ai grumbullon 200 kalori në formë yndyre dhe brenda 1 viti sasia dhjamore e tij do të jetë rreth 8 kg.
Në këtë rast metabolizmi është i shtuar pak sepse ka më shumë ushqim për të djegur.