Kombinimet ushqimore

Kombinimet ushqimore

Kombinimi ushqimor është mjaft i rëndësishëm dhe në veçanti në ushqimet  e gatuara. Kuzhina moderne ka si tendence përzierjen e  shumë ushqimeve ku përfshihen lëngjet,sukot,salcat,përzierjet pikante etj. Kjo bën të pamundur përllogaritjen e sasive dhe të kalorive që arrijmë të marrim në një ushqim. Këshillohet që duhet të jemi mjaft të vëmendshëm në kombinimet e sakta. Shumë persona kërkojnë që të provojnë shumë gjëra në të njëjtën kohë,që tavolina të jetë e mbushur plot e perplot me ushqime të ndryshme.Vihet re një mungesë standarti , dhe nga kjo mungesë vihet re humbja e shijes të aromave të mira që mund të ishte nga kombinimi i 2 apo 3 artikujve ushqimore.Shije tepër të vecantë kemi kur konsumohen frutat dhe bërthamoret së bashku.

Kombinimet ushqimore kanë harmoni kimike,të shëndetshme dhe shumë ushqyese. Ndër këto vlen të përmendim:

-drithërat e bluar së bashku me bërthamoret  dhe kremi ose pana

-gruri i petëzuar me bërthamore,krem,qumësht dhe mjaltë

– gruri i petëzuar me hurma dhe krem

Një vakt ideal për një person normal do të ishte:

Konsumimi në mëngjes i një gote qumësht , 5 kokrra fiq, 25 gr hurma arabije si dhe një molle të  kombinuar me gjalpë bajamesh.

Do të vazhdonte më pas dreka  me drithëra të shoqëruara me salcë dhe me gjalpë bërthamash ,3 kokrra fiq si dhe 25 gr hurma arabie si dhe një sallatë me lakra e karota të grira te spërkatura me vaj ulliri.

Kjo ditë do të mbyllej nga vakti i darkës i cili do të konsistonte në 1 gotë qumësht të plote, sallate zarzavatesh, 2 feta bukë të zezë të shoqëruar  me gjalpë bërthamash dhe për ta mbyllur me një banane shumë të pjekur.

Ekziston një mendim që njerëzit që kanë oreks të mirë ,mund ti klasifikojme si njerëz që gëzojnë shëndet të mirë. Kjo teori është e gabuar. Irritimi i membranave të mukozës të stomakut është një nga gjendjet më serioze që tregon jo shëndet të mirë. Stomaku është organi me të cilin abuzohet  më shumë dhe natyrisht dëmtohet më shumë pasi pranon me forcë një gamë të gjerë ushqimesh.

Ekzistojnë 5 klasa ushqimore : karbohidratet, proteinat, uji, yndyrnat dhe kripërat minerale.

Ekzistojnë 5 organe të aparatit tretës: goja, stomaku, pankreasi, gjëndrat intestinale dhe mëlçia.

Ekzistojnë dhe 5 lëngje tretëse te ushqimit: pështyma , lëngu gastrik,lëngu pankreatik, tëmthi dhe lëngjet intestinale.

Të gjitha llojet e ushqimeve  pothuajse përmbajnë ujë .Po keshtu dhe lëngjet tretëse.Ushqimet të cilat kanë në përbërje proteinat, përbëhen nga azoti dhe përfshijnë albuninën në ushqimet me prejardhje shtazore, glutenin tek drithërat, celulozën tek zarzavatet dhe kazeinën tek qumështi dhe djathi.

Karbohidratet  përmbajne niseshte dhe sheqer.Drithërat,frutat,zarzavatet dhe bërthamoret përmbajnë sasira të konsiderueshme karbohidratesh. Shumica e tyre përmbajnë sasi të konsiderueshme azoti sa për ti klasifikuar dhe si proteina. Kripërat minerale gjenden tek frutat dhe zarzavatet .Kripërat  e kalciumit, magnezit, sodiumit, potasit, klorit dhe hekurit janë kripëra thelbësore në formimin e kockave.Këto gjenden tek frutat,bërthamoret dhe zarzavatet.

Niseshteja, sheqeri dhe yndyrnat janë karburanti i trupit. Ato i japin trupit forcë , energji dhe fuqi, ndërsa proteinat ndërtojnë strukturën në të cilën zhvillohet energjia.

Sa më pak ushqime të kombinohen dhe të përzihen aq më e shëndetshme dhe me nivel të lartë do të jetë forma e jetës që ndërtohet prej tyre.

Ka disa lloje ushqimesh që duhet të konsumohen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse konsumohen karrotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe marrjen e betakarotinës që është shumë e dobishme për trupin. Vitamina A, sikurse vitaminat D, E, K; absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t’i shtosh llojeve të ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat këshillohet të mos konsumohen bashkë. Kështu kur djathi konsumohet bashkë me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!