Klamidia – ushqimet dhe kurat

Klamidia – ushqimet dhe kurat

Klamidia, kini kujdes nga ky infeksion seksualisht i transmetueshëm
Klamidia është një nga infeksionet më të zakonshme seksuale të transmetueshme që raportohen në SHBA. Është një infeksion bakterial i shkaktuar nga një lloj i quajtur “Chlamydia trachomatis” që përhapet me anë të kontaktit seksual (vaginal, anal ose oral) me një individ të infektuar. Femrat janë më të prirura për t’u diagnostikuar me klamidia, ndërsa meshkujt mund të preken gjithashtu dhe nga SST-të. Rastet e infeksioneve seksualisht të transmetueshme në mbarë botën po rriten ndjeshëm dhe sipas “World Health Organization” (ËHO), më shumë se 1 milionë raste shfaqen cdo ditë në botë. Arrin diku te 357 milionë raste të reja të SST-ve, si gonhorreja (78 milionë), sifilizi (5.6 milion), trikomoniazis (143 milion) dhe klamidia (131 milion) në vit.
Në SHBA, rreth 20 milionë raste shfaqen cdo vit dhe shumica variojnë në moshat 15-24 vjec. Ndërkohë që gratë janë më të prekura nga SST-të – rastet e padiagnostikuara shkaktojnë rreth 20,000 raste të infertilitetit tek gratë çdo vit – burrat kontribuan në rritjen e përgjithshme në 2015.
Në katër SST-të e lartpërmendura, klamidia raportohet më së shumti zakonisht. Është një infeksion bakterial i shkaktuar nga një lloj i quajtur “Chlamydia trachomatis që përhapet duke pasur marrëdhënie seksuale (vaginale, anal ose seks oral) me një individ të infektuar. Klamidia është e njohur për një ngjashmëri të dukshme me gonhorrenë, një lloj tjetër sëmundjeje seksualisht e transmetueshme, referuar simptomave dhe mënyrës së transmetimit.
Në vitin 2015 statistikat nga “Centers for Disease Control and Prevention” (CDC), treguan që në SHBA ishin raportuar rreth 1.526.658 raste të klamidias, numri më i madh i raportuar ndonjëherë nga CDC.
Për të ardhur keq është fakti që shumë raste janë të pa-diagnostikuara, pasi simptomat nuk janë të dukshëm dhe eventualisht cojnë që njerëzit të mos kryejnë testet e nevojshme.
Ashtu si në SHBA, klamidia është një nga SST-të më të zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar, më specifikisht në Angli; në një raport për mbrojtjen e shëndetit të publikuar nga “Public Health England” publikuar më 6 qershor 2017, ishin rreth 202,546 raste të klamidias, që zinin një vend të konsiderueshëm prej 49% të të gjithave SST-ve në vend, shkalla më e lartë e regjistruar ndonjëherë krahasuar me lythat gjenitalë, gonhorrenë dhe infeksionet gjenitale jo-specifike. Nga këto raste, 128,000 prej tyre i përkisnin njerëzve të moshës 15-24 vjec.
Gratë janë më të prirura për t’u diagnostikuar me klamidia por dhe meshkujt gjithashtu. Ka faktorë rreziku që mund t’ju vendosin në rrezik për të ulur rezistencën tuaj ndaj sëmundjeve, si prsh diagnostikimi me një tjetër infeksion në të shkuarë, mosha juaj dhe numri i partnerëve që keni pasur. Të qenit i diagnostikuar me klamidia mund të jetë një sfidë e frikshme, por nëse jeni të pajisur me informacionin e duhur, ju mund ta përballoni me sukses. Këto udhëzime ju ndihmojnë ta kaloni me sukses. Vazhdoni të lexoni më poshtë për të kuptuar si ndikon në trupin tuaj, ku janë zakonisht pikat e sulmit dhe mënyrat e ndryshme për ta trajtuar.


=Cilat janë llojet e klamidias?
A e dini që nuk është vetëm një lloj force e klamidias që prek njerëzit? Në të vërtetë janë tre dhe mund të sulmojnë trupin tonë në mënyra të ndryshme. Kjo është arsyeja pse trajtimi i klamidias nuk duhet të anashkalohet, madje të merren masa direkt në momentin e parë që konstatohet.
“Chlamydia trachomatis” është një lloj force që shkakton infeksion seksualisht të transmetueshëm, me të cilën shumë njerëz janë tashmë të njohur. Klamidia është SST-ja më e zakonshme në SHBA sipas “Centers for Disease Control and Prevention” (CDC), që tregoi raportime të 1.526.658 rasteve të klamidias në vetëm në vitin 2015, numri më i madh i raportuar në CDC. Numri më i lartë u përket të rinjve të moshës 15-24 vjec, ndërkohë që femrat vuajnë pasoja më serioze.
“Chlamydia trachomatis” mund të kalojë nga një njeri në tjetrin nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose duke prekur gjenitalet e një personi të infektuar. Të dyja gjinitë mund të preken nga ky lloj, dhe mund ta merrni sërish edhe nëse keni qenë të kuruar më parë. Zakonisht simptomat nuk shfaqen edhe nëse keni kohë që e mbartni sëmundjen. Kur shfaqen simptomat ndihen në organet riprodhuese (penisi ose vagina), madje edhe në rektum. Gratë mund të kenë një rrjedhje jonormale vaginale, ndërsa burrat mund të kenë një rrjedhje nga penisi dhe dhimbje ose ënjtje të mundshme në testikujt e tyre. Pacientët me klamidia mund të ndjejnë dhe një djegie gjatë urinimit.
Nëse nuk trajtohet, zakonisht con në epididimiti (dhimbje dhe inflamim në epididim) ose përhapjen e infeksionit në gjëndrën e prostatës, duke shkaktuar ethe, marrëdhënie të dhimbshme dhe dhimbje të shpinës. Gratë janë të prirura të preken nga sëmundja inflamatore e pelvikut (PID) dhe një rritje të rrezikut për të mos mbetur shtatzënë dhe shtatëzanisë ektopike. Ndërkohë, gratë shtatzëna me klamidia mund t’i vënë të sapolindurit e tyre në rrezik të infeksioneve të syve dhe të pneumonisë.
Një tjetër lloj i klamidias që mund të ndikojë negativisht te ju është Chlamydia pneumoniale (C. pneumoniae), një sëmundje e transmetueshme jo-seksuale që infekton mushkëritë dhe shkakton pneumoni bakteriale. “The CDC” nuk kërkon raportimin e rasteve të tilla, por numërohen më shumë se 300,000 raste çdo vit në SHBA. Megjithatë, është një infeksion mjaft i zakonshëm, që ndodh veçanërisht në vende të mbushura me njerëz si shkollat, spitalet dhe shtëpitë e pleqve . Sëmundja është më e zakonshme në fëmijët e moshës shkollore, por duhet të theksohet se të gjitha moshat janë në rrezik për zhvillimin e infeksionit, me të rriturit shfaqin rrezik më të lartë për t’u prekur. Infeksioni i klamidias pneumoniale mund të transferohet lehtë nga një person në tjetrin nëpërmjet kollitjes, teshtimës ose prekjes së objekteve të infektuara në zona të tilla si kazermat ushtarake, konviktet e kolegjeve, ambientet e kujdesit personal ose burgjet.
Përveç pneumonik, njerëzit që janë të infektuar me këtë lloj bakteriesh mund të zhvillojnë gjithashtu bronkit, kollë graduale ose faringjit, laringit dhe sinozit. Të moshuarit kanë sëmundje më të rënda dhe infeksione të përsëritura.


