Karbohidratet

Karbohidratet

Që të shpjegojme më thjeshtë  se cfarë janë karbohidratet mund të themi që ato kanë lidhje me gjithçka që nuk është yndyrë, proteinë dhe alkol. Karbohidratet i gjejmë në formën e nishestes ( amidonit) ose të sheqerit  në makarona, oriz, patate, bukë, drithëra, perime, fruta, qumësht, ëmbëlsira, edhe shumë të tjera që nuk përbëhen nga mishi.

Karbohidratet ndahen në: karbohidrate të ngadalshme ( GI e ulët) që treten ngadalë në trup dhe stabilizojnë sheqerin, dhe karbohidratet e shpejta ( GI e lartë) të cilat treten shpejt në trup dhe shkojnë direkt në gjak dhe që japin një rritje te shpejtë të sheqerit.

Duhet të kërkoni që të ushqeheni me karbohidrate të ngadalshme pasi këto prodhojnë shumë më pak insulinë në krahasim me karbohidratet e shpejta. Kjo do të thotë edhe rrezik më i vogël për diabetin e tipit 2, më pak dhjam ne trup, dhe një plakje më të ngadalshme.

Karbohidratet e shpejta prodhojnë shumë insulinë dhe japin efekte të padëshirueshme si psh: rritje të dhjamit të trupit, rrezikun për zhvillimin e diabetit, më tepër karies e tj.
Pas  një aktiviteti fizik duhet sa më shpejt të ushqeheni me karbohidrate të shpejta së bashku me proteina te shpejta, për të ndihmuar trupin që të forcohet. Pas një periudhe që jeni marrë me ushtrime  fizike, muskujt janë shumë të zbrazur nga ushqimi. Rezervat e glukozës janë zbrazur dhe trupi kërkon  ushqim. Për këtë arsye insulina çlirohet me ngadalë pa marrë parasysh se ke konsumuar  karbohidrate të shpejta apo të ngadalta, menjëherë pas ushtrimeve. Dhe sa më të shpejta janë karbohidratet që merren aq më shpejt trupi kërkon të pushojë .

“Karbohidratet janë lëndët ushqyese më anabolike, pasi ato çlirojnë hormonin anabolik, insulinën. Ky hormon është edhe një stimulues për trupin që të çlirojë hormonet e tjera anabolike si testosteronin. Prandaj është praktikisht e pamundur për të ndërtuar një muskul me një pamje shumë tërheqëse  pa sasinë e mjaftueshme të karbohidrateve.

Përveç kësaj, karbohidratet janë thjeshtë  të  nevojshme për të krijuar muskujt me glikogjen me vlerë, i cila është karburanti kryesor kur do të merresh me ushtrime të rënda. ”

Njerëzit të cilët ushtrohen fizikisht kanë nevojë më të madhe për  karbohidrate pasi muskujt e tyre kërkojnë më shumë energji që të përfitojnë nga karbohidratet e shpejta.

Karbohidratet janë burimi jonë kryesor i energjisë dhe duhet të përbëjnë 50-60% të dietës tonë.

Ato gjenden në disa lloje ushqimesh si drithëra, bukë, patate,fruta dhe perime të cilat konvertohen në sheqer në trupin tonë.

Disa karbohidrate kanë një nivel të lartë glukoze ,ndërsa disa të tjera nivel të ulët. Karbohidratet që gjenden në fruta dhe perime, si psh. në tërshërë edhe në perimet bishtajore përmbajnë nivele të ulët glukoze. Makaronat dhe petët kanë një nivel të mesëm karbohidratësh ndërsa patatet dhe orizi i bardhë kanë një nivel të lartë.

Kështu që, marrja e sheqerit shtesë nuk është e nevojshme në dietën tonë. Si rrjedhim secili prej nesh duhet të përdorë karbohidrate që përmbajnë nivel të ulët glukoze në dietën tonë.

Gjithsesi karbohidratet janë shumë të dobishme për të rregulluar metabolizmin e proteinave dhe të yndyrnave. Së bashku proteinat dhe yndyrnat ndihmojnë në rritjen e indeve të trupit, të kockave dhe të lëkurës.
Karbohidratet përbëhen nga sheqerna dhe fibra dhe sigurojnë energji dhe ngrohje.

Nëse në dietën tonë ka një mungesë karbohidratesh, atëherë organizmi jonë përdor proteinat për të  siguruar energjinë dhe ngrohjen e nevojshme. Nëse ne konsumojmë më shumë karbohidrate nga ajo sasi që na nevojitet atëherë ato konvertohen në yndyrë.
Si rrjedhim, ne duhet të përdorim grurin dhe karbohidratet komplekse në dietën tonë dhe duhet të shmangim përdorimin e shumë sheqernave dhe produkteve të rafinuara që kanë prejardhje nga mielli i bardhë të tilla si ëmbëlsira, bukë dhe biskota.
Kështu që, konsumimi i ushqimeve me nivele të larta karbohidratesh  shpesh i shoqëruar me  një mënyrë jetese sendentare çon në mbipeshë ashtu siç glukoza e tepërt nga karbohidratet konvertohet në acide yndyrore dhe trigliceride.

Metabolizmi i karbohidrateve

Karbohidrati i tretur, kryesisht në formën e glukozës, përvetësohet  në gjak nëpërmjet zorrës së hollë dhe më pas transportohet në mëlçi apo ruhet në formën e glikogjenit dhe kalon në qelizat e trupit dhe  në muskujt.

Kur trupi ynë konsumon karbohidrate në sasi të tepërta ato konvertohen në yndyrë dhe ruhen më pas në depozitat e yndyrës.

error: Nuk lejohet kopjimi!