Keni dëgjuar për benefitet e domates në lëkurë?

Keni dëgjuar për benefitet e domates në lëkurë?

Domatet janë të domosdoshme në cdo kuzhinë. Konsumimi ditor i tyre fuqizon shëndetin, bashkangjitur shijes së mrekullueshme që i japin ushqimit.  Ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e shikimit, shëndetit të stomakut, redukton presionin e gjakut, parandalon infeksione të traktit urinar dhe ndihmon kundër kancereve të ndryshme.  Domatet mund të bëjnë mrekullira në lëkurën dhe flokët tuaj kur përfshihen në rutinen tuaj të bukurisë.

1.Trajton djegien e lëkurës nga dielli
Domatet janë shumë efektive në trajtimin e djegies së lëkurës nga dielli. Sasitë e larta të licopene-s në domate jo vetëm që mbrojnë lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme, por qetëson lëkurën dhe neutralizon sipërfaqen e saj. Një studim i vitit 2001 i publikuar në “Journal of Nutrition” raporton që pasta e domates ndhmon kundrejt eritemës së ndikuar nga rrezet ultravjollcë.  Vendosni 2 domate të mëdha dhe ½ e kupës me kos në një blender dhe përziejeni derisa të formohet një pastë e butë. Aplikoni pastën në zonën ku keni djegie. Prisni 10-15 minuta, më pas lajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1 herë në ditë.

2. Pastron njollat
Njollat mund të ndodhin kudo në lëkurë në formën e ngjyrës jo-të njëtrajtshme ose njollave të errëta. Tashmë mund t’i pastroni duke përdorur domaten. Domatet janë jashtëzakonisht efektive në trajtimin e njollave të shkaktuara nga poret.
-Përzieni 2 lugë caji pulpë domateje me një 1 lugë caji tërshërë ose jogurt.
-Me butësi aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni për 20 minuta.
-Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

3. Ndricon/zbardh tonin e lëkurës
Domatet konsiderohen si agjentë zbardhues natyralë dhe ndihmojnë në zbardhjen e tonit të lëkurës. Gjithashtu vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe mbron qelizat nga dëmtimi i radikalëve të lirë.
-Përgatisni një maskë fytyre me 3 lugë gjelle lëng domateje, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë gjelle krem qumështi. Aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe në zonën e qafës. Lëreni për 15 miuta më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përdoreni dy herë në javë.
Një alternativë tjetër është: Përzieni bashkë 2 lugë gjelle lëng domateje dhe 2 lugë gjelle mjaltë. Aplikoni përgatitjen në lëkurë. Prisni 10 minuta më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përdoreni cdo ditë.

4. Heq qelizat e vdekura
Qelizat e vdekura që janë të akumulura në sipërfaqe mund t’ju marrin të gjithë shkëlqimin e lëkurës suaj. Domatet me lehtësi largojnë qelizat e vdekura, duke i rikthyer shkëlqimin lëkurës suaj. Plus në të ndikojnë dhe vitaminat A,C dhe K.
-Prisni një domate të freskët në dy pjesë. Spërkasni pak sheqer pluhur në një nga copat dhe aplikojeni në lëkurë duke përdorur lëvizje rrethore. Kjo maskë përdoret 1 herë në javë.

5. Parandalon plakjen e parakohshme
Vetitë antioksiduese të domateve reduktojnë dëmin e radikaleve të lirë në trup duke e mbajtur lëkurën tuaj të rinuar dhe të shëndetshme. Ju duhet të përfshini domatet në dietën tuaj. Duke qenë një burim i pasur i “lycopene-s”, domatet ndihmojnë lëkurën tuaj të absorbojë më shumë oksigjen, duke parandaluar plakjen e parakohshme .
-Vendosni pulpën e 1 domateje dhe 1 avokadoje të pjekur në një blender dhe përziejeni derisa të formohet një pastë e butë.
-Aplikoni masën e përgatitur në lëkurë.
-Lajeni me ujë të vakët dhe thajeni me  një peshqir të butë.
-Përdoreni këtë maskë një herë në javë.
-Gjithashtu mund të pini dhe lëng domateje për të pasuruar lëkurën tuaj nga brenda.

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!