Klamidia “psittaci” është një tjetër lloj i klamidias që mund të cojë në në një gjendje të rrallë të quajtur “psittacosis”, ndryshe “ethe papagalli”. “CDC” raporton se që nga viti 1996, më pak se 50 raste të kësaj sëmundjeje kanë ndodhur në SHBA në vit; megjithatë, disa raste mund të mos jenë raportuar ose të pa diagnostikuara.
Njerëzit zakonisht marrin ethe papagalli nga papagallët (si emri) dhe nga zogj të tjera të tilla si pula, pula deti, pëllumba dhe rosa kur ata merren me zogj, thithin grimca të imëta të urinës së zogut, jashtëqitje ose sekrecione të tjera të trupit, ose kafshohen nga një zog.
=Sipas “Healthline”, shenjat më të zakonshme të etheve të papagallit janë:
-Ethe dhe të dridhura
-Të përziera dhe të vjella
-Dhimbje në muskuj dhe kraharor
-Dobësi dhe lodhje
-Diarre
-Kollë të thatë
-Intolerancë ndaj dritës

=Cilat janë simptomat e klamidias?
Kapja e simptomave të klamidias mund të jetë shumë e vështirë pasi që është asimptomatike, që do të thotë se gratë dhe burrat e infektuar mund të mos jenë në dijeni se ata kanë këtë sëmundje.
Ndërsa ka vetëm një lloj bakterie që shkakton klamidia, simptomat dhe efektet anësore janë të ndryshme si për burrat dhe për gratë.
Njohja e simptomave të klamidias përpara se të përparojë shumë mund të jetë e vështirë pasi është asimptomatike, që do të thotë se gratë dhe burrat e infektuar mund të mos jenë të vetëdijshëm që kanë këtë sëmundje.
Sipas “Centers for Disease Control and Prevention (CDC)”,simptomat e klamidias zakonisht nuk shfaqen deri në disa javë pasi keni pasur marrëdhënie seksuale me dikë që mbart këtë infeksion seksualisht të transmetueshëm.
Ndërsa ka vetëm një lloj bakterie që shkakton klamidia, simptomat dhe efektet anësore janë të ndryshme si për burrat dhe për gratë. Burrat duhet të kenë kujdes për këto shenja paralajmëruese:
-Rrjedhje e verdhë, jeshile ose e bardhë nga penisi
-Djegie gjatë urinimit
-Dhimbje dhe ënjtje në një ose të dy testikujt ( që janë disi më të zakonshme)
-Dhimbje rektale, shkarkim dhe gjakderdhje
-Konjuktivit në sy
-Infeksion në fyt
Te meshkujt, klamidia çon në epididimitis ose inflamacion dhe dhimbje në epididimis, tubi përgjegjës për mbajtjen e testikujve në vend. Klamidia gjithashtu mund të lëvizë në gjëndrën e prostatës, duke rezultuar në ethe, në marrëdhënie seksuale të dhimbshme dhe në siklet të ulët mbrapa. Në raste të rralla, klamidia mund të ndikojë në aftësinë e njeriut për të pasur fëmijë.
Ndërkohë, gratë duhet të kontrollojnë për këto simptoma për të parë nëse mund të jenë të infektuara me klamidia:
-Rrjedhje jo-normale të vaginës të verdhë ose të gjelbër
-Djegie ndërkohë që urinoni
-Gjurmë të gjakut në urinë
-Rritja e urgjencave urinare dhe frekuencave
-Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale
-Rrjedhje ose gjakderdhje në anus
Klamidia mund të shkaktojë dëme të përkohshme dhe të përhershme ndaj tubave fallopiane të një gruaje, duke nxitur sëmundjen inflamatore të pelvikut (PID), e cila konsiderohet të jetë një emergjencë mjekësore që shkakton dhimbje barku dhe legeni.
