Kroketa me kunguj dhe patate

Kroketa me kunguj dhe patate

Përbërësit e kësaj recete:

– 1 kg patate

– 1 qepe e kuqe

– 2 te verdha veze

– 2 kunguj

– 1 luge majdanoz i grire

– 80 gr djathë parmixhano

– miell

– vaj ulliri

– miell misri

– kripe, piper

Përgatitja

Lani patatet dhe ziejini për 30-40 minuta. Me pas kullojini, qërojini dhe shtypini ne forme pureje dhe lërini te ftohen.

Ndërkohë qëroni kungujt dhe me pas pritini ne copa qëroni qepen dhe priteni holle ne kuba te vegjël dhe vërini ne një ene me 1-2 luge vaj ulliri dhe skuqini për 8 minuta duke i përzier shpesh me luge druri, rregulloni me kripe dhe lërini te ftohen. Shtoni ne purenë e patates djathë te grire, 2  të verdha veze, një luge majdanoz te grire rregulloni me kripe dhe aromatizoni me piper dhe përzieni te gjithë përbërësit derisa te përftoni një mase homogjene. Ne një ene rrihni veze dhe shtoni kripe dhe llojet e miellit ne dy pjata te ndryshme. Merrni një luge nga përbërja dhe formoni qofte me pas kalojini fillimisht ne miell, kalojini tek vezët e rrahura dhe me pas ne pjatën ku keni hedhur miellin e misrit dhe vazhdoni kështu derisa te keni mbaruar te gjithë përbërjen. Ne një ene ngrohni vaj dhe skuqni qoftet derisa te marrin një ngjyre te arte dhe vërini ne një letër kuzhine ne mënyrë qe te humbasin vajin e tepërt. Shërbejini qoftet me patate dhe kunguj te ngrohta.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!