KONSUMIMI I USHQIMEVE TË SHPEJTA

KONSUMIMI I USHQIMEVE TË SHPEJTA

 

Studimet kanë treguar sipas statestikave që ushqimet e shpejta,ngrënia e vakteve jashtë shtëpisë rrisin nivelin e lartë e ftalateve. Ftalatet janë një substancë kimike plastike. Shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut ,saqë është konsideruar dhe si kancerogjen.

 

Hamburgerat dhe sanduiçët janë ato ushqime që janë konsideruar si me përmbajtjen më të lartë të ftalatit por vetëm nëse i konsumojmë nëpër fast food,restorant apo bare të ndryshme.

 

 

 

Studiuesit bënë një studim me një grup njerëzish që disa ditë më parë kishin konsumuar një vakt në restorantë dhe një grup i cili kishte konsumuar vaktin në shtëpi. Grupi që kishte ngrënë në restorant ,mundësia për te patur probleme me astmën, kancerin diabetin e tipit 2 dhe riprodhimin ,etj  ishte rritur  me 35 % në krahasim me grupin që konsumoji ushqim shtëpie.

 

Gratë shtatëzëna,fëmijët dhe adoleshentët preken më shpejt nga kjo substancë kimike që pengojnë dhe hormonet . Shkaktojnë mos zhvillimin e trurit tek fëmijet e vegjël dhe ndikon dhe tek sjellja e tyre.

 

 

 

 

Ftalatët nuk gjenden vetëm në ushqim ato janë,në paketimet e ushqimeve, në detergjentë pastrues,sapunë,shampo dhe në një sërë produktesh të tjera.

 

Po mundohemi t’ju sugjerojmë që të konsumoni më shumë ushqimin në shtëpi pasi ka më pak gjasa të përmbajë nivele të larta të ftalateve dhe kimikateve që shkaktojnë probleme në shëndet.
Përgatitja e ushqimit mund të jetë një situatë e favorshme për konsumatorët. Janë edhe një mënyrë shumë e mirë për të reduktuar sheqerin,kripën dhe yndyrnat e pashëndetshme.

error: Nuk lejohet kopjimi!