Kanceri i zorrës së trashë

Kanceri i zorrës së trashë

Kur sëmundja diagnostikohet në fazat e hershme, ka shumë mundësi të kurohet. Ndodh kur qelizat anormale rriten në vijën e zorrës së trashë ose në rektum. Mund të prekë të dyja gjinitë si femrat dhe meshkujt, dhe zë vendin e dytë për sa i përket vdekjeve të shkaktuara nga kanceri në SHBA.

-Cfarë janë polipet?

Ato rriten brenda zorrëve tuaja. Shumë prej tyre janë të padëmshme, por mund të bëhen shkas për shfaqjen e kancerit kolorektal nëse nuk hiqet në fazat e hershme. Dy llojet më të zakonshme të polipëve të zorrëve janë adenomat dhe polipet hiperplastike. Ato formohen kur ka probleme me mënyrën se si qelizat rriten dhe riparojnë vijën rreshtuese të zorrës së trashë.

Faktorët e rriskut që nuk mund të kontrolloni
Mosha juaj-shumë njerëz që janë më të vjetër se 50
Polipe ose sëmundja e zorrëve inflamatore
Historia e familjes me kancer kolorektal

-Faktorët e rriskut që mund të kontrolloni
Të hani mish të kuq ose të mishit të përpunuar, ose ata që gatuhen në temperatura të larta
Obeziteti (të keni shumë yndyrë përreth belit)
Të mos ushtroheni mjaftueshëm
Duhanpirja
Konsumimi i tepërt i alkoolit

-Cilat janë simptomat?

Kanceri kolorektal nuk ka shenja paralajmëruese të hershme, kështu që është e rëndësishme të kontrolloheni. Pasi sëmundja përkeqësohet, mund të shihni gjak në fece ose dhimbje në pjesën e barkut, diarre, kapsllëk, humbje të papritur peshe, ose lodhje. Në kohën që simptomat shfaqen, tumorët rriten dhe bëhen më të vështirë për t’u kuruar.

-Testet

Testet pamore janë celësi për një diagnozë të hershme. Shumë njerëz duhet të bëjnë një kolonoskopi cdo 10 vjet që në momentin që mbushin 50. Ky test përdor një tub me një kamer të vogël për të parë në të gjithë zorrën e trashë dhe rektumin. Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit kolorektal duke i gjetur tumorët në fazë të hershme.

-Kolonoskopia virtual

Kjo përdor një skaner CT për të treguar një model 3D të zorrës suaj të trashë. Ky test mund të tregojë polipet ose probleme të tjera pa vendosur një kamera brenda trupit tuaj. Disaavantazhet kryesore të testit janë që mund të humbë pa vëzhguar polipe të vogla, edhe nëse doktori juaj gjen disa, përsëri do të përdorni një kolonoskopi reale. Kolonoskopia virtual mund të sugjerohet cdo 5 vjet.
-Barium Enema
Këto rreze X i japin doktorit një “pamje” se cfarë po ndodh brenda zorrës suaj të trashë dhe rektumit. Eshtë një tjetër mënyrë për të gjendur polipet, tumorët dhe ndryshime të tjera në zorrët tuaja. Kjo mund të sugjerohet cdo 5 vjet.
-Sigmoidoskopia fleksibël
Doktori juaj mund t’jua rekomandojë këtë test në vend të kolonoskopisë. Përdoret një tub i butë për të kontrolluar brenda rektumit ose në pjesën e fundit të zorrës suaj të trashë. Ky tubi ka një dritë dhe kamera për të treguar polipet dhe kancerin. Nëse doktori juaj ua rekomandon, duhet të bëhet cdo 5 vjet.
-Testet e gjakut fekale
Testi i gjakut fekal dhe testi imuni-kimik fekal tregon nëse keni apo jo gjak në fece, që mund të jetë një shenjë e kancerit. Ju i jepni 3 mostra të vogla të feceve tuaja doktorit për të kryer testet. Zakonisht rekomandohen cdo vit. Por  nëse tregoni shenja gjaku, mund t’ju duhet një kolonoskopi.
-Diagnoza e saktë
Nëse testi tregon një tumor të mundshëm, hapi tjetër është biopsia. Gjatë kolonoskopisë, doktori juaj heq polipet dhe merr shembuj indesh nga cdo pjesë e zorrës së trashë që duket e dyshimtë. Ekspertët studiojnë indet poshtë një mikroskopi për të para nëse është apo jo kanceroze.
-Fazat e kancerit kolorektal
Masa e tumorit  nuk përbën gjithmonë diferencën. Fazat e ndihmojnë doktorin për të vendosur se cfarë trajtimi ju duhet.
Faza 0: Kanceri gjendet në vijën rreshtuese të zorrës së trashë dhe rektumit.
Faza 1: Sëmundja është rritur në shtresën e muskujve të zorrës së trashë ose rektumit.
Faza 2: Kanceri është rritur në pjesën më të madhe të zorrës së trashë dhe rektumit.
Faza 3: Eshtë përhapur në shumë pjesë të zonës.
Faza 4: Eshtë përhapur në shumë pjesë të trupit si mëlcia, mushkëritë dhe kockat.
-Shanset për mbijetesë
Pjesa e shërimit tuaj varet nga faza në të cilën gjendet kanceri. Ju mund të keni dëgjuar doktorin tuaj të flasë për “shanset 5-vjecare”. Kjo tregon përqindjen e njerëzve që jetojnë 5 vite ose më shumë pasi janë diagnostikuar. Faza e e parë ka një përqindje mbijetese 5-vjecare prej 87-92%.  Por mbani mend këto nuk parashikojnë ato që mund t’i ndodhin cdokujt.
-A mund të ndihmojë kirurgjia?
Kirurgjia ka ritme shumë të larta të fazave të hershme të kancerit kolorektal. Doktorët heqin tumorin dhe indet që e rrethojnë. Nëse janë të mëdhenj, doktori juaj mund të ketë nevojë të heqë pjesën e tërë të zorrës së trashë ose rektumit. Nëse sëmundja prek mëlcinë, mushkëritë apo organe të tjera, kirurgjia me shumë mudësi nuk mund t’ju kurojë. Por mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.
-Të luftoni fazën e avancuar të kancerit
Kanceri kolorektal ndonjëherë mund të kurohet edhe nëse është në fazën e tretë. Trajtimi zakonisht përfshin kirurgjinë dhe kimioterapinë. Terapia e rrezatimit është një opsion tjetër në disa raste. Nëse sëmundja përhapet në organe të tjera, do të jetë më e vështirë për t’u kuruar. Por rrezatimi dhe kimioterapia mund të lehtësojnë simptomat tuaja dhe t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.
-Pse kimioterapia ju bën të ndiheni keq?
Në fakt, mjekimet më të reja të kimioterapisë kanë më pak gjasa që t’ju bëjnë të ndiheni keq. Janë disa mjekime që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni përzierjet.
-Radiofrekuenca
Ky trajtim përdor një nxehtësi intense për të djegur tumoret. E ndjekur nga një skaner CT, doktori vendos gjilpëra si një pajisje në tumor dhe në zonën rrethuese. Procedura shkatërron disa tumore që nuk mund të hiqen me anë të kirurgjisë, si në mëlci.
-Parandaloni kancerin kolokteral me zakone të shëndetshme ushqimore
Ju mund të ndërmerrni disa hapa për të ulur shanset për t’u prekur nga sëmundja. Konsumoni një dietë të pasur me lëndë ushqyese, bëni mjaftueshëm ushtrime dhe kontrolloni yndyrën e trupit. Këto zakone ushqimore parandalojnë 45% të kancerit kolorektal. “The American Cancer Society “ rekomandon një dietë të mbushur me fruta dhe perime, dhe me drithëra të plota në vend të atyre të rafinuara. Kjo do të bëjë që të keni një peshë të shëndetshme.
Parandaloni kancerin me ushtrime fizike
Njerëzit që qëndrojnë aktivë kanë një bonus në luftimin e kancerit kolorektal. Në një studim, në shumë njerëz aktivë, ata “kishin 24% më pak shanse për t’u prekur nga sëmundja. “The American Cancer Society “ rekomandon të ushtroheni 150 minuta në javë me ushtrime të moderuara si ecja e shpejtë ose 75 minuta në javë, me ushtrime si joga. Përpiquni të shpërndani aktivitetin tuaj përgjatë javës.

