Klentiana Morina vajza nga Kosova ku te gjithe e njohin me brandin e saj tashme te krijuar Klenta Lashes.
Edhe pse shume e re ne moshe, e certifikuar nga eksperte boterore ne fushen e mbjelljes te qerpikeve dhe brow lamination, me nje eksperience pune disa vjecare Klenta ka nje kontribut fantastik ne bukurine femerore. E perkushtuar ne detaje pas punes se saj Klenta nuk njeh lodhje. Personazhet me te njohura te showbizit kosovar por dhe atij shqiptar jane klientet besnike te Klentes.
Kush nuk e njeh Klentën, artisten që shndërron bukurinë në më të prekshme për të gjitha vajzat. Ajo është një vajzë e re në moshë, por e madhe në qëllime dhe arritje. Prej disa vitesh ajo është shndërruar në një destinacion nëse i referohemi teknikave të fundit të vetullave dhe qerpikëve. Kush nuk e njeh Klentën, korrektësinë që ka, pasionin me të cilin punon, por mbi të gjitha teknikat unike që vetëm ajo di të bëjë në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë rrëfim për anilakalleshi.com ajo zbulon historinë e saj, mes shumë ëndërra bukurie që ka kaluar në duar dhe shumë të tjera që e presin…
Klentiana është një vajzë me shumë pasione, plot ambicie një vajzë që do të bukurën. Kam mbaruar studimet universitare barchelor “Menaxhimi i hotelerisë, turizmit dhe mjedisit” dhe master “Menaxhim Biznesi” në universitetin e Pejës. Një ndër pasionet e mia ishte të isha afër me të bukurën tek femrat. Kam mbaruar disa kurse dhe seminare të ndryshme nga profesionalist rusë të fushës së qërpikëve dhe vetullave.
Kush janë teknikat e fundit të këtij shërbimi?
Unë gjithmonë mundohem të jem me trendet e fundit për qerpikët dhe vetullat. Nje nga efektet me te njohura sot eshte efekti i bujshem i qerpiket Kim Kardashian i cili konsiston ne shtimin e tufave gje qe i ben qerpiket vizualisht kaotik dhe me shume nivele, pastaj qerpiket ne form peneli, qerpiket penel “cat eyes” qerpiket e lagur qe japin pamjen qe sapo keni dal nga dushi. Kurse trendet e fundit te vetullave jane vetullat e trashura dhe te krehura Brow lamination është një proces i ristrukturimit të fijeve të vetullave për të mbajtur ato në formë të dëshiruar. Eshte trajtimi i përsosur për të gjithë ata që dëshirojnë vetulla të përsosura dhe me pamje të krehur. Lamination përfshinë 2 zgjedhje të ndryshme trajtuese për vetullat.
Fillimisht aplikohet në vetulla për ti bërë ato më të buta dhe lejohet të qëndrojë për 14 minuta, pastaj vetullat krihet në pozicionin e dëshiruar dhe një tretje “laminating” aplikohet për të mbajtur fijet e vetullave në vend.Ata të cilët veçmë posedojnë vetulla të plota mund të përfitojnë nga ky trajtim pasi që asnjë produkt tjetër nuk mund të mbajë vetullat ashtu si mund Lamination.
Gjithashtu edhe ato me vetulla më të dobëta mund të përfitojnë nga kjo teknikë, pasi që ajo u sjell vetulla me pamje më të plotë si dhe fijet e krehura mbulojnë zbrazëtirat në vetulla dhe efektet zgjasin deri në 8 javë. Kemi dhe mbjelljen e vetullave te cilat mbajne 2 jave dhe duken identike me fijet e vetulles naturale. Dhe per kete sherbim Klenta Lashes eshte e vetmja qe e kryen kete sherbim ne Kosove dhe Shqiperi.
Çfarë ju diferencon nga të tjerët?
Ajo ç’ka më diferencon mua nga te tjerët eshte puna ime qe e bej me perkushtim maksimal, korrektesia, miresjellja dhe fshehtesia ime eshte qe punen e kryej me dashuri si dhe produket qe perdoren ne studion time jane te cilesie te lartë dhe te brendeve me te njohura te lash industrise.
Shumë e re në moshë dhe jeni shndërruar në një emër shumë të kërkuar në Shqipëri dhe Kosovë, si e shihni këtë fakt?
Mosha eshte thjesht numer ne arritjet e nje njeriu, por pas gjithe ketyre arritjeve fshihet nje sakrificë e madhe, perkushtim dhe nje pune me orare te tej zgjatura por jam shume e lumtur per arritjet dhe suksesin e biznesit tim si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi.
Ku ndryshojnë femrat e Shqipërisë dhe të Kosovës në këtë fushë?
Nuk kane ndonje ndryshim te madh sa i perket vajzave,vetem tek preferencat e tyre. Zakonisht femrat nga Shqiperia duan qerpike me më shumë volum ndërsa femrat nga Kosova preferojne me shumë classic dhe 2D.
Edhe pse shumë e re në moshë, keni ngritur një karrierë, a mendoni për të ardhmen?
Jam shume e lumtur me arritjet deri tani.Une pretendoj te zgjeroj biznesin edhe ne qytete te tjera te Kosoves te Shqiperise po edhe ne shtete te tjera.Si dhe te hap Akademine time per kryerjen e kurseve dhe trajnimeve per gjitha vajzat qe duan te mesojne berjen e qerpikeve dhe vetullave.
Kush është jeta juaj jashtë profesionit, pasionet, dëshirat?
Klenta jashte profesionit te saj eshte nje vajze qe kalon kohen me shoqerine e saj dhe adhuron udhetimet dhe ka pasion fotografine.