JENI SHTATEZAN DHE JENI ME GRUP GJAKU ME REZUS NEGATIV?

JENI SHTATEZAN DHE JENI ME GRUP GJAKU ME REZUS NEGATIV?

.LEXONI ME VEMENDJE ARTIKULLIN ME POSHTE

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë rezus pozitiv, por ka edhe një pjesë shumë të madhe me rezus negativ. Ky faktor nuk ndikon absolutisht në gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë përveç një rasti gjatë shtatëzanisë. Në momentin që një femër ka një grup gjaku me rezus negativ dhe partneri i saj ka një grup gjaku me rezus pozitiv atëhere ky kombinim mund të rezultojë me një bebush me rezus pozitiv.
Pavarësisht faktit se sistemet e qarkullimit të gjakut janë të ndara tek nëna dhe tek fëmija, ka momente kur gjaku i bebushit hynë në kontakt me gjakun e nënës. Ky kontakt bën që organizmi i nënës të prodhojë antitrupa kundër rezusit pozitiv të fëmijës, duke e konsideruar fetusin sit ë dëmshëm për mamin.Përsërisim se këto lloj shqetësime dalin vetëm në rastin kur nëna ka një rezus negativ dhe bebushi ka një rezus pozitiv.

Çfarë mund të bëjmë që ta shmangim?

Kjo sëmundje e gjakut mund të shmanget tek shumë femra duke adminsitruar një vaksinë
– RhIg – RH imunoglobulinë – e cila ndihmon nënën me rezus negativ duke i ndaluar kapacitetin për të reaguar tek qelizat e kuqe me rezus pozitiv.
PRA : MBROJTJA APLIKOHET NESE GRUAJA ESHTE Rh NEGATIVE DHE PARTNERI Rh POZITIV DHE BEBI MERR REZUSIN E BABAIT.

1)NESE GRUAJA ESHTE Rh NEGATIVE,VAKSINA DUHET MARRE NESE KA PATUR ABORT SPONTAN APO TE QELLIMSHEM

2) SHTATEZENAT Rh NEGATIVE DUHET TE MARRIN VAKSINEN (RhOGAM) RRETH JAVES SE 28 TE SHTATEZANISE

. Çdo dozë RhIg ka efekt rreth 12 javë kështu që nga java e 28 nëna dhe bebi janë të mbrojtur deri në fund të shtatëzanisë.

Nënës do ti admisnitrohet një dozë tjetër vaksine brenda 72 orë-ve nga lindja në rast se fëmija ka rezus pozitiv.

TREGONI KUJDES,TREGOJANI GJINEKOLOGUT TUAJ DHE PERMENDJANI JU NQS ATA HARROJNE..DEMTIMET NGA TE TILLA RASTE QE NUK JANE VAKSINUAR GJATE SHTATEZANISE SE PARE NUK JANE SHUME TE MEDHAJA OSE ASPAK,POR GJATE SHTATEZANISE SE 2 JANE SHUME TE RENDA.

error: Nuk lejohet kopjimi!