Kjo sëmundje gjithashtu paraqet rreziqe shëndetësore për gratë që planifikojnë të kenë fëmijë, pasi kjo mund të rezultojë në shterpësi të ardhshme dhe në një rrezik më të lartë të një shtatëzanie ektopike. Duke u diagnostikuar me këtë SST gjatë shtatëzanisë gjithashtu çon në një rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme dhe që fëmija të ketë një peshë të ulët lindjeje.
Meshkujt dhe gratë që kanë këto simptoma ose kanë pasur marrëdhënie seksuale me dikë që ka qenë i infektuar me klamidia duhet menjëherë të konsultohen me një mjek. Gratë shtatzëna duhet të kontrollohen për klamidia gjatë vizitës së tyre të parë të kujdesit prenatal, dhe ato nën moshën 25 vjeç ose me një rrezik të lartë të klamidias duhet të kenë një kontroll shtesë kur arrijnë në tremujorin e tretë.

Mjeku juaj do të diskutojë me ju se si keni qenë të ekspozuar ndaj klamidias, meqë pacientët e klamidias zakonisht pyeten për simptomat e përjetuara paraprakisht. Kur është fjala për diagnostikimin e sëmundjes, testet e përforcimit të acidit nukleik (NAATs) janë metoda më e preferuar sepse analizojnë materialin gjenetik të llojit të baktereve që sjell infeksioninin. Ky test kryhet edhe më lehtë, si urina te burrat dhe një pjesë e lëngut vaginal te gratë.
=Trajtimi dhe kurat
Mjekët zakonisht japin kura antibiotikësh për pacientët me klamidia, duke pasur parasysh që kjo SST është shkaktuar nga bakteret. Përveç antibiotikëve, ka kura të tjera natyrale që mund t’i përdorni për të trajtuar klamidian. Klamidia është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (SST) që është relativisht i lehtë për t’u trajtuar, kështu që nëse ju ose dikush që njihni është diagnostikuar me të, mund të shëroheni nga sëmundja, me kusht që të merrni masat e nevojshme. Mjekët zakonisht japin kura antibiotikësh për pacientët me klamidia, duke pasur parasysh që kjo SST është shkaktuar nga bakteret. Trajtimet me recetë përfshijnë “azitromicin”, i cili merret në një dozë të vetme të përditshme deri në pesë ditë, dhe “doxycycline” që merret dy herë në ditë për një javë. Antibiotikë të tjerë gjithashtu mund të sugjerohen nga mjeku juaj, por rregulli numër 1: Zbatoni udhëzimet me përpikmëri. Problemi me përdorimin e antibiotikëve qëndron se kjo klasë e ilaçeve është e njohur për shkatërrimin e bakterieve të dobishme që banojnë në zorrën tuaj, duke çuar në ndërprerje në mikrobiomë. Kjo rezulton në probleme të tilla si obeziteti, metabolizmi i dëmtuar, rritja e ghrelin-ës tuaj (“hormoni i urisë”) , nivelet e leptinit dhe indeksi i masës trupore (BMI). Megjithatë, nëse rasti juaj kërkon trajtim antibiotik, sigurohuni që të merrni një shtesë probiotike së bashku me të.
Një suplement probiotik me cilësi të lartë mund të ndihmojë në tretjen e ushqimit, të mbajë një ekuilibër të shëndetshëm të mikrobeve në zorrë, të rrisë sintezën e vitaminës B, thithjen e kalciumit dhe të mbajë një funksion të qëndrueshëm të sistemit tuaj imunitar. Përveç antibiotikëve, ka kura të tjera natyrale që mund t’i përdorni për të trajtuar klamidian, të tilla si:
-“Goldenseal”. Kjo zakonisht vjen në formë kapsule, dhe merret një herë ose dy herë në ditë. Disa nga përfitimet e saj përfshijnë rritjen e sistemit imunitar që do të përmirësonte mbrojtjen e trupit tuaj. “Goldenseal” gjithashtu ka veti antibakteriale, duke e bërë atë efektiv në luftimin e baktereve që shkaktojnë klamidian, si dhe vetitë anti-inflamatore e astringuese.
