Kombinimi jo i duhur ushqimor

Kombinimi jo i duhur ushqimor


Kombinimi jo i duhur i ushqimeve është një aspekt tjetër i dietave tona që  konsumojmë. Secili gjitar ka një lloj specifik të sistemit tretës biologjik që përshtatet me një lloj ushqimi, duke filluar nga tigri, trakti tretës i të cilit është 12 këmbë i gjatë, deri te gjirafa, trakti tretës i së cilës është 280 këmbë i gjatë. Në tokë jetojnë specie mishngrënëse, barngrënëse, gjithçkangrënëse etj. Ka shumë opinione të ndryshme lidhur me sistemin tretës që një njeri posedon, por një gjë është e sigurtë – njerëzit nuk mund t’i jenë të gjitha nga të lartpërmendurat. Megjithatë, ne akoma konsumojmë dietën e tigrit, gjirafës, derrit, kalit etj. Ne jo vetëm që konsumojmë dieta të ndryshme  të këtyre kafshëve, por gjithashtu kemi si tendencë t’i konsumojmë së bashku në çdo vakt!

Për shembull: Nuk është e pazakontë për njerëzit të kombinojnë mishin dhe patatet, peshkun dhe orizin apo orizin ose bukën me sallamin, djathin me drithëra, ose djathin me makarona. Duke ngrënë këto kombinime ushqimore çdo ditë në çdo vakt nuk është mënyra më e mirë për të pasur një shëndet optimal. Kur të gjitha këto ushqime konsumohen njëherësh, trupi nuk mund t’i thyejë apo t’i përdorë ato si duhet. Pasi keni ngrënë ushqim të kombinuar jo si duhet, ne përfundojmë duke pasur simptoma si kriza stomaku, fryrje apo dhimbje. Nuk është çudi që shitja e disa produkteve eshtë shëndrruar në një industri biliona-dollarëshe.

Shumica e amerikanëve vuajnë nga tretja e dobët. Dhe nuk është çudi! Shumë nga ushqimi që ne konsumojmë çdo ditë nuk është i kombinuar si duhet. Trupi i njeriut ka limitime të cilat ne duhet t’i respektojmë. Pra duhet t’i marrim me seriozitet pasojat që sjell prezantimi i këtyre ushqimeve në sistemin tonë imunitar. Pasi ne i hamë, stomaku, trakti tretës dhe eventualisht shëndeti ynë, do të vuajë efektet e asaj çfarë ne kemi “prezantuar” në organizëm.

Dieta ideale
Siç e përmenda më sipër, nevojat dietike ndryshojnë nga personi në person në varësi të faktorëve të ndryshëm. Informacioni më poshtë është një përmbledhje e rregullave të përgjithshme që përdoren nga shumë njerëz. Ju duhet të bëni modifikime në momentin që dizenjoni një plan nutricional për klientët tuaj. Duhet të merrni në konsideratë alergjitë ushqimore, stilin e jetesës, besimet, mosha, gjendja fizike si dhe influencime të tjera të rëndësishme.

5 parimet e kombinimit të ushqimeve

1.Konsumoni vetëm një frut: Në mëngjes konsumoni një mëngjes me fruta të freskëta. Kjo është një mënyrë e mirë për të filluar ditën, meqënëse fruti është një detoksifikues i fuqishëm. Ka përmbajtjen më të lartë të ujit dhe “udhëton” në trup me shpejtësi. Përpos të gjithë nutrientëve që përmban, fibrat në fruta sillen si furçë që zorrët të jenë të pastra. Fibrat e tretshme në fruta gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak.
*Fakte interesante: 100 vjet më parë, shfaqja e kancerit ishte 1 në 500, ndërsa në ditët e sotshme është pothuajse 1 në 2.

Fruti është një ushqim tejet i thjeshtë. Përmban sheqerna që janë gati që trupi t’i përdorë dhe t’i sigurojë enzimat e tij, kështu që nuk kërkon shumë kohë që të tretet në stomak. Trupi punon shumë që kalojë frutin jashtë stomakut sa më shpejt të jetë e mundur, që nutrientët të absorbohen në mënyrë të shpejtë nëpërmjet zorrëve dhe zorrës së trashë. Kjo është arsyeja pse frutat duhet të kombinohen me ushqime të tjera dhe nuk duhet të konsumohen për disa orë pasi keni ngrënë proteina apo karbohidrate. Nëse keni një frut krahas vaktit tuaj, sheqeri në frut do të fermentohet në stomak, duke shkaktuar fryrje dhe gazra. Shumë njerëz besojnë që të konsumoni një frut për ëmbëlsirë është një zgjedhje e shëndetshme, por në fakt mbahet në stomak nga ushqime të tjera, duke shkaktuar fermentim.

