Ekstrakti i kafesë jeshile është një nga më të njohurit përsa i përket suplementëve të humbjes së peshës në botë. Eshtë forma e papjekur e kafesë që përmban sasi të larta të acidit klorogjenik.
Studimet kanë treguar që acidi klorogjenik parandalon akumulimin e yndyrës viskeroze, ka veti mbrojtëse anti-inflamatore dhe kardiovaskulare dhe rrit ndjeshmërinë e insulinës. Për më tepër, ekstrakti i kafesë jeshile ka një përmbajtje më të ulët kafeine krahasuar me kafenë. Por pretendimet për humbjen e peshës nga ekstrakti i kafesë jeshile kundërshtohen shpesh. Dhe cdo supplement apo ushqim mund të rrisë kuriozitetin dhe shqetësimin e atyre që duan të përdorin për humbje peshe.
Lexoni më poshtë për të parë nëse mund të konsumohet apo jo:
=Cfarë është ekstrakti i kafesë jeshile?
Kokrrat e kafesë së papjekur janë kokrrat jeshile të kafes. Këto kokrra janë të zhytura dhe të përqendruara për të krijuar ekstraktin. Në anën tjetër, kafeja që ju pini në përgjithësi është e pjekur dhe e përpunuar, arsyeja pse ka ngjyrë kafe të errët dhe një aromë ndryshe. Ekstrakti i kafesë jeshile gjithashtu shijon më ndryshe se kafeja. Kjo është arsyeja pse nuk është shumë e pëlqyer nga njerëzit që konsumojnë kafenë. Megjithatë mund të ndikojë në humbjen e peshës. Apo është thjesht një mit?
=Si ndikon në humbjen në peshë?
Kokrrat e kafesë janë një burim i shkëlqyer i “phytochemicals”-kafeinës dhe acidit klorogjenik. Acidi klorogjenik është një nga ato që ndikojnë në humbjen e peshës. Megjithatë pjekja e kafesë mund të shkatërrojë acidin klorogjenik, ja arsyeja pse ekstrakti i kafesë jeshile është i përshtatshëm për ata që duan të humbin peshë. Studiuesit kanë zbuluar që acidi klorogjenik mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës duke rregulluar gjenet përgjegjëse për shfaqjen e inflamacionit që con dhe në shtim në peshë dhe adipogjenezën e ndërmjetësuar nga galanina.
Acidi klorogjenik mund të parandalojë absorbimin e yndyrës dhe të rrisë metabolizmin e yndyrës në mëlçi, duke ndihmuar në humbjen e peshës. Ekstrakti i kafesë jeshile mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak dhe të mbajë të kontrolluar nivelet e insulinës. Duke përmirësuar metabolizmin e yndyrës, acidi klorogjenik gjithashtu normalizon hormonet e lidhura me obezitetin. Acidi klorogjenik gjithashtu mendohet se ul trigliceridet e plazmës dhe nivelin e kolesterolit te minjtë. Në fund, acidi klorogjenik gjithashtu ndikon në humbjen e peshës duke reduktuar absorbimin e sheqerit. Kështu mesa pamë nga studimet e përmendura më sipër, ekstrakti i kafesë jeshile mund të jetë një agjent potencial i humbjes në peshë. Kafeja jeshile marketohet në forma të ndryshme.
=Cila formë është më e mira për humbjen në peshë:
-Kafeja jeshile e tretshme
E thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur, mund të shijoni një filxhan kafeje jeshile thjesht duke shtuar ujë në një lugë caji pluhur kafeje jeshile. Janë 3 lloje të kafesë jeshile të tretshme që shiten/marketohen-pluhur, e ngrirë e tharë dhe e grimcuar. Kafeja pluhur prodhohet duke shtypur kokrrat e kafesë jeshile në ujë të nxehtë nën presion. Më pas ato të thara-të ngrira janë cilësia më e mirë. Prodhohen duke ngrirë infuzione të forta kafeje dhe duke i vakumuar për të dehidratuar kristalet e kafesë. Kafeja e grimcuar është krijuar duke akumuluar pluhurin e kafesë dhe duke përdorur avull . Edhe pse përgatitet menjëherë ka përmbajtje më të lartë kafeine. Kështu që ekstrakti i kafesë jeshile mund të jetë një alternativë mjaft e mirë për kafenë e tretshme.
-Ekstrakti i kafesë jeshile
Ekstrakti i kafesë jeshile ka sasi më të lartë të acidit klorogjenik dhe ka më shumë nutrientë. Shitet në formën e tabletave dhe në formën pluhur. Kokrrat e fasules jeshile përpunohen për të nxjerrë sa më shumë acid klorogjenik. Megjithatë duhet të konsultoheni me doktorin përpara se t’i blini.
=Si mund ta përdorni për humbje peshe?
1. Kafeja jeshile
Për të përgatitur kafe jeshile, duhet të blini një pako kokrrash kafeje jeshile në supermarket. Shtypini/Bluajeni kafenë jeshile. Mund ta konsumoni por pa përdorur sheqer apo ëmbëlsues artificial. Nëse mërziteni duke e konsumuar, shtoni përbërës të tjerë për humbjen e peshës për humbur peshë në mënyrë të shpejtë.
2. Kafe jeshile me gjethe menteje
Shtoni gjethe mente në filxhanin tuaj me kafe jeshile. Lëreni për 5 minuta dhe më pas pijeni. Menteja ka veti që sjell humbje peshe dhe largim të toksinave nga trupi.
3. Kafe jeshile me kanellë
Shtoni 1 inc shkop kanelle në një kupë me ujë. Lëreni gjatë gjithë natës. Përdoreni këtë ujë për të përgatitur kafenë mëngjesin tjetër. Kanella ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, redukton kolesterolin LDL dhe ka veti anti-inflamatore.
4. Kafe jeshile me xhinxher
Kur të konsumoni kafenë jeshile, shtoni 1 lugë caji xhinxher të copëtuar në të. Mos e filtroni menjëherë. Lerëni për 5 minuta, filtrojeni dhe më pas pijeni. Xhinxheri përmban xhinxherol që ka efekt termik në trup si dhe ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë së insulinës.
5. Kafeja jeshile me shafran
Megjithëse ky kombinim mund t’ju duket paksa i vjetër, funksionon më së miri. Shtoni ½ e lugës së cajit me shafran të copëtuar në kafenë tuaj dhe lëreni për 3 minuta. Shafrani ndihmon në humbjen e peshës duke rritur metabolizmin e yndyrës, duke rritur ndjeshmërinë e insulinës dhe duke reduktuar inflamacionin.
Kur është koha më e mirë për ta pirë për humbje peshe?
-Në mëngjes, para ose pas një stërvitjeje.
-Në drekë, përpara drekës.
-Në darkë, me një snack të shëndetshëm.
In the morning, before or after a ëorkout.
=Doza e kafesë jeshile
Doza e rekomanduar e acidit klorogjenik për humbje peshe është rreth 200-400 mg/në ditë.
=Sa filxhanë duhet të pini për humbje peshe?
Cdo gjë me tepri mund të jetë e rrezikshme. Limitoni sasinë me të paktën 3 filxhanë në ditë. Duke pirë kafe jeshile me tepri nuk do t’ju japë rezultate më të shpejta.
-Këshillë-Shmangni konsumimin e kafesë jeshile menjëherë pas një vakti.
A është i sigurtë konsumimi i kafesë jeshile?
Produktet e kafesë jeshile të marketuara nga shumë kompani mund të përmbajnë acid klorogjenik dhe kafeinë në përqëndrime të ndryshhme. Për më tepër meqënëse suplementet nuk duhet të jenë konsistente në aspektin e përbërjes, kafeja jeshile e cilësisë së ulët mund të shitet në emer të cilësisë së lartë. Në fund kafeina e kafesë jeshile me cilësi të ulët mund të reagojë me mjekime apo suplemente të tjera që po përdorni. Kështu që përpara se të konsumoni kafe jeshile, bëni një kërkim dhe flisni me doktorin cila është më e rekomandueshme.
Benefitet e konsumimit të kafesë jeshile:
-Ndikon në metabolizëm duke ndihmuar në djegien e yndyrës.
-Përmirëson qarkullimin e gjakut.
-Ndihmon në detoksifikimin e mëlcisë.
-Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak.
-Konsumimi i kafesë jeshile ndihmon që të ndiheni më të ngopur për një kohë të gjatë.
-Ndihmon në përmirësimin e aktivitetit të trurit dhe ju mban aktivë përgjatë ditës.
Efektet anësore:
-Përzierje
-Dhimbje koke
-Insomia
-Tretje jo e mirë
-Ankth
-Depresion
-Rritje e rrahjeve të zemrës
-Lodhje
-Humbje e kalciumit dhe magnezit
-Mund të ndërhyjë me anti-depresantë, diabet dhe mjekime për presionin e gjakut.
=Kafeja jeshile për humbje peshe, fakt apo false?
Edhe pse disa punë kërkimore kanë provuar që ekstrakti i kafesë jeshile mund të ndihmojë në humbjen e peshës, “Federal Trade Commission, the U.S Senate Subcommittee on Science, and Transportation Committee” nuk është dakort. Ata argumentuan që numri i pjesëmarrësve ishte shumë i vogël dhe eksperimenti nuk ishte i mirë-dizenjuar. Edhe pse ekstrakti i kafesë jeshile tregon disa shenja të humbjes së peshë, nuk mund të quhet si supplement për humbje peshe. Në këtë mënyrë prodhuesit po keq-informojnë konsumatorët. Në fakt kur Dr. Oz foli për këtë supplement të humbjes së peshës sensacional në shfaqjen e tij në 2012, ai u kritikua dhe i ftuari në shfaqjen e tij, Lindsey Duncan, u gjobit me 9 milionë$ për keq-informim të shikuesve për një informacion të dyshimtë dhe që nuk kishte mbështetje të mjaftueshme shkencore.
Si përfundim, humbja e peshës është e vështirë por jo e pamundur. Nëse doni të humbni peshë duhet të hani rregullisht dhe të ushtroheni rregullisht. Dhe nëse doktori jua rekomandon, mund të përdorni suplemente të humbjes së peshës si ekstrakti i kafesë jeshile. Por mbani mend, përdorimi vetëm i ekstraktit të kafesë jeshile nuk do të sjellë ndonjë rezultat.