– Echinacea: Kjo barnë mund të konsumohet nëpërmjet kapsulës ose tinkturës, dhe ka veti antimikrobike, antivirale dhe antioksiduese. “Echinacea” mund të lehtësojë dhimbjen, të zvogëlojë inflamimin dhe të forcojë sistemin imunitar duke i bërë qelizat imune më efektive në luftimin e baktereve dhe viruseve.
-Hudhra: Ndoshta më e njohura ndër të tjerat, hudhra mund të hahet e papërpunuar ose të shtohet në pjatë si pjesë e gatimeve. Allicin është përgjegjëse për aromën e hudhrës si dhe për benefitet e shumta që ka. Ndërkohë që hudhra dihet se ka veti antivirale dhe antibakteriale, kjo perime mund të ulë inflamacionin, të përmirësojë funksionin e sistemit imunitar, dhe të luftojë 14 llojet e qelizave të kancerit.
=Si të parandaloni klamidian
Nëse jeni seksualisht aktiv, sigurohuni që ju dhe partneri juaj të përdorni mbrojtje seksuale si prezervativët , vetëm nëse jeni të sigurt se të dy nuk jeni të infektuar me klamidia.
Komunikimi është kyç ndërmjet të dyve – informoni partnerin/partneren tuaj për infeksionet që aktualisht mund të keni ose jeni duke u trajtuar.
Ka dy mënyra kryesore për të parandaluar që të mos infektoheni me klamidia dhe nga përhapja e mëtejshme e kësaj sëmundje tek njerëzit e tjerë.
E para është duke u siguruar që nuk keni marrëdhënie seksuale të pambrojtura me partnerin/partneren tuaj (pavarësisht nëse është vaginal, anal ose oral), duke qenë se klamidia është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (SST). Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni marrëdhënien seksuale krejtësisht. Marrëdhëniet seksuale janë të lidhura me një numër të madh përfitimesh si:
-Imunitet më të mirë dhe një zemër të shëndetshme
-Gjumë të përmirësuar
– Kontrolli optimal i fshikëzës (për gratë)
-Ulje të niveleve të presionit të gjakut te gratë
-Dhimbje të reduktuar dhe lehtësim të stresit
-Rrezik më të ulët për shfaqjen e kancerit të prostatës
Nëse jeni seksualisht aktiv, sigurohuni që ju dhe partneri juaj të përdorni mbrojtje seksuale si prezervativët , vetëm nëse jeni të sigurt se të dy nuk jeni të infektuar me klamidia.
Komunikimi është kyç ndërmjet të dyve – informoni partnerin/partneren tuaj për infeksionet që aktualisht mund të keni ose jeni duke u trajtuar.
Për më tepër, nëse ju ose partneri juaj tashmë jeni diagnostikuar me klamidia, shihni se ai/ajo është kuruar fillimisht dhe kryeni një test tjetër për të parë nëse është shëruar plotësisht përpara se të filloni të keni sërish marrëdhënie seksuale. Eshtë më mirë të testoheni sepse ju ose ai mund të mos jeni të vetëdijshëm që po mbartni atë lloj sëmundjeje.
Testimi periodikisht i klamidias është mënyra tjetër për të parandaluar përhapjen. “The U.S. Centers for Disease Control and Prevention (CDC)” rekomandojnë që gratë seksualisht aktive të moshave 25 vjec dhe nën asaj moshe duhet të testohen për klamidia çdo vit. Gjithashtu, gratë e moshuara/të rritura që kanë partnerë seksualë të shumtë ose faktorë të tjerë të rrezikut për klamidia duhet të ekzaminohen për këtë SST. Një grua e cila tashmë është diagnostikuar me klamidia duhet të ri-testohet sërish rreth tre muaj pas trajtimit.