Pasi keni ngrënë frutin, duroni të paktën 1-2 orë për të konsumuar një ushqim tjetër. Mëngjesi është koha më e mirë për të ngrënë një frut, sepse atëherë ju mund të jeni të sigurt për ushqimet që keni tretur. Dietologët tradicionalë këshillojnë njerëzit të konsumojnë një mëngjes “zemër” që konsiston në ushqime nga të gjitha grupet ushqimore. Trupi ynë në fakt nuk ka nevojë për aq shumë ushqim në mëngjes, sepse ai akoma po përdor lëndët ushqyese nga ushqimi që keni tretur mbrëmjen e kaluar.

2. Mos kombinoni proteinën me niseshtenë

Ushqimet proteinike dhe të niseshtesë kërkojnë lëngje të ndryshme tretëse në mënyrë që të copëzohen apo të përdoren si duhet nga trupi. Tretja e niseshtesë fillon në gojë me enzimën ptialinë, e cila gjendet në pështymë. Proteinat thyhen kryesisht në stomak nga acidi hidroklorik dhe enzima që “pështyn proteinën” pepsinë. Këshillohet që të shmangni darkën tradicionale amerikane me mish dhe patate, si dhe sanduiçët që përmbajnë djathë, mish, vezë ose proteina të tjera. Kur mendoni sa rregullisht i konsumoni këto kombinime, nuk është çudi pse shumë prej jush vuajnë nga problemet tretëse.

Kur proteinat dhe niseshteja konsumohen së bashku, ptialina nuk prodhohet në mënyrë efektive në pështymë, kështu që niseshteja nuk para-tretet në gojë. Futet në stomak dhe fillon të fermentohet, duke prodhuar gazra. Madje akoma dhe më keq, proteina duhet të tretet në një mjedis acidik dhe niseshteja në një mjedis alkalin. Kështu që kur proteinat dhe niseshteja kombinohen, acidi dhe lëngjet tretëse alkaline neutralizojnë njëra-tjetrën. Gjithë ky ushqim shkatërrues mbahet në stomak, duke shkaktuar gazra dhe parehati. Më e rëndësishmja, lëndët ushqyese që ju duhen për furnizim dhe shumëfishim të qelizave, shkatërrohen gjatë procesit të fermentimit. Cikli dietik mund të çojë eventualisht në plakje të parakohshme dhe sëmundje.

Kur flasim për ushqimet proteinike, kryesisht u referohemi proteinave shtazore. Disa nga ushqimet si fasulet, përmbajnë kombinime natyrale të niseshtesë dhe proteinave.  Nëse këto ushqime konsumohen veçmas, trupi është i aftë t’i tresë ato duke lëshuar lëngje tretëse në sasi të duhura. Por përsëri, disa njerëz mund të kenë parehati teksa i konsumojnë.

3. Konsumoni proteinat vetëm ose me perime.

Perimet kanë përmbajtje të lartë uji dhe janë relativisht më të lehta për t’u tretur. Ato mund të thyhen/copëzohen qoftë në mjedis acidik ose alkalin. Megjithatë ato mund të kombinohen me proteina si dhe me niseshte. Enzimat në perime mund të përmirësojnë tretjen e proteinave. Fibrat që gjenden në perime ndihmojnë në lëvizjen e ushqimeve proteinike pa fibra,  lehtësisht përgjatë zorrëve.

4. Nëse ju konsumoni niseshte, konsumojini vetëm ose me perime.


Meqë perimet nuk kërkojnë lëngje specifike tretëse, ato mund të treten në mjedise alkaline.

5. Mos pini krahas vakteve


Nëse pini ujë, çaj ose pije të tjera krahas vakteve tuaja, ju në mënyrë efektive do të holloni lëngjet tretëse që nevojiten për të copëzuar ushqimin, duke e parandaluar që ai të tretet si duhet. Koha më e mirë për të pirë lëngje është ndërmjet vakteve-të paktën gjysëm ore përpara ose pas ngrënies. Nëse ju ngjan tejet e ndërlikuar, le ta themi në terma të thjeshta: në vend qe të konsumoni mish dhe patate, konsumoni mish me sallatë ose disa perime të ziera. Pataten mund ta konsumoni edhe në formën e një supe pa mish. Konsumoni fruta vetëm në mëngjes. Nëse pëlqeni makaronat, akoma dhe më mirë! Konsumoni makarona me perime ose me një salcë perimesh.

error: Nuk lejohet kopjimi!