KOKSARTROZA

KOKSARTROZA

KOKSARTROZA
(shkaqet, shenjat dhe trajtimi)
Coxo arthroza’ ose artroza e artikulacionit kokso-femoral është një sëmundje degjenerative e cila futet në grupin e osteoartrozave. Koksartroza prek kërcin artikular të artikulacionit kokso-femoral dhe ka një evolucion të ngadaltë.
Shkaqet
– Plakja natyrore e artikulacioneve
– Mosha mbi 40 vjeç
– Traumat dhe mikrotraumat e përsëritura
– Mbipesha
– Faktorët trashëgues
– Çrregullimet lokale të artikulacionit kokso-femoral si: nekroza avaskulare e kokës femorale, displazia e këtij artikulacioni, luksacionet, subluksacionet, sëmundja Paget dhe Perthes, etj.
Simptomat
– Dhimbje e cila lokalizohet në pjesën e kofshës, në plikën inguinale apo regjionin trokanterik si dhe në pjesën gluteale.
– Kufizim të lëvizjeve në artikulacionin kokso-femoral. Kjo vjen si rezultat i degjenerimit të kërcit artikular dhe zvogëlimit të hapësirës artikulare. Personat me koksartrozë kanë vështirësi në mbledhjen e këmbës si dhe ta rrotullojnë atë nga brënda. Me kalimin e kohës mund të kërkojnë mjete ndihmëse për të lëvizur ose mund të mos lëvizin fare.
– Kontraktura muskulare. Duke qëndruar në pozicione që parandalojnë dhimbjet ato zhvillojnë kontraktura muskulore.
Shenjat radiologjike
Në një radiografi të artikulacionit kokso-femoral do të shihni:
– zvogëlim të hapësirës artikulare
– shtypje te kockës subkondrale
– osteofite dhe geode
Trajtimi
Trajtimi i koksartrozës është medikamentoz dhe me fizioterapi. Në fazat e rënda bëhet ndërhyrje kirurgjikale e cila konsiston në vendosjen e një proteze në këtë artikulacion.
Medikamentet që rekomandohen janë anti-inflamatorët josteroidë dhe analgjezikët. Rekomandohen ushtrimet fizike por pa ngarkesë, noti si dhe biçikleta pasi ruajnë lëvizshmërinë dhe trofizimin e muskujve. Ndërsa sportet me sforcim të madh fizik duhen evituar sepse përshpejtojnë proceset degjenerative.

error: Nuk lejohet kopjimi!