“CDC” gjithashtu këshillon që meshkujt seksualisht aktivë (qoftë homoseksualë, biseksualë ose meshkuj që kanë marrëdhënie seksuale me meshkujt) duhet të kenë ekzaminime vjetore jo vetëm për klamidia, por edhe për SST të tjerë. Dhe të rinjtë duhet ta mendojnë testin për të parë nëse janë apo jot ë infektuar me klamidia. Ndërkohë, nëse jeni një çift që planifikoni të keni një fëmijë, duhet t’i nënshtroheni testeve për klamidia dhe SST të tjera para se të procedoni. Nëse ndodh që ju jeni diagnostikuar tashmë me klamidia, mos u përpiqni të krijoni familje derisa sëmundja të jetë trajtuar dhe kuruar plotësisht.
Një nënë me klamidia mund të infektojë fëmijën e saj gjatë lindjes, kur foshnja kalon përmes kanalit vaginal. Kjo çon në raste të pneumonis, konjuktivitit ose syve të kuq (ky është inflamacioni ose ënjtja e konjuktivës, një ind i vendosur në syrin tuaj) në të porsalindurit.
=Ushqimi ideal për një pacient me klamidia
Zgjedhjet e shëndetshme ushqimore janë thelbësore nëse jeni diagnostikuar me klamidia. Qëllimi juaj kryesor është të hani ushqim të vërtetë sa më shumë që të jetë e mundur.
Filloni me sasi të larta të frutave dhe perimeve organike, sidomos zarzavate me gjethe të tilla si kale, lakër alfalfa, klorella, gruri dhe elbit. Këto ushqime janë të pasura me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë në detoksifikimin dhe pastrimin e gjakut. Mos harroni të shtoni sasi të moderuara të proteinave. Ndryshe nga mishi i prodhuar me metoda konvencionale, mishi i kafshëve të rritur në kullota vijnë nga kafshë të cilat kërkojnë vetë ushqimin e tyre dhe hajnë një dietë natyrale. Gjithashtu kushtet e tyre të jetesës ulin ndjeshëm rrezikun për infeksione/ndotje bakteriale.
Mishi që vjen nga kafshë që janë të rritura në kullota kanë një shkallë më të shëndetshme të acideve omega-3 dhe omega-6, plus sasi të larta të:
-Acidi linoleik i konjuguar (CLA)
-Vitamina B
-Vitamina E
-Beta-carotene
-Magnez, kalciumi dhe kaliumi
Vetëm konsumoni sasi të moderuara të mishit të kuq. Rekomandohet që pacientët e klamidias të marrin sasi të vogla të yndyrnave të ngopura, të cilat mishi i kuq i ka me bollëk. Por kjo nuk do t’i thotë që t’i hiqni nga dieta juaj e përditshme, pasi yndyra e ngopur ka benefite të tjera për shëndetin.
