Kategoritë e njerëzve që nuk duhet të konsumojnë akullore.

Kategoritë e njerëzve që nuk duhet të konsumojnë akullore.

Akullorja është si të thuash “ushqimi” me i preferuar i stinës së verës, i cdo lloj kategorie njerëzish, pavarësisht moshës që ata kanë. Përvec shijes së mrekullueshme ajo të jep edhe ndjenjën e freskisë.

Por a është e shëndetshme akullorja. Jo  të gjitha kategoritë e njerëzve  kanë fatin të shijojnë një akullore.

Më poshtë ju rendisim 4 kategoritëe e njerëzve të cilët e kanëe të ndaluar të hanë akullore për shak të dëmeve që shkakton në shëndet:

Njerëzit që duan të humbin peshë

Masa e tepruar e sheqerit  dhe yndyrës që përmban akullorja (disa akullore përmbajnë acide yndyrore trans), është eb dëmshme për shtimin në peshë. Prandaj personat që duan të humbasin peshë, duhet të qëndrojnë larg akulloreve. Disa akullore përmbajnë acide yndyrore trans. Sipas hetimeve përkatëse, është gjetur se acide yndyrore trans janë një nga shkaqet kryesore të shtimit në peshë. Efekti i saj kryesor është grumbullimi i yndyrës në zonën e barkut.

Gratë në pritje të ëmbël

Pse gratë shtatzëna nuk duhet të hanë akullore? Kjo është kryesisht për shkak se kur gratë janë gjatë periudhës së shtatzënisë, sekrecionet e lëngjeve të tretjes do të ulen dhe funksioni gastrointestinal do të dobësohet.

Akullorja gjithmonë përmban një numër të madh të aditivëve të sheqerit dhe yndyrës, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë efekte negative në rritjen e fetusit. Nëse hanë shumë akullore të ftohtë, kjo do të bëjë që stomaku i tyre të punojë me shumë vështirësi, duke shkaktuar simptoma të tilla si dhimbje barku dhe diarre.

Fëmijët

Akullorja, shkakton obezitet tek fëmijët. Madje ata janë më alergjikë ndaj aditivëve ushqimorë që gjenden në akullore.

Konsumimi i shumë akulloreve para vakteve ushqimore, jo vetëm që mund të ndikojë në oreksin e fëmijëve. Gjithashtu mund të shkaktojë probleme serioze me stomakun dhe gjithë sistemin e tretjes.

Diabetikët

Niveli i lartë i sheqerit në akullore ndikon në rritjen e shpejtë të përqindjes së tij në gjak. Si rezultat, mjekët gjithmonë sugjerojnë pacientët me diabet, të mos konsumojnë akullore.

Ekzistojnë disa lloje akulloresh, të cilat janë bërë posaçërisht për diabetikët. Këto lloj akullore nuk përmbajnë sheqer, por vetëm disa ëmbëlsues.

error: Nuk lejohet kopjimi!