E gjejmë në raftet e supermerkateve kafen xhensen në versionin për moka,në bustina ose në kapsula. Gjithashtu është i pranishëm edhe në bar. Kafeja ka shije të ëmbël dhe është e ngjashme me kafen e përzier me qumësht. Përdoret kryesisht për fuqitë e saj energjizuese dhe stimuluese,por gjithashtu edhe për aromën e saj që shpesh vlerësohet si më e ëmbël se ajo e kafesë klasike.
Kombinimi i kafesë me rrënjët e xhensenit ofron tre përparësi:
●ENERGJIA: Dy përbërësit aktiv të kafes me xhensen kanë fuqi energjike dhe stimuluese për trupin. Është shumë efikase për të rritur rezistencën fizike dhe për të qen më aktiv mendërisht kur studiojmë ose në punë.
●NXIT PËRQËNDRIMIN DHE KUJTESËN: Pirja e kafesë me xhensen favorizon përqëndrim të madh,qartësi dhe reaktivitet. Kjo për shkak të veprimit tonik dhe stimulues të substancave që kjo pije përmban.
●KA MË PAK KAFEINË: Ky lloji kafes është shumë i mirë për ata që dëshirojne të konsumojnë më pak kafeinë pasi përmban një përqindje shumë te vogël kafeine, në krahasim me kafen klasike.
DISA EFEKTE TË TJERA POZITIVE JANË EDHE KËTO:
●QARKULLIMI GJAKUT: Ka një efekt të caktuar pozitiv në qarkullimin e gjakut , falë përbërësve qe ajo përmban.
●SISTEMI IMUNITAR: Kombinimi kafes me xhensen është i dobishëm për të stimuluar mbrojtjen e trupit tonë.
●AFRODIZIAKE: Xhensen-i ka një fuqi afrodiziake.Është e mundur që duke e
konsumuar rregullisht,mund të përmirësoj dhe jetën tuaj seksuale.
Ekzitojnë versione të ndryshme te kafesë xhensen. Elementët bazë janë:
•Kafe
•Sheqer
•Xhensen
Shpesh në kafe shtohen këto:
•Krem qumështi
•Krem vegjetal
•Digliceridet e acideve yndyrore
•Aroma
•Ngjyrues
CILIN DUHET TË ZGJEDH?
Nëse doni ta provoni kafen me xhensen ,ju këshilloj që të shmangni ato të ofruara në lokal pasi siç kemi thën në të shumtën e rasteve shtohen substanca që nuk janë të shëndetshme,dhe të pasura me sheqer. Zgjidhni variantin që përdoret për moka,dhe aty ka sheqer por është një përqindje më e ulët se sa variantet e tjera.
KUNDËRINDIKACIONET
Kafja me xhensen ka kundërindikacione dhe efekte anësore njësoj si kafja klasike. Përmban substanca nervore,që nëse konsumohet në ekzagjerim shkakton: nervozizëm,pagjumësi takikardi, dhimbje koke ose të bejnë të kesh probleme me varësinë nga kafja.
Ekstrakti i xhensen-it nuk mund të jetë i pranueshëm ose i tolerueshëm nga të gjithë. Në disa raste substanca mund të jetë tepër stimuluese dhe për këtë arsye të krijojë efekte anësore tek sistemi nervor.
Pa harruar për të përmendur dhe efektet e dëmshme të kafes me xhensen: prodhon insulinë pafund dhe ekspozon ndaj një rreziku të madh të obezitetit dhe diabetit,është problematike,armiku i madh i depresionit,etj. Dhe nuk rekomandohet pirja nëse merrni lloje të caktuara ilaçesh (gjithmonë pyesni mjekun për këshilla) ,kur jeni gjatë shtatëzanisë ose në periudhën e ushqyerjes me gji ,sidomos nëse konsumohet çdo ditë.