Klamidia është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Eshtë një infeksion me bakterien e njohur si Klamidia Tracomatis. Klamidia është shumë e ngjashme me gonhorrenë në simptoma dhe mënyrën e transmetimit.
Eshtë e rëndësishme të themi që shumë njerëz (si meshkujt apo femrat) të cilët janë të infektuar me klamidia nuk kanë simptoma apo mund të mos jenë në dijeni që kanë infeksionin. Infeksioni i klamidias mund të shkaktojë një dëm të përhershëm në riprodhimin te femrat dhe mund të rrisë rrezikun për një shtatzani ektopike.
Infeksioni i klamidias gjatë shtatzanisë gjithashtu rrit rrezikun që femrat të lindin një fëmijë me peshë shumë të ulët.
-Cilat janë shenjat dhe simptomat e klamidias?
Shumë femra me klamidia nuk ka shenja apo simptoma të infeksionit. Në shumë raste referohet si infeksioni i “heshtjes” për këtë arsye. Megjithatë meqë infeksioni mund të shkaktojë dëm të përhershëm në traktin riprodhues, është shumë e rëndësishme të njihni dhe të trajtoni këtë infeksion.
Kur simptomat shfaqen, janë shumë të ngjashme me ato të gonhorresë. Simptomat e klamidias përfshijnë rrjedhje vaginale dhe dhimbje barku. Infeksioni i uretres mund të prodhojë simptoma karakteristike të një infeksioni të traktit urinar, duke përfshirë dhimbje ose djegie gjatë urinimit, gjak në urinë dhe urinimi i shpeshtë.
Nëse infeksioni i klamidias nuk trajtohet, rreth 30% e rasteve përhapen në organet pelvike, duke çuar në një gjendje të njohur si sëmundja inflamatore pelvike. Simptoma të kësaj të fundit përfshin dhimbje pelvike, dhimbje gjatë aktit seksual, temperaturë, dhe dhimbje barku. Sëmundja inflamatore pelvike mund të shkaktojë shenja dhe dëmtim të organeve riprodhuese.
Gjithashtu dhe meshkujt e infektuar mund të mos tregojnë simptoma. Nëse simptomat janë të pranishme, ato mund të përfshijnë djegie gjatë urinimit si dhe ënjtje apo dhimbje në një apo të dy testikujt.
Cfarë e shkakton klamidian?
Klamidia është një infeksion me bakterien e klamidia Trakomatis. Kur një infeksion është i pranishëm, bakteria mund të jetë e pranishme në cerviks, te uretra, vaginë ose rektum të një personi të infektuar. Cdo lloj kontakti seksual (vaginal, anal ose oral) me personin e infektuar mund të përhapë infeksionin. Një nënë e infektuar gjithashtu mund të transmetojë infeksionin te bebja e saj.
Dëmtimet më të zakonshme te bebja përfshijnë dëmtimin e syrit ose pneumoni te i porsalinduri. Edhe nëse personi është kuruar për klamidia-n, ka mundësi ta marrë infeksionin sërish.
-Cili është trajtimi për klamidian? A mund të kurohet?
Klamidia mund të kurohet lehtësisht me terapi antibiotikësh. Antibiotikët mund të jepen si dozë e vetme ose përgjatë një periudhe 7-ditore. Femrat nuk duhet të kenë kontakt seksual përgjatë trajtimit 7-ditor, ose 7 ditë pas dozës së vetme. Femrat shtatzënë mund të trajtojnë infeksionin e klamidias me antibiotikë. Partnerët seksualë të një personi të diagnostikuar me klamidia, duhet të testohen dhe të trajtohen nëse është e nevojshme për të shmanguar infeksionin apo përhapjen e mëtejshme të tij.
-A mund të parandalohet klamidia?
Meqë shume prej njerëzve që janë të infektuar nuk kanë simptoma dhe nuk janë në dijeni për infeksionin, përhapet me lehtësi dhe mund të jetë e vështirë për të parandaluar infeksionin. Masat mbrojtëse te meshkujt janë mëse të nevojshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit.