Joga dhe të mirat e saj në shendet!

Joga dhe të mirat e saj në shendet!

Teknikat klasike të jogës datojnë rreth para 5000 vitesh. Në kohët e lashta, dëshira për liri personale, jetë e gjatë dhe plotë shënet si dhe vetëkuptimi i vetes i dhanë lindje këtij sistemi  që ka në thelb ushtrimet mendore dhe fizike. Fjala “Joga” do të thotë bashkim i trupit dhe mendjes në një eksperiencë harmonizuese.

I gjithë sistemi i jogës është i ndërtuar në tre struktura kryesore: ushtrimet, frymëmarrja dhe meditimi. Ushtrimet e jogës janë të dizenjuara për të stërvitur sistemet trupore, si dhe duke ndikuar në shëndetin e njeriut. Trupi shihet si instrumenti primar. Teknikat e frymëmarrjes janë të bazuara në konceptin  që frymëmarrja është burimi i jetës në trup.

Një student i jogës me lehtësi rrit kontrollin e frymëmarrjes për të përmirësuar shëndetin dhe frymëmarrjen dhe më pas të përgatisë trupin dhe mendjen për meditim, ndërkohë që student gjen një tjetër qasje të lehtë ndaj një mendjeje të qetë që lejon qetësinë dhe shërimin nga stresi i përditshëm. Praktikat e rregullta çdo ditë të tre aspekteve të kësaj strukture Joga prodhojnë një mendje të qartë dhe një trup të fortë.

 

 

 

Disa nga praktikat më të njohura të jogës janë:

-Hatha Yoga: Lëvizje fizike dhe postura plus teknika frymëmarrjeje. Kjo është ajo që i lidh shumë njerëzit me praktikën e jogës. Kjo degë praktike është e treta nga 8 që ka joga. Postura ka një qëllim të dyfishtë. Qëllimi primar i jogës është zhvillimi shpirtëror nëpërmjet lidhjes së mendjes dhe trupit. Qëllimi dytësor është shëndeti fizik. Posturat që praktikohen si duhet siguron shëndet fizik dhe shpirtëror në të gjitha zonat.

Raja Joga: Quhet “rruga mbretërore” përshkak se inkoorporon ushtrimet dhe praktikën e frymëmarrjes me meditim duke siguruar paqe individuale.

-Bhakti Joga: Përqëndrimi në një pikë të vetme. Pikësynimi është dashuria për veten.

-Karma Yoga: Të gjitha lëvizjet dhe çdo gjë bëhet me mendjen e përqëndruar. Në Bhakti Yoga, personi është i përqëndruar në Zot. Ndërkohë që Bhakti fokusohet në emocion dhe dashuri, Karma fokusohet në lëvizje.

-Tantra Yoga: Një mënyrë për të treguar ndërgjegjen në formën e fjalëve specifike, diagramave dhe lëvizjeve.

-Kashmir Shaivism: Çdo gjë në këtë univers, sipas një teorie, ka anën e femrave dhe të meshkujve. Megjithëse është e pamundur t’i përshkruajmë specifikisht, cilësitë e meshkujve lidhe me ndërgjegjen, mendjen, energjinë dhe potencialitetin. Ndërkohë që femrat lidhen me manifestimin, lëvizjen dhe formën. Kashmir Shaivism i njeh femrat dhe meshkujt si të barabartë. Janë të paandarë dhe nuk mund të ndahen. Ndryshe nga filozofitë e tjera, Kashmir Shaivism bazohet në emocione sesa në intelekt.

 

Benefitet terapeutike të jogës

Një praktikë e rregullt joge ka një efekt të thellë në sistemet psikologjike të vetë njeriut. Joga është mjaft e njohur për efektet shëndetësore terapeutike, përgjatë komunitetit shkencor perëndimor .
Ndërkohë që disa benefite shëndetësore të jogës janë dokumentuar, shumë prej ketyre benefiteve të tjera nuk janë akoma të qarta. Shumë kirurgë, dermatologë dhe praktikues të mjekësisë së brendshme po rekomandojnë jogën për një sërë simptomash dhe gjendjesh shëndetësore.

 

Benefitet fizike:

-Forca: Postura e jogës në çdo pjesë të trupit.
-Fokusim: Praktika e rregullt rrit kapacitetin për të kryer punë të ndryshme.
-Fleksibilitet: Nëpërmjet nxemjes korrekte arrihet fleksibiletet.
-Postura: Pasi toni dhe fleksibiliteti balancohen, një posturë e drejtë arrihet.
-Rritja e energjisë: Funksionimi i përmirësuar i gjëndrave dhe relaksimi i thellë na ndihmon tejmase.
-Shëndeti: Një gjendje e mirë arrihet kur trupi dhe mendja janë të balancuara.

Benefitet mendore:

-Përqëndrimi: Përmirësimi i aftësisë për t’u përqëndruar në problemet e përditshme.
-Stabiliteti emocional: Më shumë sjellje e balancuar
-Paqe: Paqe e brendshme dhe harmoni

 

 

Benefite shpirtërore:

-Njohuri-rrit potencialin e njohurive
-Liri-i jep shpirtit një ndjenjë lirie
-Integrimi-Ndihmon mendjen, trupin, shpirtin

Joga ndihmon trupin dhe mendjen që të përballojë ndryshimet e jetës, ndryshimet sezonale, nivelet e stresit, ndryshimet hormonale etj. Joga për shtatzaninë, gjatë menstruacioneve dhe gjatë menopauzës kërkon qasje të ndryshme. Gjatë shtatzanisë, posturat që rekomandohen ndryshojnë nga personi në personi, eksperienca e saj me jogën dhe se sa muajshe është shtatzënë. Duhet të konsultoheni me një instructor joge për udhëzime gjatë kësaj periudhe.

error: Nuk lejohet kopjimi!