Ushqimet më të mira dhe më të këqija për kancerin kolorektal
Kanceri kolorektal mund të prekë si meshkujt ashtu dhe femrat. Zgjedhjet e duhura ushqimore ndihmojnë në uljen e shanseve për t’u prekur nga ky lloj kanceri. Disa studime thonë që njerëzit që hanë si duhet, bëjnë ushtrime, qëndrojnë në një peshë të shëndetshme, konsumojnë sasi të limituara alkooli, reduktojnë shanset për t’u prekur nga sëmundja me 1/3.
-Konsumoni bulmet
Shumë studime janë dakort që produktet e bulmetit të pasura me kalcium ju japin më shumë shanse për të mos pasur adenoma apo kancer kolorektal. Suplementet e kalciumit gjithashtu mund të ndihmojnë. Flisni me doktorin tuaj cilat mund të jenë të duhurat për ju. Vitamina D ( e cila shtohet në qumësht) gjithashtu mund t’ju mbrojnë kundrejt këtij kanceri, por më shumë kërkime nevojiten.
-Konsumoni drithëra të plota
Këto janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe burime të mira të magnezit dhe fibra. Synoni për 90 gr drithëra të plota përgjatë ditës-tërshëra dhe orizi kaf janë opsione të mira.
-Konsumoni fasule
Këto dhe të tjera (si fasule, bizele dhe thjerrëzat për shembull ) janë të paketuara me fibra, proteina dhe vitamina B dhe E. Ato gjithashtu kanë përbërje të quajtur flavonoide, të cilat mund të parandalojnë që tumorët të rriten, si dhe antioksidantë të caktuar që mund t’ju mbrojnë nga kanceri i zorrës së trashë. Përpiquni t’i përdorni në gatime të ndryshme.
-Konsumoni perime dhe fruta
Këto kanë substanca natyrale (fito-kimië) që mund të bllokojnë rritjen e kancerit ose të luftojnë inflamacionin. Studimet që lidhin frutat e perimet për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë jan pak të përziera, por organizatat i rekomandojnë ato si pjesë të një diete të shëndetshme.Opsionet më të mira janë brokoli, lakra, frutat e pasura me vitaminë C si portokallet.
-Konsumoni peshk
Salmoni është i pasur në acide yndyrore omega-3, të cilët janë të shkëlqyer për shëndetin e zemrës dhe mund të ngadalësojnë rritjen e qelizave kanceroze. Por nëse peshku ju ndihmon, akoma nuk është e qartë. Por disa kërkime treguan që njerëzit që hanin peshk në vend të mishit të kuq, kishin më pak gjasa të prekeshin nga kanceri rektal.  Por limitoni tunën dhe disa lloje të tjera pasi mund të përmbajnë mërkur apo ndotës të tjerë.
-Limitoni mishin e kuq
Shkencëtarët thonë që nëse përfshini rregullisht mishin e kuq në dietën tuaj si mishi i lopës, i derrit tj mund të shtojë më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri kolorektal,  por nuk janë të sigurt pse. Mund të jetë për shkak t mishit ose për shkak të substancave që ndodhin kur mishi gatuhet në temperatura të larta. Synoni për gati 540 gr në javë.
-Limitoni mishrat e përpunuar
Këto mishra ose janë me hormone, ose me kripë ose me kimikatë të shtuar. Mendoni për hot dog-et, proshuta, ose mishra të paketuar. Të hani këto lloje mishrash shpesh mund të rrisin shanset tuaja për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë ose i stomakut.
-Limitoni alkoolin
Një pije nuk ndikon dhe aq shumë. Por pija e moderuar deri në pijen e rëndë (2-3 gota në ditë), mund të rrisë shanset me 20% për t’u prekur ndërsa konsumi i tepërt i pijes mund t’i rrisë shanset me 40%. Nëse pini më shumë se 3 pije në ditë, flisni me doktorin tuaj.
-Mundësi të tjera
Këto ushqime ka mundësi që mund të luajnë një rol në shkaktimin ose parandalimin e kancerit kolorektal :kafeja, caji, pijet me kafeinë, ushqimet me sheqer, patatet dhe hudhra, e shumë të tjera. Studiuesit vazhdojnë të studiojnë lidhjen ndërmjet dietës dhe kancerit kolorektal, por kjo fushë ka nevojë akoma për më shumë studime.

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!