Në natyrë ujë është prezent në formë likuide ( dete, liqene, lumenj) ngurtë (akull) dhe avull ( atmosfeerik dhe re) . Këto forma penetrojnë në terren dhe pasurohen me substanca të ndryshme që hasin, kryesisht kripëra. Ndër më të rëndësishmet:
· Katione ( kalcium, magnez, natrium,potas etj);
· Anion ( sulfat, klor, nitrat, etj);
Por gjatë këtij rrugëtimi, uji mund të ndeshet edhe me substanca të ndryshme të ndotura, nga smogu i ajrit deri në substanca të ndryshme që ndotin terrrenin, pesticide. shkarkime industriale etj.
Pra duhet të realizohen shumë kontrolle për të verifikuar pastërtinë e ujit, dhe duhet të njohim edhe emrat e këtyre substancave të dëmshmë, të cilat edhe pse në sasi të vogla mund të shkaktojnë probleme organike.
Rreziqet kryesore:
· Nitratet : janë kripëra të acidit nitrik, me origjinë nga ndotjet e shirave të ndotur ose për shkak të prezencës natyrale në këto zona të substancave. Në trup mund të transformohen në nitrite që prodhojnë nitrosaminë, substance kjo kancerogjene. Uji duhet të përmbajë sa më pak të jetë e mundur nga kjo substancë.
· Klori përdoret vetëm në depozita ujore për të parandaluar bakteriet, kryesisht kolibacilet fekali. Klori ndryshon shijen e ujit dhe disa shkencëtare janë të shqetësuar nga mundësia e ekzistencës së susbstancave të tjera organike që mund të ndikojnë në prodhimin e hidrokarbur klorat, substanca të rrezikshme për organizmin. Megjithatë ky fakt mbetet për t’u verifikuar në vazhdimësi.
Substanca të tjera toksike mund të vijnë nga prodhimet industriale si trielina, atracina, plumbi, mërkuri, kadmiumi.
Dy kripërat kryesore prezente në ujë janë magnezi dhe kalciumi. Prezenca e tyre tregon edhe fortësinë e ujit, që shprehet në gradë franceze SF, ekuivalente në 10mg/lt calcium dhe magnez.
Në këtë mënyrë Organizata Botërore e Shëndetsisë ka përcaktuar 30°SF fortësinë maksimale e lejuar për një ujë të pijshëm.
Quhet ujë mineral, që ka cilësi farmakologjike të përdorura në një terapi . Uji mineral ndahet në :
· Ujë oligomineral ( tepricë fikse 0.2 gr/lt);
· Ujë mediomineral ( tepricë 0.2-1gr/lt);
· Ujë mineral ( tepricë lartë 1gr/lt);
Gjithsesi duhet të theksojmë se një furnizim me minerale të përfituara nga uji është më pak i rëndësishëm në krahasim me ato që ne përfitojmë nga ushqimet.