=Yndyrnat e ngopura janë të mira për ju
Përvec pjesës që duhet të parandaloni shëndoshjen ose rritjen e niveleve të kolesterolit, yndyra e ngopur siguron lëndë ushqyese që trupi dhe truri juaj kanë nevojë për shëndet më të mirë. Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, të kontrollojë oreksin tuaj, të ndihmojë në mirëmbajtjen e peshës dhe të rrisë ndjeshmërinë e insulinës. Disa nga burimet më të mira ushqimore të yndyrës së ngopur, madje edhe lëndëve ushqyese të tjera siç janë vitaminat A, C dhe E përfshijnë:
-Avokadot
-Cokollatë e zezë
-Ullinj dhe vaj ulliri
-Vaj kokosi
=Ushqime të pasura probiotike që janë ideale për pacientë të klamidias
Shtoni ushqime të pasura me probiotikë në dietën tuaj. Antibiotikët janë trajtimi konvencional për këtë infeksion, ndërkohë që ju ndihmojnë të luftoni sëmundjen, përfundojnë duke shkatërruar bakteriet beneficiale në zorrën tuaj. Kjo mund të cojë në efekte negative në sistemin tuaj kështu që duhet t’i zvëndësoni këto baktere sa më parë të jetë e mundur. Këtu janë disa ushqime të pasura me probiotikë që duhet t’i keni parasysh:
-Kos të bërë me qumësht të papërpunuar, të lopëve të ushqyer në kullota
-Lassi( një pije indiane)|
-Tempeh
-Kefir (qumësht organik i fermentuar, i papërpunuar)
-Natto (soja e fermentuar)
-Perimet e fermentuara të tilla si kimchi dhe lakër turshi
Shtoni ushqime të pasura alkaline në dietën tuaj
Rritja e konsumit të ushqimeve të pasura në fibra siç janë fasulet, fara (kungulli ose luledielli) dhe arra të papërpunuara organike (arra makadame, pekane, arra brazili dhe / ose bajame) është shumë e mirë nëqoftëse keni klamidia. Këto ushqime ndihmojnë në rikthimin e balancës në nivelet e pH të trupit tuaj dhe mund të ndihmojnë edhe në luftimin e acideve që shkaktojnë inflamacion dhe gjendje të tjera kronike.
Ndërkohë, fibra ju con drejt një shëndeti më të mirë dhe jetëgjatësie, pasuron dhe ushqen bakteret e dobishme në trupin tuaj dhe përmirëson funksionin e sistemit imunitar.

-Zgjidhni pijet e juaja me mencuri
Nga ana tjetër, nëse ju ose dikush që njihni ka klamidia, sigurohuni që të mos e teproni/teproje me pirjen e alkoolit. Një sasi e lartë alkoli lidhet me ndëprerje në mikrobiomë, ku banojnë bakteret e mira të trupit.
Ky është vetëm një nga efektet negative të alkoolit, pasi edhe konsumi i tepruar i alkoolit rezulton në:
– Komunikimi i ngadalshëm i qelizave të trurit në sistemin nervor qendror
-Helmimi i alkoolit
-Vdekjet e lidhura me alkoolin
– Dëme të mëdha të mëlçisë dhe sëmundje të mëlçisë yndyrore
Ju gjithashtu duhet të reduktoni dhe konsumin e pijeve të gazuara. Një përjashtim që mund të bëni është kafeja organike e zezë-pa sheqer, krem apo shtesa të tjera. Studimet kanë treguar që të pini 2-4 filxhanë kafe të zezë në ditë ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së kancerit ose vdekjes në mesin e njerëzve me kancer të zorrës së trashë të fazës së tretë. Polifenolët e pranishëm në kafe mund të luajnë një rol pasi kanë treguar që kanë veti anti-kancerogjene.
Këto polifenole, së bashku me acidin hidrocinamik, janë të njohur për vetitë antioksiduese, duke ndihmuar qelizat tuaja të luftojnë kundër radikalëve të lirë në trup.
Studimet e tjera tregojnë që njerëzit që pijnë kafe të zezë janë:
-Kanë më pak gjasa të kenë depozita kalciumi në arteriet e tyre
-Mund të ulë rrezikun për sklerozë të shumëfishtë ose sëmundjes Parkinson
-Mund të përmirësojnë shëndetin e trurit.
-Mund të ulin rrezikun e vdekjes
=Hidhni tutje të gjithë ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara janë një “JO” e madhe, pasi ato përmbajnë përbërës të dëmshëm, siç janë sheqeri, fruktoza, yndyrna trans, karbohidratet e rafinuar dhe përbërës të tjerë artificialë. Jo vetëm që këto ushqime ju cojnë në mbi-konsumim, por kanë sasi të ulëta të lëndëve ushqyese dhe mund të cojnë në diabet, goditje, sëmundje të zemrës dhe diabet të tipit 2.

error: Nuk lejohet kopjimi!